Të gjithë me 10 Qershor në Prizren!
E Premte, 05-06-2009, 08:32pm (GMT+1)
1878 Lidhja është gjallë 1878 – Shqiptarët po sulmoheshin. Fqinjtë nga të gjitha anët synonin tokat shqiptare. Ata zgjeroheshin – ne rrudheshim. Ata ishin të bashkuar që të na ndanin neve. Atëbotë në Prizren u mblodhën krerët shqiptarë të të gjitha rajoneve. Ata u mblodhën për t’u bashkuar dhe organizuar. Për ta shpëtuar popullin dhe trojet shqiptare. Krijuan ushtrinë, administratën, shkollat… u bënë gati ta krijojnë Shqipërinë dhe t’i mbrojnë shqiptarët. Më 10 Qershor Lidhja Shqiptare e Prizrenit I mbush 131 vjet. Atë ditë Prizrenin do ta veshim kuq e zi. Do të ektë kremtë, këngë dhe valle, do të ketë histori dhe të tashme shqiptare. Do ta kujtojmë të kaluarën dhe rëndësinë e saj për të sotmen. Do të bashkohemi që ta kuptojmë rëndësinë e bashkimit. Në Kryeqytetin Shqirtëror të Shqiptarëve Do të JEMI NJË
Rrjeti i Organizatave Shqiptare Sponzor medial TV Opinioni Prizren
AGJENDA E PROGRAMIT FESTIV
Në shënimin të 131 vjetorit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit ( 1878-2009 ), më 10 Qershor 2009 në Prizren RrOSh organizon këto aktivitete: 09:00 - 09:20 Hapja solemne para Muzeut të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit 09:20 – 18:00 Hapja e panairit të artizanateve, Sheshi Shatërvan 10:00 – 14:00 Tryeza mbrëkombëtare “ Kuptimi politiko-ushtarak i Lidhjes së Prizrenit “ në Hotel “ Theranda “, Prizren 10:00 – 18:00 Defileu i ansambleve dhe grupeve të muzikës dhe valleve popullore nga Sheshi Shatërvan deri tek muzeu. 10:00 – 19:00 Hapja e ekspozitës me fotografi të ngjarjeve historike, nga trashëgimia kulturore dhe natyrore e viseve shqiptare, Sheshi Shatërvan 10:00 – 19:00 Hapa e ekspozitës me eksponate nga Shoqata e Bukistëve Shqiptarë, në kompleksin e Hamamit. 12:00 - 13:00 Parada e motoçiklistëve të shoqatës “ Shqiponja “ nga Prizreni dhe viset tjera shqiptare, Unaza e qytetit – sheshi Shatërvan. 14:00 – 16:00 Defileu i tifozëve Kuq e Zi, sheshi Shatërvan 19:30 – 21:00 Ndezja e flakadanëve në kalanë e Priztrenit dhe marshuta drejt Muzeut të LShP-së. 21:00 – 24:00 Ndeja e RrOSh-it në komplekset e kafiterive të sheshit Shatërvan. 21:00 – 24:00 Ndeja e RrOSh-it në komplekset e kafiterive ( caffe bar “ 2000”, caffe bar “2”, S’COBAR, The Room)

Për ZSH: Adnan Abrashi
|