E Premte, 03-09-2010, 09:59am (GMT+1) Home Redaksia RSS Lidhje Harta Kontakt
 
 
::| Kerko:       [Kerkim i Avancuar]  
 
Kategorite  
Editorial
Speciale
Intervista
Komente
Kulturë
Reportazh
Personalitete
Historia
Kinema
Muzikë
Shoqëria
Letërsi
Shqipëria Etnike
Aktualitet
Sporti
Bota
Forum
Njoftime
Njohje
Galeria
Lojra
Chat
Direktoria
Video
Libra
English
 
 
 
Njoftime
 
Nexhmije Mehmetaj: Për mësuesit e shqipes jashtë atdheut do të mbahet seminari i 5-të kombëtar
E Diel, 05-07-2009, 12:49pm (GMT+1)

Për mësuesit e shqipes jashtë atdheut do të mbahet seminari i 5-të kombëtar

Nga Nexhmije Mehmetaj, mësuese në Jura, Zvicër

Prej 27-29 korrik 2009 në Pejë do të mbahet seminari i 5-të kombëtar për mësimin e gjuhës shqipe jashtë atdheut dhe pikërisht për mësuesit që veprojnë e punojnë pa u lodhur  në SHSHMP. Organizator i seminarit është Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë së Kosovës në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit të Shqipërisë dhe Maqedonisë. Përkatësisht përpjekjet për organizimin e seminarit kujdeset dhe udhëhiqet nga zoti Nuhi Gashi, MASHT e Kosovës /Njësia e SHSHMP në diasporë/.

Qëllimi kryesor i organizimit të këtij seminari është mësimi i gjuhës shqipe nga fëmijët e mërgimtarëve shqiptarë jashtë atdheut, rritja e nivelit të mësimit të shqipes në diasporë, rritja e nivelit të bashkëpunimit me mësues të gjuhës shqipe dhe institucionit  të vendit.                                                 
Në ketë seminar do të trajtohen si dhe më parë çështje të rëndësishme për të ardhmen e gjuhës shqipe, në bashkësitë shqiptare jashtë atdheut. Pika kryesore ku do të fokusohet është trajnimi i mësuesve, do të jetë kalimi i vështirësive në mësimin plotësues dhe hapësirat e reja për mësimin e gjuhës shqipe jashtë atdheut.                                                                                                                                                                     Prandaj, sot më tepër se kurrë gjithandej ku funksionojnë shkollat shqipe janë të  mirëseardhur nismat, mësuesit do të kenë rastin të paraqesin mundësitë dhe vështirësitë që ndeshin gjatë punës së tyre arsimore; por edhe shpalosjen apo bartjen e përvojave profesionale, prezantime ligjëratash profesionale të vetë mësuesve, të cilët edhe pse në dhe të huaj kanë dashur dhe duan që gjuha shqipe të mësohet në shkollë, të vlerësohet dhe të jetë një mjet i shprehjes së pasurisë shpirtërore e kulturore të tyre.

Nuk ka gjë më fisnike se sa përpjekja që bëjnë mësuesit e shqipes nëpër botë për t’i mbajtur gjallë rrënjët e fëmijëve nga kanë ardhur. Mos mësimi i gjuhës shqipe nga anëtarët e komunitetit tonë  zvogëlon kombin.

Prishtinë, 03.07.2009


Vleresuar (Vota: 4 . Average: 5/5)   
    Lexo/Shkruaj Komente (0)        Dergoje        Printo




 
::| Speciale
KOSOVARE ZOGAJ PRET NDIHMEN TUAJ
Njoftim (22/08/2010)
Njoftim
Ndërroj jetë në moshen 74 vjeçare Zyhra Hasanaj
Abdurrahman Rexhepi: Jap me qera 3 banesa me sipërfaqe prej 120 metrash katrorë
TV Alba Life: Intervistë me z.Amir Suka, fituesin e dy cmimeve prestigjioze "Emmy" në New York
TV Alba Life do te transmetoje sot intervisten me shkrimtarin e shquar shqiptar, z.Fatos Kongoli
Demonstratë në Bernë
Ftesë për hapjen e shkollës shqipe në Schweinfurt me rrethinë të Gjermanisë
Selim Hasanaj: Ftesë për nënshkrim peticioni
3-5 qershor, 2010, Festivali i IV Ndrekombetar "Bylispolifonia"
Promovimi i librit shkencor të studiueses Prof. Dr. Sabile Keçmezi-Basha, mbahet më 31 maj 2010

 
Ndrysho
[Krye]