E Premte, 03-09-2010, 09:35am (GMT+1) Home Redaksia RSS Lidhje Harta Kontakt
 
 
::| Kerko:       [Kerkim i Avancuar]  
 
Kategorite  
Editorial
Speciale
Intervista
Komente
Kulturë
Reportazh
Personalitete
Historia
Kinema
Muzikë
Shoqëria
Letërsi
Shqipëria Etnike
Aktualitet
Sporti
Bota
Forum
Njoftime
Njohje
Galeria
Lojra
Chat
Direktoria
Video
Libra
English
 
 
 
Reportazh
 
Beqir Cikaqi: Megjithë vështirësit, shkolla shqipe e Bassanos e përfundoi vitin shkollor
E Shtune, 20-06-2009, 05:25pm (GMT+1)

Paraqitjae nx. te sh.sh.nga Bassano
Paraqitja e nxenesve. te shkolles shqipe nga Bassano

Nga përfundimi  i vititit shkollor në Itali


Megjithë vështirësit, shkolla shqipe e Bassanos e përfundoi vitin shkollor
 
Nga Beqir Cikaqi, Itali

Në Itali, viti shkollor perfundoi javen e kaluar, sipas orarit te paraparë. Kështu edhe shkolla shqipe e MP që vepron në kuadër të shoqatës "Bashkimi Kombëtar" e përfundoi vitin shkollor 2008/09. Në mbyllje të këtijë viti shkollor, në lokalet e shkollësnë  Cartigliano(lokalitet i Bassanos)u organizua një pasëdite festive.Perveq  nxënësvedhe mësuesit të pranishëm ishin prindër, aktivist të shoqatës, bashkëatdhetar, etj.  Kjo pasëdite u karakterizua me nje program artistik te pergaditur nga nxënësit e shkollës,ku i kushtohej, 131 vjetorit të Lidhjes së Prizrenit, 10 vjetorit të çlirimit të Kosovës dhe përfundimit të vitit shkollor, pra tri festave të rëndësishme.Prandaj ishte paraparë ngamësuesi që nxënësit në secilën paraqitje të jen në treshe, ku filloje me treshen e nxënësveAdelina-Albini-Denisi, ndërsa përfundoi me treshen tjetër Qendresa-Erblina-Agnesa.U praqiten edhe Brikena,Qendrimi,Njomëza,Leoniti,Rinori, etj.
  Përveq pjesës artistike të nxënësve, për rëndesin e gjuhes amtare,me të cilën identifikohet edhe kombi para nxënësve, prindërve dhe të pranishmëve të tjerë foli mësuesii shkollës.Ndërsa për rëndësin e dy festave historike kombëtare,Lidhjes Shqiptare të Prizrenit dheÇlirimit të Kosovës foli, historiani nnga Dibra, aktivist i shoqatës,z.Bashkim Bekteshi.Në  fund të programit artistik, nxënësve-vijuesve të shkollës shqipe të mësimit plotësuesiu ndan Çertifikata, si dëshmi që kan ndjekur mësimet më shkollën shqipe të MP për vitinshkollor 2008/09.Çertifikata i ndau kryetari i shoqatës "Bashkimi Kombëtar", së bashku me mësuesin e shkollës.
  Fare në fundë të kësaj pasëdite ishte organizuar një koktej të përbashkët nxënës,mësues, prindër,etj, te gjith të pranishmit.Këtë koktej e kishin pregaditur vet prindërit e nxënësve,ku përveq pijeve freskuese,kishin sjellur edhe specilitete shqiptare, embëlsirave, madje  edhe fli  si specialitet kosovar.
  Kështu përfundoi edhe një vitë shkollor,ndonëse i filluar me vonesë, me gjithë vështirësit, me numer të vogël të nxënësve, ku  punoi vetëm një mësues,etj.Megjithat, nxënësit e kësajë shkolle paten disa paraqitje per festat kombetare para para publikut, si ne Bassano ashtu edhe në Treviso, ku muarren edhe mirenjohjee kupa për sukset e arritura(vendi i tretë në futboll-për festen e Flamurit ne Montebelluna), si dhe mirenjohje e shpërblime për parqitjen e sukseshme në Istrana(TV).
   Për vitin e ardhshëm mbetet shumë punë për tu organizuar.Në vitin e ardhshëm shkollor do të kërkohet një ndihmë edhe nga organet kompetente të  dy shteteve shqiptare (Shqipërisë dhe Kosovës) qe në një formë të ndihmohet, të rritet numri i nxenësve, e mos të ndodh që edhe  të mbyllet, sikur i u ndodhi  dy shkollave tjera në rajonin e Venetos. Të shpresojmë!
Ndarja e çertifikatave nënësve, nga kryetari i shoqatëdhe mësuesi
Ndarja e çertifikatave nënësve, nga kryetari i shoqatëdhe mësuesi
Nga interesimi i prinderve dhe të pranishmeve
Nga interesimi i prinderve dhe të pranishmeve
Disa nga nxënësit e sh.sh. në Bassano,në përfundim të vitit shkollor
Disa nga nxënësit e sh.sh. në Bassano,në përfundim të vitit shkollor



Vleresuar (Vota: 3 . Average: 2.5/5)   
    Lexo/Shkruaj Komente (2)        Dergoje        Printo




 
::| Speciale
Engjëll Serjani: Udhëtim real dhe historik nëpër luginën e Kardhiqit
Ardian Ramadani: Mbresat nga vizita e bërë mëmëdheut
Arbëria e Vogël e Azem Galicës bërthama e shtetësisë së Kosovës
Kopshtarët kosovar musafirë të atyre polak
Fatos Baxhaku: “Andon Poçi”: Fshati që lindi me urdhër nga lart
Meri Lalaj: Të shkosh në Pogradec...
Lutfi Dervishi: Në Valbonë, pranë Bjeshkëve
Sejdi Berisha: Toka që të mallëngjen dhe ta madhështon historinë...!
Alqiviadh Dede: Kanioni i Ngjipesë
Fatos Baxhaku: Në anë të liqenit magjik
Pëllumb Gorica: Rrugë të vjetra në Sulovë të Poshtme
Luan Xhuli: Zëri i fjalës së zgjedhur

 
Ndrysho
[Krye]