E Premte, 19-03-2010, 12:57am (GMT) Home Redaksia RSS Lidhje Harta Kontakt
 
 
::| Kerko:       [Kerkim i Avancuar]  
 
Kategorite  
Editorial
Speciale
Intervista
Komente
Kulturë
Reportazh
Personalitete
Historia
Kinema
Muzikë
Shoqëria
Letërsi
Shqipëria Etnike
Aktualitet
Sporti
Bota
Forum
Njoftime
Njohje
Galeria
Lojra
Chat
Direktoria
Video
Libra
English
 
 
 
Njoftime
 
Së shpejti në shitje libri më i ri i autorit Shkëlzen Gashi
E Marte, 30-06-2009, 04:11pm (GMT)

ADEM DEMAÇI

biografi politike

 

-         Kur dhe ku lindet dhe rritet Adem Demaçi? Çfarë thotë mësuesja e tij për të?

-         Në verën e vitit 1946 Demaçi si pionier qëndron mbi dy muaj në Durrës. Si e kupton aty se
jugosllavët po e vënin nën kontroll Shqipërinë?

-         Ç'i thotë Demaçi 11-vjeçar mësueses së serbishtes, të cilën e bën të qajë?

-         Pse Demaçi i nis tri fakultete dhe nuk e mbaron asnjërin?

-         Çfarë letrash mendonte Demaçi t'u vinte mbi trup pas atentatit Dušan Mugoshës e Fadil Hoxhës?

-         Më 1958, si i përgjigjet Demaçi propozimit të pushtetit jugosllav për t'u inkuadruar në radhët e LKJ-së?

-         Pse shokët e Demaçit student, sa herë ndodhen me të në lokale, marrin me vete letra bixhozi?

-         Ku, si dhe pse arrestohet Demaçi për herë të parë më 19 nëntor 1958?

-         Si i përgjigjet Fadil Hoxha kërkesës së nanës së Demaçit për ta vizituar birin e ndodhur në paraburgim?

-         Kastratović i thotë Demaçit pas gjykimit: ta dija se flet kështu, s'do të pranoja kurrë rolin e avokatit tënd.
Ç'kishte thënë Demaçi para gjyqit?

-         Pas daljes nga burgu i parë me kë e themelon Demaçi Lëvizjen Revolucionare për Bashkimin e Shqiptarëve
(LRBSh) dhe çfarë aktivitetesh ndërmerr?

-         Si i përgjigjet Demaçi kërkesës së Konsullatës së Shqipërisë në Ankara që LRBSh ta ndalë aktivitetin?

-         Çfarë mendimi kishte Demaçi për Enver Hoxhën?

-         Kush është spiuni që ia dërgon UDB-së programin e LRBSh-së?

-         Si dhe ku arrestohet Demaçi për herë të dytë dhe çka thotë para gjyqit?

-         Ç'ëndërr sheh Demaçi në burg natën kur i vdes nana?

-         Pse Demaçi shkurorëzohet nga bashkëshortja, Xhemailia, ndërsa ndodhet në burg më 1967?

-         Ku i takon Demaçi për herë të parë fëmijët e vet?

-         Në shtator të vitit 74, pasi lirohet nga burgu i dytë, çfarë ujdie lidh Demaçi me Metush Krasniqin?

-         Ku dhe pse arrestohet Demaçi për herë të tretë, për t'u dënuar me 15 vjet burg dhe ç'thotë ai para gjyqit?

-         Cili është roli i Mahmut Bakallit në dënimin e tretë të Demaçit?

-         Ç'thotë dosja e organizatës 'Amnesty International' për Demaçin?

-         Pse kur vdes Titoja, Demaçi pranon të qëndrojë i heshtur një minutë për të?

-         Në burg, spiuni Nenad Tomić i ofron Demaçit t'i bëjë thirrje popullit të Kosovës që t'i ndalë demonstratat
e vitit '81. Pse refuzon Demaçi, megjithëqë oferta nënkupton lirimin e tij 10 vjet më herët?

-         Veç një herë gjatë plot 28 vjetëve, sa do të vuajë gjithsej nëpër burgjet jugosllave, Demaçi e provon
dhunën fizike. Si rrjedh ngjarja?

-         Si pritet lirimi i Demaçit pas 28 viteve burg, ku mbi 5 vite kishte kaluar në qeli?

-         Pse pak pas daljes nga burgu më 1990, Demaçi shprehet se Enver Hoxha është biri më i madh popullit
shqiptar? Çka mendon sot Demaçi për Enver Hoxhën?

-         Çka deklaron Demaçi për Rugovën pas daljes nga burgu? Pse në zgjedhjet e vitit 92, Demaçi voton për
Rugovën? Çka mendon sot Demaçi për Rugovën?

-         Pse, sa herë flet për serbët, Demaçi përdor cilësimin "vëllezërit serbë"?

-         Pse forcat serbe në vitin 1993 në selinë e KMDLNj-së refuzojnë kërkesën e Demaçit për ta vrarë?

-         Pse Demaçi papritmas e ndërpren grevën e urisë kundër mbylljes së mediave shqipe më 1993?

-         Ç'u thotë Demaçi sërbëve më 1993 gjatë intervistës në televizionin BK në Beograd?

-         Pse në fillim të vitit 1996 Demaçi pranon të bëhet anëtar i LDK-së?

-         Pse në vjeshtë të vitit 1996 Demaçi i përkrah protestat kundër regjimit të Milošević-it në Serbi?

-         Pse në fund të vitit 1996 Demaçi inkuadrohet në PPK dhe ç'parashihte projekti i tij 'Ballkania'?

-         Pse Holbrooke në vitin '98 në takim me Demaçin bërtet dhe grushton tavolinën? Si përfundon takimi?

-         Si rrjedh debati mes Demaçit e Drašković-it në radio Zëri i Amerikës më 1998?

-         Çka përmban marrëveshja e arritur mes Adem Demaçit dhe Ahmet Krasniqit në maj të vitit '98 në Oslo?

-         Cilat janë kushtet e Demaçit për t'u bërë Përfaqësues i Përgjithshëm Politik i UÇK-së?

-         Kush nuk e pranon postin e këshilltarit të Demaçit në Zyrën e UÇK-së në Prishtinë?

-         Si u përgjigjet Demaçi në verën e vitit 98 kërcënimeve të forcave serbe në udhëkryq të Komaranit?

-         Pse Demaçi e nxjerr nga Zyra e UÇK-së Raportuesin e OKB-së për të Drejtat e Njeriut, Jiri Dinsbier?

-         Në janar të vitit 1999 Demaçi diagnostifikohet me sëmundje të rëndë të zemrës. Kardiologët sllovenë
e alarmojnë që të operohet menjëherë. Si shërohet pa operacion?

-         Çka i thotë Robin Cook më 30 janar 1999 në Shkup Demaçit për Rugovën?

-         Pse më 2 mars 1999 Demaçi e refuzon ftesën e Rugovës për t'u takuar?

-         Pse Albright thotë se biseda telefonike me Demaçin në kohën e Rambujesë është biseda më
rrënqethëse në jetën e saj?

-         Kush janë anëtarët e ShP të UÇK-së që e urdhërojnë Demaçin të dalë jashtë prej ShP të UÇK-së?


-         Për ç'arsye dhe kur jep Demaçi dorëheqje nga posti i Përfaqësuesit të UÇK-së?

-         Ku ngulmojnë dhjetë pikat e Demaçit kundër Marrëveshjes së Rambouillet-së?

-         Si u përgjigjet Demaçi kërcënimeve të forcave serbe gjatë bombardimeve të NATO-s?

-         Ç'u thotë Demaçi sërbëve në vitin 2000 gjatë intervistës në televizionin BK në Beograd?

-         Pse Demaçi jep dorëheqje nga posti i Kryetarit të Bordit të RTK-së?

-         Pse në vitin 2004 Demaçi dështon për të themeluar Forumin Qytetar të Kosovës?

-         Pse fill pas demostratave të 10 shkurtit 2007 Demaçi thotë Thaçi, Haradinaj e Surroi janë mafiozë?

-         Çka thotë Demaçi për 'pavarësinë' e Kosovës, flamurin, himin...?

-         Ku është dhe çka bën sot Demaçi?

 
Libri është ilustruar me fotografi të rralla nga jeta dhe veprimtaria e Adem Demaçit.


Vleresuar (Vota: 0)   
    Lexo/Shkruaj Komente (0)        Dergoje        Printo




 
::| Speciale
TV Alba Life do te transmetoje kete te shtune, ne kanalin 35 SI, New York, intervisten me mjeshtrin e madh, z. Pellumb Kulla
Festat e Marsit në Singen am Hohentwiel
Ora e Madhe Letrare, tradicionale ''Pavarësia e Kosovës'' në Koblenz të Gjermanisë
Albanian Party - Festa e Gruas me këngëtaren Elsa Hamitaj (7 mars 2010 - USA)
Selim Hasanaj: Do të festohet Dita e 15 vjetorit të Shkollës Shqipe në Oslo dhe Dita e Mësuesit
Familja Rexhepagiqi: Ndërroi jetë më i dashuri ynë, Prof. Dr. Akad. Jashar Rexhepagiqi
LSHAKSH, Gjermani: Çmimi; „Azem Shkreli“ për krijuesit në mërgatë
KSH “ Verrat e Llukës” Hamburg - Njoftim: Në Hamburg kremtohet dyvjetori i pavarësisë se Kosovës
Klubi "Bashkimi Kombëtar": Festa e Pavarësisë organizohet në Jülich
Enesi i vogël kërkon ndihmë për mjekim
TV Alba Life do te transmetoje emisione speciale per Kosoven dhe intervisten me avokaten e vetme shqiptare, ne ceshtjen Haradinaj, znj.Rudina Jasini
Gëzim Halili: Me ndihmoni te me kthehet drita e syrit dhe ta shoh boten si Ju!

 
Ndrysho
[Krye]