E Premte, 03-09-2010, 10:14am (GMT+1) Home Redaksia RSS Lidhje Harta Kontakt
 
 
::| Kerko:       [Kerkim i Avancuar]  
 
Kategorite  
Editorial
Speciale
Intervista
Komente
Kulturë
Reportazh
Personalitete
Historia
Kinema
Muzikë
Shoqëria
Letërsi
Shqipëria Etnike
Aktualitet
Sporti
Bota
Forum
Njoftime
Njohje
Galeria
Lojra
Chat
Direktoria
Video
Libra
English
 
 
 
Njoftime
 
Kërkesë nga Arbër Ibrahimi
E Diel, 17-05-2009, 03:33pm (GMT+1)

Të nderuar vëllezër dhe motra,

Po ju drejtohem juve, me te cilet pata rastin te takohem qofte permes telefonit qofte përmes e-mail adresës apo qoftë edhe personalisht! Ajo qe po ju shkruaj sot eshte nje kerkese drejt juve, nga shkaku qe kam besimin e plote te mirekuptimit dhe e dije se jeni te punes e fjales.

Siç e dini ju unë vijë nga një truall ku ende është nën thundrrën e armikut shekullor serbo-sllav, andaj edhe si pasojë e kësajë edhe sot shumë familje janë të persekutuara por gjegjësisht familjet e ish luftëtarëve janë drejtëpërdrejt të prekura nga terrori shtetëror i sërbisë. Rastin e fundit e kemi edhe me kindapimin ashiqare të 10 djemëve në Preshevë. Si pasojë më e keqe është se ata u transferuan në burgun e sigurisë së lartë në Beograd, dhe familjet e tyre tregojnë kofidencialisht se gjendja e atyre djemëve është e rënd si në aspketin shëndetësor (si pasoj 4 nga ta janë ende në spitalin e burgut për shkak të nënshtrimit ndaj torturës) por edhe gjendja e tyre ekonomike është mjaft e dobët sa që edhe me këtë ekonomi të varfër ata duhet të paguajnë mjekimin vetë në atë spital.

Veq kësaj familjet e tyre bëjnë vizita dhe kjo u kushton por pa ndihmën e shqiptarëve zemërgjër kjo gjë do të ishte e pamundur. Mandej edhe avokatët mbrojtës kërkojnë hisen e tyre për mbrojtje, kështu që ndihmat që grumbullohen vetëm në territorin e Kosovës Lindore nuk mjaftojnë, fatmirësisht me mundësistë e veta ndihmon edhe Shoqata Humanitare Lugina e Preshevës me seli ne Zvicërr, ku kontribojnë bashkatëdhetarët tanë. Megjithate ende nuk mjaftojnë ndihmat sepse, familjet e këtyre lirimtarëve janë ndër familjet më të varfura andaj këta djemë ishin ata që siguronin kafshatën e gojës, dhe me burgosjen e tyre edhe ajo kafshatë iu ndal këtyre familjeve.
Kjo që e prërshkrova me fjalë të pakëta është një hyrje e asaj që dua të kërkoj nga ju:

Të ndihmojmë këto familje dhe nëpërmjet tyre edhe këta lirimtar të cilët na e bënë të mundur që ne sot të ndjehemi krenar. Kujtoni vetëm gëzimin e asaj dite kur Kosova u lirua nga okupimi shekullor, kujtoni vetëm atë ditë gëzimi të vitit 2008 me 17 shkurt kur Kosova shpalli mvetësinë e sajë dhe kujtoni ata lotë gëzimi që dolën nga zemra e çdo njeriu që pumpon gjak të pastërt shqiptari, kjo mjafton për të kujtuar ata djem që bënë botën të ndryshojnë mendje për të na ndihmuar, e pse ne sot të mos i ndihmojmë ata djemë kur ata e bënë botën të na ndihoje. Po se ndihmuam ne veten, kush do të na ndihmoje neve në fund të fundit!

Andaj, mendoj se sot e vetmja mënyrë për ti ndihmuar ata djem është që ne shqiptarët në diasporë të ndajm nda 20 euro minimum sa harxhojmë, për nga një kafe, për cigare për gjëra të kota luksoze, derisa mundemi për ti ndihmuar fëmijët e këtyre ÇLIRIMTARËVE. Në fund të fundit duke i ndihmuar këto familje dhe këta djem, ne mbrojmë atë cka të gjithë ndihmuam dikurë, Kombin dhe Lirinë tonë.

Të gjitha ndihmat të grumbulluara të derdhen për mes një organizimi të mirëfillt, dhe të arrijnë në Organizatën e Veteranëve të Luftës me seli në Preshevë.
Nuk kemi paraqitur numer telefoni në Preshevë për shkaqe sigurie por ju mundë të organizoheni për mes shoqatave ku gjindeni dhe te bini në kontakt me SHHLP-së në Zvicërr, me kryetarin e kësaj shoqate z. Fazli Musliu përmes: 
e-mail adreses:

musliu_2006@hotmail.com,
Nr. i telefonit kontaktues:
0041796171562

Informacione te plota duke perfshire edhe numrin e llogarise bankare, munde te i gjeni ne www.shhlp.com

Për të qenë sa më transparent, të gjitha ndihmat e grumbulluara do të publikohen në web faqet e Kosovës Lindore; www.presheva.com, www.kosovalindore.com dhe www.bujanoci.net

Aty përpos  dëftesës për pranimin e mjeteve, do të duhet që nga ju të drgohet edhe lista me emër dhe mbiemër të atyre që ndihmuan me sasinë e caktuar, e gjitha kjo të bëhet me qëllim të transparencës me të gjithë ata që ndihmuan.

Ndihma juaj nuk e zgjidhë problemin por ama familjeve të tyre u lehtëson dhimbjen. Ndihma juaj ata nuk mund të i lirojë përnjëher nga burgu por ama do të jenë të fortë moralisht kur të dalin nga burgu!

Arbër Ibrahimi
Suedi
+46 (0) 73 735 82 06



Vleresuar (Vota: 0)   
    Lexo/Shkruaj Komente (0)        Dergoje        Printo




 
::| Speciale
KOSOVARE ZOGAJ PRET NDIHMEN TUAJ
Njoftim (22/08/2010)
Njoftim
Ndërroj jetë në moshen 74 vjeçare Zyhra Hasanaj
Abdurrahman Rexhepi: Jap me qera 3 banesa me sipërfaqe prej 120 metrash katrorë
TV Alba Life: Intervistë me z.Amir Suka, fituesin e dy cmimeve prestigjioze "Emmy" në New York
TV Alba Life do te transmetoje sot intervisten me shkrimtarin e shquar shqiptar, z.Fatos Kongoli
Demonstratë në Bernë
Ftesë për hapjen e shkollës shqipe në Schweinfurt me rrethinë të Gjermanisë
Selim Hasanaj: Ftesë për nënshkrim peticioni
3-5 qershor, 2010, Festivali i IV Ndrekombetar "Bylispolifonia"
Promovimi i librit shkencor të studiueses Prof. Dr. Sabile Keçmezi-Basha, mbahet më 31 maj 2010

 
Ndrysho
[Krye]