E diel, 23-11-2008, 08:24pm (GMT) Zemra STAFI RSS Lidhje Harta Kontakt
 
 
::| Kerkoni:       [Kerkim i Avancuar]  
 
Kategorite  
Editorial
Intervista
Komente Analiza
Personazh
Revista Zemra
Elita Kombëtare
Historia
Reportazh
Letërsi
Shqipëria Etnike
Debat
Letrat e lexuesve
Shqipëria
Forum
Kinema
Njohje
Muzikë
Art Kulturë
Shoqëria
Argëtim
Sporti
Galeria
Lojra
Chat
Direktoria
Bota
English
Njoftime
Speciale
::| Sondazh
Pavarsia e Kosoves, realizoi endrren shekullore. Megjithate lind pyetja: Do te kishit deshire, per shkrirje shqiptaresh ne nje Shtet, apo per ekzistencen e dy Shteteve? Ju lutemi Votoni...
Shtet i vetem Shqiptaresh
Dy Shtete Shqiperi - Kosove
::| Email Lajmerues
Emri:
Email:
 
 
 
Personazh
 
Agim Gashi: Edhe në sport tregohet atdhetaria
E premte, 12-09-2008, 08:58pm (GMT)

Përparim Gashi në vlugun e lojës
PORTRETE SPORTISTËSH SHQIPTARË NË DIASPORË

Edhe në sport tregohet atdhetaria

Shkruan: Agim Gashi

Përparim Gashi nga fshati Okllap i Lypjanit, si shum shqiptar erdhi në Gjermani në vitin 1993. Ky djal thatik e i gjatë atëbotë nuk e dinte se në moshën 21 vjeçare do të bëhej një idol për qytetin e Bajreuth-it, e as që i shkonte mendja se në ndeshjet futbollistike të ligës  OBERBECIRX të Bajernit, stadiumet do të buqisnin me emrin e tij dhe të simpatizuesve të tij.
Kjo u bë realitet dhe sot me të vërtetë Përparimi është i lumtur sepse siç thot edhe vet: „nuk ka më lumturi se në ndeshjet e tilla i tërë një stadium përmend emrin e një shqiptari. Në të vërtetë unë nuk jam akoma si Rraklli, Vokrri, Lala etj. por synoj të bëhem dhe do ta arrij, sepse vullnetin dhe shëndetin i kam të mjaftuar“. Përparimi sot luan për ekipin SPVVG  Bajreuth që është në ligën e Bajernit, dhe atë që nga viti 1996. Ai me krenari mban numrin 11-të, sepse për çdo sezonë 17 deri në 20-të herë tund rrjetën e kundërshtarëve. Për këtë me plot meritë disa vjet radhazi u shpall sulmuesi më i mirë i ligës në fjalë. Përparimi ka lëvizje elastike, driblues i mrekullueshëm por mbi të gjitha dispnon me teknikën fenomenale të gjuajtjes në portën e kundërshtarit. „Mundohem ta kopjoj Fadil Vokrrin”- thot ai, “dhe do të bëhem si Fadili“- buzqesh  me bindje Përparim Gashi. Deri më

Gjithmonë vigjilent se kend e ka mbrapa – Përparim Gashi
tani sulmuesi shqiptar ka pasë oferta të shumta për ta ndërruar ekipin, por këtë nuk e ka bërë meqenëse është mësuar me Bayreuth-in dhe Bayrethasit, ndersa udhëheqja e këtij klubi nuk do të pranonte që të mbesin pa Përparimin. „Jam mësuar me ovacionet e këtij publiku të mrekulluar“- na thotë për  www.zemrashqiptare.net  djaloshi i cili e fitoi dashurinë dhe rrespektin e qytetarëve të kësaj ane. „Unë ndjehem krenar kur dëgjoj emrin tim: Pimi,Pimi! Ose edhe Pimi Albania. Me këto ovacione unë ndjehem si ta mbaja Kosovën në duar dhe atëherë jam më i rrezikshëm, ndërsa rrjeta e kundërshtarit tundet si të ishte një rrjetë marimange”- krenohet çuni sulmues kosovar.
Përparimi rregullisht lexon shqip në faqet e internetit por në “zemrën shqiptare” është më i rregullt. Për këtë faqe  gjithëkombtare ka fjalët më të mira dhe falenderon për kontributin në afirmimin e sportit shqiptar në diasporë. Përshëndet përzemërsisht të gjithë bashkatdhetarët tanë në diasporë dhe kudo që janë, duke i porositur të gjithë të rinjët që të merren me sport e në veqanti me
Shenja e Klubit Futbollistik ku luan shqiptari Përparim Gashi
futbollin.”Sporti është edhe ilaç kundër smundjeve të vartësisë siç janë, alkooli, duhani dhe mjetet narkotike. Futbolli, është si lënda e matematikës. Hap pas hapi, në garë me kohën, i lenë gjurmet e veta që na sjellin knaqësi dhe krenai”- përfundon Përparim Gashi i cili me këtë rast përshëndet stafin e Web-Faqës www.zemrashqiptare.net . U ndamë nga ky djalosh duke i uruar suksese edhe më të mëdha e njëherit duke i dëshiruar të e arrijë atë që është duke e synuar. Me kësi djel krenohet Kosova.


Lexo/Shkruaj Komente (1)        Printo        Dergoje        Top




 
::| Artikujt e Fundit
::| Speciale
Faruk Tasholli: Afaristë shqiptarë në Gjermani - Mitat Ganiu e Fitim Musliu
Mexhid Yvejsi: Në përvjetorin e 80-të – në jetën e vërtetë
Albert Zholi: Filip Ndocaj mbeti profesori i rinisë
Faruk Tasholli: Afaristë shqiptarë në Gjermani - Ferid Jahiu
Xhevat Rexhaj: Rrustem Rugova - Gazetar dhe publicist i madh shqiptar
Kujtim Mateli: Pse e kanë gjymtuar Pashko Vasën, poetin e madh të Rilindjes Kombëtare?
“Si i njohim prej rinisë Liri dhe Sali Berishën”
Faruk Tasholli: Afaristë shqiptarë në Gjermani - Fatmir Krasniqi
Ruzhdi Ushaku, Shënime biografike-bibliografike për autorin
Faruk Tasholli: Afaristë shqiptarë në Gjermani - Ilir e Mentor Krasniqi

Ndryshoni Pamjen
[Krye]