| Zemra Shqiptare | ||||
|
Qazim Rrushaj: U Shkëput Shkëndia e Qiellit Shqyptar: Dr. Ymer Ymeri E merkure, 02-07-2008, 05:35pm (GMT) U Shkëput Shkëndia e Qiellit Shqyptar: Dr. Ymer Ymeri “Në Ditën e 28 Nëndorit, nis karvanin e lirisë me Flamurin Kombëtar që nga fshati i lindjes Çegran, parakaluar nëpër Çajle, nga dy anët e makinës po valëvitnin dy flamuj shqiptar; në të majtë e në të djathtë kalimtar të rastit brohoritnin: Rroftë Flamuri i Skënderit; hyjnë në Gostivar në qytetin e madh shqyptar, duke u drejtuar kah Hanet e Mavrovës; ngul në tavolinë flamurin e rrallë për nder të Festës Kombëtare e rrethuar nga pesë thikat krenare: kush e prek e pretë”!!! Shkruan Qazim Rrushaj Kush është Dr. Ymer Ymeri? Ymeri në vitin shkollor 1957/58 ndjek Shkollën Normale “Liria” në Shkup, duke treguar sukese të shkëlqyeshme. Mbasi kryen Normalen, regjistrohet në Fakultetin e Shkencave Natyrore, dega Biologji; për të flet Shemsedin Rrushaj: “Ymeri ishte njeri me tru elektronik. Një ditë mbasi profesori mbajti ligjëratë dyorëshe; lexonte para studentëve punimin shkencor të rëndomtë; studentëve u parashtroi një pyetje të përgjithëshme: A mund dikush nga ju që globalisht të spjegojë në pika të shkurtëra se çfarë sot kam zhvilluar në këtë ligjëratë. U çua Ymeri: profesori mbante skriptin në dorë; ndërsa Ymeri përsëritëte fjalë për fjale, e pikë për pike ligjëratën e tij – diku më vonë profesori e ndërpreu, dhe me buzëqeshje, tha: “si mund një njeri si Ymeri të më kopjojë punimin, kjo është një dhunti e madhe që ia ka falë Ymerit, pa e përmendur Zotin, por Natyrën. Gati mbeti i harruar ndër burgjet maqedone të Idrizovës. Një familje e tij e mirë dhe atdhetare, Ymerin e dërguan në Prishtinë për të studjuar medicinën. E kreu në afat, shkëlqyeshëm. Nuk e lejuan në vendlindje të ushtrojë as profesionin si mjek; u inkuadrua me punë në Prishtinë deri në vitet 90, ku filloi të merret me lëvizjet politike në Kosovë, dhe më vonë si kryetar i PPD në Maqedoni. |
||||
| Powered by SoSo News Express Pro 2.1.1 Copyright © 2005-2007 by SoSoVN.com. All rights reserved. |
||||