E Premte, 03-09-2010, 09:27am (GMT+1) Home Redaksia RSS Lidhje Harta Kontakt
 
 
::| Kerko:       [Kerkim i Avancuar]  
 
Kategorite  
Editorial
Speciale
Intervista
Komente
Kulturë
Reportazh
Personalitete
Historia
Kinema
Muzikë
Shoqëria
Letërsi
Shqipëria Etnike
Aktualitet
Sporti
Bota
Forum
Njoftime
Njohje
Galeria
Lojra
Chat
Direktoria
Video
Libra
English
 
 
 
Njoftime
 
Promovimi i librit të Bedri Dedes, do marrë pjesë dhe Vaçe Zela‏
E Premte, 08-05-2009, 10:03pm (GMT+1)

Diaspora

Më 9 maj në Neuchatel, Zvicër

Bëhet promovimi i romanit të Bedri Dedjes “Presidenti i planetit të kuq”. Merr pjesë dhe Artistja e Popullit dhe Personaliteti i Vitit 2009, Vaçe Zela.

LAPSHI “Naim Frashëri” (Lidhja e Arsimtarëve dhe Prindërve Shqiptarë), në bashkëpunim me Bashkësinë Shqiptare të Kantonit të Neuchatelit (Nëshatel), organizon të shtunën, më 9 maj 2009, promovimin e librit “Presidenti i planetit të kuq”, të fundit të autorit të ndjerë për fëmijë Bedri Dedja. Ky është testament letrar i autorit. Të pranishëm do të jenë personalitete nga Diaspora, si dhe Artistja e Popullit, Personaliteti i Vitit 2009, Vaçe Zela, së bashku me bashkëshortin Pjetër Rodiqi dhe të bijën Irma Rodiqi. Do të nderojnë me pjesëmarrjen e tyre dhe Z. Mehmet Elezi, ambassador I Republikës së Shqipërisë në Konfederatën Zvicerane dhe bashkëshortja e tij.

Të pranishmit do t’i përshëndesë Belul Bajrami, kryetar i Bashkësisë Shqiptare në Neuchatel, pastaj, në kuadër të programit, me një fjalë do të paraqitet Mahir Mustafa, koordinator I SHSHMP në Zvicër. Në vazhdim, Asllan Gjinovci do të evokojë “Kujtime me Bedri Dedjen”, ndërsa Saime Isufi, arsimtare e gjuhës shqipe në Bienne do të paraqitet po ashtu me një fjalë. Krijuesi Alfred Papuçiu do të mbajë “Dy fjalë për autorin Bedri Dedja dhe për krijimtarinë e tij”, ndërsa Edlira Dedja do të lexojë vështrimin “Libri “Presidenti i planetit të kuq” dhe vlerat e tij edukative për fëmijët”.

Gjatë veprimtarisë do të këndohen edhe këngë të Artistes sonë të Popullit, Vaçe Zela. Në vazhdim do të ketë diskutim të lire me nxënësit e shkollës shqipe të Neuchatelit, nën drejtimin e Drita Kelmendit, mësuese e gjuhës shqipe. Do të ketë po ashtu lexim fragmentesh të librit nga nxënësit e shkollës shqipe, si dhe diskutime të lira të pjesëmarrësve. Progami mbyllet nga grupi i valleve.

Veprimtaria e promovimit do të mbahet më 9 maj në Neuchatel, duke filluar nga ora 17.00, në sallën e veprimtarive kulturore, të restorantit “Restaurant Tropical”- Hôtel des Communes, Rue de Premier Mars 1, Geneveys-sur-Coffrane.

Kjo veprimtari zhvillohet pas asaj të mbajtur në mjediset e Universitetit UFO në Tiranë, ku nisi një conference përkujtimore me rastin e 5-vjetorit të vdekjes së shkrimtarit, psikologut, pedagogut dhe akademikut Bedri Dedja. Atje fjalën e rastit e mbajti Prof. Nuri Abdiu, shef I departamentit të psikologjisë e pedagogjisë së Universitetit, me temën:
"Akademiku Bedri Dedja - mësuesi i mësuesve dhe profesori i profesorëve të fushës së tij"
 Po ashtu, fjalën e mori edhe akademiku nga Kosova, Prof. Pajazit Nushi, me temën:
" Akademik Bedri Dedja- integrues i mendimit psikologjik mbarëshqiptar"
Pati diskutime dhe kujtime nga të pranishmit për Bedri Dedjen si dhe u përurua libri itij i fundit.
 
Po ashtu, në qytetin e Kuçovës, u organizia promovimi i librit "Presidenti i Planetit të Kuq" nga bashkia e qytetit në ambjentet e bibliotekës.
Merrnin pjesë të gjitha autoritetet e qytetit të Kuçovës, arsimtarë, intelektualë, lexues dhe nxënës të shkollave. Zoti Ilir Musta, shpërndau 200 libra falas për shkollat e Kuçovës, bibliotekën dhe të pranishmit.

Gjithashtu në Panairin Ndërkombëtar të Librit dhe të Shtypit në Palekspo të Gjenevës u paraqit libri i fundit i Akademikut Bedri Dedja “Presidenti i Planetit të Kuq” (Planeti Mars i kuqërremtë).
Këto aktivitete si dhe disa intervista u përcollën me interes tek spektatorët e telespektatorët nga TVSH, Televizori Klan, Kanali UFO në Durrës, televizioni i Beratit, etj.
Bedri Dedja u kujtua me dashuri të madhe nga miqtë e tij të shumtë, nga kolegët, familiarët, nga adhuruesit e veprave të tij, nga ish-studentët, nga qytetarët e panumërt që ruajnë kujtime nga takimet me të si dhe fëmijët.

Alfred Papuçiu, mediator kulturor, Gjenevë



Vleresuar (Vota: 6 . Average: 3.5/5)   
    Lexo/Shkruaj Komente (1)        Dergoje        Printo




 
::| Speciale
KOSOVARE ZOGAJ PRET NDIHMEN TUAJ
Njoftim (22/08/2010)
Njoftim
Ndërroj jetë në moshen 74 vjeçare Zyhra Hasanaj
Abdurrahman Rexhepi: Jap me qera 3 banesa me sipërfaqe prej 120 metrash katrorë
TV Alba Life: Intervistë me z.Amir Suka, fituesin e dy cmimeve prestigjioze "Emmy" në New York
TV Alba Life do te transmetoje sot intervisten me shkrimtarin e shquar shqiptar, z.Fatos Kongoli
Demonstratë në Bernë
Ftesë për hapjen e shkollës shqipe në Schweinfurt me rrethinë të Gjermanisë
Selim Hasanaj: Ftesë për nënshkrim peticioni
3-5 qershor, 2010, Festivali i IV Ndrekombetar "Bylispolifonia"
Promovimi i librit shkencor të studiueses Prof. Dr. Sabile Keçmezi-Basha, mbahet më 31 maj 2010

 
Ndrysho
[Krye]