| Zemra Shqiptare | ||||
|
Urim Gjata: Nderohen me mirënjohje personalitete të ndryshme në Tiranë E Hene, 01-12-2008, 06:41pm (GMT)
Nga Urim GJATA Të dielën në mbrëmje në Pallatin e Kongreseve në Tiranë mbajtën Festivali i tretë Ndërkombëtar i Forumit Imazh dhe Media ku u nderuan me Çmime dhe Mirënjohje shumë figura të shquara nga jeta politike dhe kulturore nga mbarë trevat shqiptare. Organizatorët të drejtuar nga kryetari i Forumit prof.dr. Astrit Memia ishin kujdesur që në këtë aktivitet të kishte përfaqësues nga Mali i Zi, Kosova, Maqedonia, Çamëria, Presheva. Të pranishëm ishin edhe deputet dhe ministra si Zv/Ministër i Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta znj. Marjeta Zaçe (Pronjari), Prefektja e Korçës Elfrida Zefi, Ministri pa portofol i Malit të Zi z. Ferhat Dinosha, akademiku Esat Stavileci, deputeti i PDSH Daut Rexhepi LEKA, përfaqësuesja e partisë DR znj.Flora Latifi (Maloku), kryetari i Lidhjes së Shoqatave Shqiptare në Greqi z.Rudi Mezini, Kryetari i Forumit Ndërkombëtar për të Drejatat dhe Liritë e Njeriut dega Maqedoni z.Idriz Sinani etj. Në tingujt e muzikës dhe këngës shqiptare të kënduar nga këngëtarët e njohur Eranda Libohova, Elbasan Munishi, Endri dhe Stefi Prifti, Eneida Tarifaj, Lirio Nushi, grupi i valleve nga Rugova, Gjakova, Zef Beka, Edi Furra, humoristët Behar Mera etj. Më tej aktiviteti vazhdoji me ndarjen e çmimeve për IMAZHIN më të mirë të politikanit të vitit, humanist, për filmin dokumentar më të mirë etj. Për imazhin e politikanit më të mirë dhe vizionar u nderuar me çmim të artë politikani i madh z.Arbër Xhaferi i cili në mungesë të tij për arsye shëndetësore çmimin e tërhoqi përfaqësuesi i PDSH deputeti Daut Rexhep LEKA. Për Imazhin në ndihmë të fëmijëve u nderuar me çmim ari znj. Liri Berisha, për filmin dokumentar në kujdesie të Ekologjisë fitoji filmi dokumentar i bërë nga shoqata Ekologjike EKO-NATYRA me kryetar Nexhbedin Haliti me qendër në Shipkovicë etj. Kryetari i Forumit Imazh & Media Dr. Astrit Memia përshëndeti të ftuarit dhe personalitetet që u nderuan me çmime duke u angazhuar që do të vazhdojë punën për rritjen e imazhit të Shqipërisë në botë, për shtrirjen e Forumit Imazh & Media edhe me gjerë në trojet shqiptare si dhe jashtë tyre në Itali, Greqi, Francë, Belgjikë, Angli dhe Amerikë. Forumi Imazh & Media ka për qëllim evidentimin e individualiteteve, personaliteteve dhe figurave publike Shqiptare të cilat kanë rritur dhe rrisin imazhin e Shqipërisë në botë. Në fund aktiviteti u mbyll me këngën e njohur PËR TY FLAMUR të kënduar nga këngëtari tetovar Elbasan Munishi i cili me zërin e tij elektrizoji spektatorët e shumtë që kishin mbushur sallën e madhe në Pallatin e Kongreseve në kryeqytetin e Shqipërisë.
“Për kontributin e dhënë si politikan dhe opinionisbërës për çështjen kombëtare dhe në të mirë të paqes dhe sigurisë rajonale. Për lartësimin e imazhit shqiptar në botë, si dhe për kontributin në ndihmë të emigrantëve shqiptarë në Greqi.” Vitin e kaluar Lidhja e Shoqatave Shqiptare në Greqi me Mirënjohje ka nderuar znj.Liri Berisha dhe Urim Gjatën. |
||||
| Powered by SoSo News Express Pro 2.2.0 Copyright © 2005-2008 by SoSoVN.com. All rights reserved. |
||||