| Zemra Shqiptare | ||||
|
Kadri Mani: Demir Krasniqi, Rapsodi i luftëtarëve të lirisë E merkure, 21-05-2008, 07:06pm (GMT1)
Nga Kadri Mani Demir Krasniqi, u lind më 1950 në Tugjec të Malësisë së Gallapit (Daradanë). Shkollën fillore e kreu në vendlindje, Shkollën e Mesme të Muzikës në Prishtinë dhe u regjistrua në Shkollën e Lartë të Muzikës, por për shkaqe ekonomike nuk arriti që ta mbarojë. Ndërkohë u diplomua në dy degë të gazetarisë (Radio-gazetari dhe gazetari hulumtuese) në Universitetin e Gazetarisë Norvegjeze dhe në Universitetin e Gazetarisë Kanadeze. Si arsimtar i kulturës muzikore, ka punuar në shumë shkolla fillore dhe të mesme, por është marrë edhe me gazetari në radio e televizion. Është i njohur dhe mjaft i popullarizuar, sidomos në Anamoravë si rapsod edhe interpret i muzikës popullore, krijues i këngëve në frymën e melosit tradicional popullor dhe kultivues i parodive, humorit dhe satirës popullore. Është pjesëmarrës i dhjetëra festivaleve kombëtare dhe ndërkombëtare, publikues i shumë disqeve të gramafonit dhe i mbi 70 albumeve të këngëve dhe muzikës popullore shqiptare. Demiri është autor i mbi 2000 këngëve dhe valleve origjinale dhe mbledhës i mbi 4000 këngëve të ndryshme popullore. Deri më tash i ka botuar këto vepra: 1. "Mallëngjime dhe oshtima", Prishtinë, 1993; 2. "Qamili i Vogël - zë që nuk shuhet", Prishtinë, 1995; 3. "Gjakon Kosova", Gjilan, 1998; 4. "Këngë krismash lirie", Gjilan, 2000; 5. "Bejtë Pireva", Gjilan, 2002; 6. "Zeqir Maroca", Gjilan, 2002; 7. "Këngë krismash lirie", II, Gjilan, 2003; 8. "Familja Kurti nga Tugjeci", Gjilan, 2003. Në dorëshkrim i ka të gatshme edhe shumë vepra të tjera që presin botimin. Demir Krasniqi jeton dhe vepron në Gjilan. Demir Krasniqi, rapsod/ Këngë për luftëtarët e lirisë FLAKA E JANARIT Flaka e Janarit – flakë e yjësisë, Kushtrim i shqiptarit – thirrje e lirisë! Flaka e Janarit erdhi në Gjilan, Seç i shporri mjegullat – diell mbi vatan! Refreni: Jusufi, Bardhoshi edhe Kadri Zeka, Nuk i trembi plumbi, nuk i trembi vdekja! Bashkë me ta Zijahu, Rexhepi, Nuhiu – Bora dhe acari – gjakun nuk jua ngriu! Flaka e Janarit - flakë që na bashkon, Dëshmorët e kombit, përherë i nderon. Kujton heroizmat që prej Skënderbeut, Që flijuan jetën për liri t’ Atdheut! Refreni: Jusufi, Bardhoshi edhe Kadri Zeka...etj. Jo, nuk vdesin kurrë trimat legjendarë, Jetojnë në pikturë, n’ bronz e n’ lapidar. N’ faqe t’ historisë me shkronja të arta, N’ vargje t’ poezisë, me këngë e lëvdata! Refreni: Jusufi, Bardhoshi edhe Kadri Zeka...etj. (Demir KRASNIQI, në 17- Vjetorin e manifestimit mbarëkombëtar, Gjilan, më 17. 01. 2008) VESEL KOSOVICA Kur u dogj krejt Prapashtica – U betua Vesel Kosovica: “Mbi çetnikë, që vranë shqiptarë, Kurdoherë, gjak kam me marrë!” Ai, Veseli – një trim si zanë, Ishte kanë kaçak me famë!... Shkon Veseli, me Ajet Bllatën – N’ Domaroc, e vrasin Radën!... E vranë Rade Popullanin, Vranë çetnikun, zullumqarin. Vranë Stojanin, n’ Domaroc – Ndër xhelat, nuk kishte shoq! Ai, Stojani, s’dinte për prita, Ish vojvodë përmbi komita!... Në Gallap, n’ katunde mbarë – Shumë ka pre, ka vra shqiptarë!... Prej Presheve e n’ Kamenicë, N’ Keçekollë e n’ Prapashticë... Kriminel i dorës së parë – Kasaphane ka ba n’shqiptarë!... AJET KOSOVICA Ajet Kosovica, një trim shqiptar, Patriot e luftëtar. Qysh i ri, ishte frymëzua – Për Atdhe, qysh me luftua! Me e ruajt nderin dhe kufirin, Me e dëgjua Mulla Idrizin, Shyt Marecin, Muharrem Fejzën, Hasan Remnikun, Hysen Tërpezën!... Qysh i ri, në çdo konak – Kishte mësua shumë për kaçakë!... Atdhetarizmin e kishte n’ gjak – Ndaj xhelatëve, me marrë hak! Ajet Kosovica, trim i vërtetë, Kishte n’grup 16 vetë... Ishin forca vullnetare – T’Rezistencës tonë shqiptare... Mbrojnë kufijtë n’Kosovë lindore – Mirë po u shkonte pushka për dore... N’tanë Malësinë nëpër Gollak – Luftë-o po bënin si ushtarakë! Mori rrugën ilegal – Disa vjet qëndroi në mal... Më parë donte t’ pushkatohej, Se i gjallë, shkjaut t’ i dorëzohej! Disa vjet, n’mal ka jetua, Gigë Strezoci e ka lajmërua! Me i herë OZNA e kanë rrethua, E kanë lidhë, n’burg e kanë çua. Iu lëshuan OZNA, sikur xhelatët – Kallëzoj shokët, ku i kanë jatakët?! Ja kanë shkoq mishin dredhë-dredhë, As një fjalë dot s’ia kanë nxjerrë! OZNA, fort ishte tërbua – Për Ajetin, që s’ka kallëzua! Gjithë torturave iu përballoi – Atëherë OZNA e pushkatoi!... Kështu punojnë trimat e paqtë – As një vëlla, s’e marrin n’qafë! Ma me qejf vdekjen e presin – Se bukëdhënësit në Besë t’i presin!... FETAH AHMETI[1] (Teksti: Kadri Osmani – Muzika:Demir Krasniqi) Më njëzet të muajit Tetorit, Ra në duart e tradhtarit, Ndër tortura e ndër qelia – Pa ditë gruaja, pa ditë fëmija! Mu nga puna t’ndanë atë ditë, Që t’mos shohësh ma, diell as dritë! T’ndanë nga gruaja me gjashtë fëmijë – T’humbën jetën n’burg të zi... Kaluan mbi ty, plim stërvinarë, Duke t’thithur gjakun e kuq, Thithëlopat në gjak tëndin bënin garë – Derisa trupi i njomë të ra lëmuq! Mullizeza bëri klithje – Lajm i zi erdhi n’familje, Mori vesh fshati e mileti – Ndërroi jetë Fetah Ahmeti! Si erdh vdekja – kush s’e diti! Thanë:”N’ spital i ka dalë shpirti...!?” Kush e mbyti e dimë krejt – Kurrë për jetë, falë s’ka me i mbet! Në këto troje, ndër shqiptarë, S’ka mbet gjak ende pa u marrë. Del ndo ‘i nënë, që lind ndo ‘i djalë – Dhe Fetahu, s’shkon gjak falë! Të mos vjen, vëlla, dheu i rëndë, Ti, gjashtë shqipe, pas i ke lënë, Ka kush të qanë, vëlla, ty me lot, Sepse shtëpinë e ke me Zot!... ________________________________________________________________________ KALA QËNDRESE - Kadri Osmanit- Sikur t’ishe qengj – Ujqit do të përmbysnin! Sikur t’ishe engjëll – Djajtë do të gëlltisnin! Sikur t’ishe lis – Pykat do të shkatërronin! Sikur t’ishe gur – Me dinamit do të copëtonin! Sikur t’ishe urë – Demonët do të rrënonin! Sikur t’ishe vullkan – Llavat do të pushonin! Po ti, ma i fortë se gurë, Po ti, s’u bëre urë, Po ti, qëndrove si burrë, Po ti, s’u gjunjëzove kurrë! Ti, Simbol i rezistencës, Ti, Kala e qëndresës, Ti, Shkëndijë e shpresës, Ti, Peng i ndërgjegjes, Ti, Flakadan i besës. Gjilan, më 14 Janar 2008
ZEQË VËRBANI N'dorë e mora çiftelinë, Po ban Pasha: "Mjeri unë, i mjeri, Këta kreshnikë prej Karadaku - Zeqë Vërbani në rreth t'Vitisë - Zeqë Vërbanin, atë zog shqiptari - Po kjanë Krajli, n'Beligrat: Se n'Gjilan, Krajli ka ardhë - Kështu thotë faqja e historisë - Erdhi këtu lloj-lloj barbari - Zeqë Vërbani, n'robni ish rritë, "Marrshall"-zeza, italiani, Zeqë Vërbani, ai burrë trim, I del "Marrshallit"(5) n'dyluftim! Zeqë Vërbani, ai sokol mali, Zeqë Vërbani, çau stuhi - Sa t'ketë trima, si Karadaku - Sa t'ketë trima, si Stagova - Demir Krasniqi __________ [1] Fetah Ahmeti nga Përlepnica, të cilin në burgun e Gjilanit undbashët (Čirković) e patën var me rrip të gëzofit në kalorifer (radiator), dhe kanë “konstatuar” se kinse a ka var veten!! |
||||
| Powered by SoSo News Express Pro 2.1.1 Copyright © 2005-2007 by SoSoVN.com. All rights reserved. |
||||