| Zemra Shqiptare | ||||||||||||||||
|
Me fat Pavaresia o Adem Jashari E merkure, 05-03-2008, 10:34pm (GMT) ME FAT PAVARESIA O ADEM JASHARI (Në dhjetë vjetorin e ringjalljes) Nga Agim Gashi - Zemra Shqiptare
Dihet mirëfilli se familja Jashari nga Prekazi ka hyrë në analet e historisë sonë kombtare. Jasharajt jane krenaria e jone kombëtare. Por është krenari kombëtare kur përmendet emri i familjes së Komandantit Legjendar Adem Jasharit.Gjaku i derdhur i familjes Jasharaj, si dhe i gjithë atyre që dhanë jetën për lirinë e Kosovës, nuk do të harrohet kurrë. Breza të tërë që vijnë pas nesh do të kenë mundësi të mësojnë për heroizmin e thellë dhe luftën heroikeqë bënë Jasharajt për çlirimin definitiv të Kosovës. Sot,të gjithë ata që ranë në alltarin e lirisë kanë hyrë në historinë tonë kombëtare. Jasharajt janë ata që shkrepën pushkën e parë për lirinë e Kosovës. Andaj Jasharajt janë krenaria e shtetit të Kosovës, dhe si të tillë, ata u takojnë të gjithë shqiptarëve kudo që jetojnë ata, pa marre parasysh se cilit subjekt politik i takojnë, e që për synim kanë pavarsinë dhe lirinë definitive të Kosovës. Prandaj, sot në dhjetëvjetorin e rënnies së Komandantit legjendar Adem Jashari, kryevepra dhe idealet e Komandantit Legjendar Adem Jasharit ka hyrë në faqet më të ndritshme të historisë sonë më të re. Populli shqiptar i Kosovës e ka obligim të bëjë çdo gjë për familjen Jasharaj, sepse Jasharajt me veprën e tyre shkuan në pavdekësi. Jasharajt luftuan me plot zemër për çlirimin e Kosovës nga thundrra serbe.Emri i tyre sot dëgjohet kudo. Jasharajt nuk jane vetëm, ata sot pranë i kane të gjithë shqiptarët kudo që gjenden, andaj edhe neve këtu. Jasharaj jane krenaria e kombit tonë. Lufta heroike e Jasharajve tetë vjet më parë bëri kthesa të mëdha në historinë e shqiptarëve të Kosovës. U flijuan 22 antarë të familjes për Kosovën e lirë dhe të pavaruar. Komandant Adem Jashari nuk ka vdekur, ai është gjallë. Eshtë gjallë, sepse i vuri themelet e para një Ushtrie Çlirimtare të Kosovës, ndërsa UÇK-ja së bashku me Adem Jasharin dhe popullin shqiptar janë në të gjitha pjesët e Kosovës. Sot të gjithë shqiptarët e Kosovës përkulen para veprës së Komandantit Legjendar të UÇK-së Adem Jasharit. Qëllimi dhe ideali i vetëm i Komandanti
Dhjetë vjet më parë, nga forca të egra, ishte sulmuar atëbotë për të satën herë shtëpia e Komandantit tonë Legjendar Adem Jasharit. Atëbotë Shaban Jashari, Adem Jashari, Hamëz Jashari i treguan okupatorit serb se shqiptarët e Kosovës do ta mbrojnë pragun e shtëpisë së tyre deri në fund. Dhe ja tash, dhjetë vjet më pas, e tërë Kosova e kujton këtë ditë të lavdishme të epopese së UÇK-së, pasi që Jasharajt qendronin në krye të saj. Jasharajt ishin unikë dhe të vendosur se shpejtë do të vijë dita e çlirimit definitiv të Kosovës. Dhe, ajo sot është e lirë dhe e pavarur. Sot, familja Jashari nuk i ka 22 antarët e saj të familjes që ranë për lirinë e Kosovës, por ka atdhedashurinë dhe krenarinë e saj kombëtare për Kosovën shtet të pavarur, sepse, ata dhane bijt e bijat e tyre më të mirë për këtë ditë e mbi të gjitha për Kosovën e pavarur.Jasharajt sot kanë vend nderi në historinë tonë kombëtare. Emri i tyre sot përmendet në tërë botën. Vepra dhe ideali i Jasharajve sot është udherrëfim për të gjithë ata që e duan Republikën e Kosovën dhe lirinë e saj. Pikrisht dhjetë vjet më parë forcat e okuparorit serb të armatosura deri në dhëmbë e kishin rrethuar shtëpinë e Shaban Jasharit me te vetmin qëllim që ta shfarosnin familjen Jasharaj. Mirëpo djemt e Shabanit: Ademi e Hamza dhe antarët e familjes Jashari nuk e lëshuan dot vatrën e tyre shekullore. Eshtë Adem Jashari që me bijt e bijat më të mira të këtij populli formoi Ushtrine Clirimtare të Kosovës, forcë ushtarake kjo që ia ktheu pushkën okuparorit qindvjeqar serb. Familja Jashari sakrifikoi gjithçka për Kosovën e lirë dhe të pavarur. Kjo familje i dha 22 anëtarë për këtë tokë të shenjtë që tashmë është e lirë dhe mëton nga realizimi i plotë i pavarsisë së Kosovës. Sot familja Jashari është krenari e kombit shqiptar dhe e Republikës së Kosovës. Sot Jasharajt janë emër që dëgjohet e rrespektohet gjithëkund, aty ku flitet e punohet shqip. Prekazi legjendar dhe Kosova e lirë sot mburren me heroizmin e thellë që tregoi familja Jashari në luftën kundër okupatorit serb që gjithmonë ishte e sigurt se një ditë të afërme do të vijë liria e jonë e shumëpritur. Familja Jashari nuk është asnjëherë vetëm. Atë e vizitojnë sot shqiptarët anë e kënd botës. Jasharajt janë kapitull në vete në historinë tonë më të re. Jasharajt rrespsektohen kudo dhe rrespektohen kurdo. Ata janë prap aty, ne Prekaz. Aty ku filloi pushka e pare për lirinë e Kosovës. Aty ku Adem Jashari shkrepi plumbat e parë për pavarsine dhe lirinë e Kosovës. Sot në Prekazin legjendar, në Prekazin e mbuluar me kurora lulesh në dheun e lirë të Kosovës Republikë, Trupi i pa jetë i Komandantit Legjendar Adem Jasharit prehet i qetë së bashku me trupin e pajetë të babait të tij Shabanit, vëllait Hamzës, fëmijve të tij, të shoqës, të kusherinjëve, të mbesave e nipave. Mirpo Jasharajt nuk janë vetëm. Ata kanë për rreth të gjithë shqiptarët e Kosovës. Ata janë gjallë. Pavarësia ua ndriti Nurin. O PRITE ADEM JASHARIN, PRITE Agim Gashi Ooo-hooo-hej-heeeej! Qyqavicës o n`ato male, A e dini ju bij t`krajlicës E-hej, Lind shqiponja me krah prej zajrri Çohen trimat e Prekazit Për liri e për atdhe Se kush ashtë o ai zog shqiptari Kush po i shkel o malet e borës N`hije t`lisit te Kroni i Akullit Kush po i bien o në mal lahutës Oo-hoo-u
© www.zemrashqiptare.net
|
||||||||||||||||
| Powered by SoSo News Express Pro 2.1.1 Copyright © 2005-2007 by SoSoVN.com. All rights reserved. |
||||||||||||||||