 |
| Albert Shala |
BILAL XHAFERI SHKRIMTAR FATPRERE
Nga Albert Shala
Bilal Xhaferi eshte nje talent i rralle i letrave shqipe...Njeri nder personalitetet letrare per te cilin shtypi shqiptar pas viteve te 90-ta e beri publike vepren e tij eshte shkrimtari Bilal Xhaferi.Ky cam fatprere pat jete perplot perplasje e ballafaqime me realitetin e idhte qe mbreteronte ne Shqiperi.Me origjine nga Cameria toke shqiptare e lare me gjak shqiptar nga greket dhe e okupuar prej tyre jeta e tij i ngjante nje anije mbi te cilen perplaseshin pameshirshem dallgte e detit.Rrethanat familjare ishin tejet trishtuese per Bilalin.8 vjec i vdes nena ndersa dhjete vjece ia pushkatojne babain si antikomunist.Bota e tij kryengritese beri qe ai te mos pajtohet me realitetin dhe te kerkoj shtegdalje nga tirania.
Per nga gjuha poetike dhe permbajtja tragjike poezia e tij ma kujton poetin kosovar Din Mehmetin.Xhaferi diti te shendroi ne art tragjedin came dhe asnje krijim i deritanishem nuk e ka fuqin gjeniale te shkrimatrit Bilal Xhaferi.Poezia xhaferiane poertretizon tragjedin came,kete plage te rende te botes shqiptare.Ai eshte mjeshter i jashtazakonshem i poezis.Ja poezia e tij...
BALADE CAME
Ylberi, si nje pershendetje e perlotur
lamtumire,
u zhduk matane largesive,
mbi kreshtat e flakeve,
neper shi.
Matane largesive u zhduk e perflakur
Cameria
dhe gjitha rruget tona shpien ne veri.
Ulerin era e Mesdheut mbi trojet e
lashta epirote,
mbi te shtrenjtat troje
tona
stergjyshore.
Ne kullotat e braktisura kullosin rrufete.
Ullishtet e pavjelura gjemojne si dallge
neper bregore.
Dhe kudo toka came,
mbuluar nga rete,
renkon e mbytur ne gjak e lot,
e mbetur shkrete,
pa zot.
Na e tregojne drejtimin plumbat,
na e ndricojne rrugen flake, qe gjithe
token kane perpire.
Pas shpinave tona perplas tufani dyert e shkallmuara
te shtepive.
Dhe rruget zgjaten e zgjaten ne veri.
Ne, popull muhaxhir, ecim neper shi...
Lamtumire, Cameri!
 |
| Bilal Xhaferri |
Kjo poezi perplot tension,dinamizem dhe ndertim poetik fascinant shpalos tragjedin came te kryer nga shovenistet greke.
Bilali edhe ne Ameriken nuk gjen qetesi.Atje ia djegin zyren ku ishte vendosur selia e revistes''Krahu i Shqiponjes''.Ne letersine shqipe ky shkrimtar fatprere mbetet nje shkrimtar i vecante,shkrimtar i tragjikes shqiptare-came dhe kjo e ben vepren e tij te nje rendesie te vecante per letersine shqipe.