E premte, 21-11-2008, 02:08pm (GMT) Zemra STAFI RSS Lidhje Harta Kontakt
 
 
::| Kerkoni:       [Kerkim i Avancuar]  
 
Kategorite  
Editorial
Intervista
Komente Analiza
Personazh
Revista Zemra
Elita Kombëtare
Historia
Reportazh
Letërsi
Shqipëria Etnike
Debat
Letrat e lexuesve
Shqipëria
Forum
Kinema
Njohje
Muzikë
Art Kulturë
Shoqëria
Argëtim
Sporti
Galeria
Lojra
Chat
Direktoria
Bota
English
Njoftime
Speciale
::| Email Lajmerues
Emri:
Email:
 
 
 
Reportazh
 
Pal Sokoli: Kultura shqiptare në Mülheim A.D. Ruhr-Gjermani
E premte, 05-09-2008, 06:59pm (GMT)

KULTURA SHQIPTARE  NË MÜLHEIM A.D. RUHR-GJERMANI

Nga Pal Sokoli

Në kuadër të kremtimit të 200 vjetorit te qytetit të Mülheimit,në Rathaus Platz u mbajt manifestim i madh kulturorë,  ne ç´rast manifestuan shumë pjesëtar të kombeve të ndryshme qe jetojnë në këtë qytet dhe në rajonin e Ruhrit,  siç  e quajnë këtu në Gjermani. Për te prezantuar kulturën shqiptare në këtë manifestim u mobilizuan dashamirët e kulturës shqipe dhe krijuesit e këtij rajoni,ALSU,Unioni i studentëve shqiptar i a.d.Ruhrit, grupi i këngës dhe i valleve ”Kosova” nga Esseni, Lidhjes se shkrimtarëve, artistëve dhe krijuesve shqiptar në Gjermani(LSHAKSH) si dhe rapsodi Sami Kosova prezantuan nen valëvitjen e flamurit kombëtarë dhe kosovarë si dhe veshjeve kombëtare ne bynë të  ngritur nergut për manifestime kulturore zbukuruan sheshin e Rathaus Platz-it në Mülheim. Vallja e shotës e luajtur nga studente dhe valltarë dhe e udhëhequr nga shkrimtari dhe aktori si dhe udhëheqësi artistik i LSHAKSH-në Gjermani Liman Zogaj hijeshuan podiumin dhe atë pjesë të këtij qyteti i cili merrte frymë shqip atë ditë.   Këndi shqiptar ishte i mbushur me specialitete nga kuzhina shqiptare, me libra të krijuesve tanë, me flamuj dhe më dresa të ndryshme me imazhe nga kultura jonë. Rapsodi Sami Kosova me tingujt e çiftelisë dhe rapsodi shqipe ishin dhe një paraqitje sublime për të pranishmit. Duhet theksuar se studentet shqiptar ishin mjaftë aktivë në komunikim me vizitorët e ndryshëm dhe prezantimin e vlerave kombëtare.
 
Hyre Sutaj, Blerim Haziri, Teutë Foniqi, Besnik Hoxha, Hyrish Mezini, Masar Haziri, Salih Abazi, Demë Mulaj, Ramadan Kransiqi dhe Violetë Berisha ishin ata studentë qe ishin mjaftë aktivë ne këtë manifestim, pastaj përveç vizitorëve të ndryshëm shqiptar dhe të tjerë aty prezantuan edhe poetet:
Martin Çuni(kryetar i LSHAKSH-në Gjermani), Shaban Cakolli, Pal Sokoli, Rrustem Geci dhe Liman Zogaj. Nga kjo tribunë të pranishmit i përshëndeti kryetarja e komunës se Mülheimit: z.Dargmar Mühlenfeld,e cila përshkoi historikun e këtij qyteti,dhe bashkëjetesën këtu të afër 100 nacionaliteteve. 
 
Vizitorë të shumtë ishin të interesuar për këtë manifestim të bukur kulturorë e për se pari të prezantuar edhe me flamur të Kosovës. Bashkimi i forcave të ndryshme kulturore shqiptare ne mërgatë është  një domosdoshmëri për prezantim të denjë të kulturës sonë.  


Lexo/Shkruaj Komente (3)        Printo        Dergoje        Top




 
::| Artikujt e Fundit
::| Speciale
Promovimi i librit të autorit Beqir Cikaqi edhe në Itali
Beqir Sina: Simpozium me rastin e “100-vjetorit të Kongresit të Manastirit
Alma Papamihali: Ismail Kadare, në orën letrare gjermane në München
Këze (Kozeta) Zylo: Ne vimë të mësojmë shqip, pasi gjyshërit tanë nuk na kuptojnë dot në gjuhë të huaj
Pierre-Pandeli Simsia: Festivali i 18-të Kombëtar i Diasporës Shqiptare në SH.B.A.
Beqir Cikaqi: Me shqiptarët e Trevisos
Halil Rrustemaj: Tubim përkujtimor në Hamburg për veprimtarin Ali Demi
Xhevat Rexhaj: Banja e Istogut - Jo Banja e Pejës
Kolec Traboini: Shkërmoqja e “mureve të Berlinit” ballkanik
Halil Rrustemaj: Në Panairin e 60-të ndërkombëtar të Librit në Frankfurt...

Ndryshoni Pamjen
[Krye]