E Premte, 03-09-2010, 10:01am (GMT+1) Home Redaksia RSS Lidhje Harta Kontakt
 
 
::| Kerko:       [Kerkim i Avancuar]  
 
Kategorite  
Editorial
Speciale
Intervista
Komente
Kulturë
Reportazh
Personalitete
Historia
Kinema
Muzikë
Shoqëria
Letërsi
Shqipëria Etnike
Aktualitet
Sporti
Bota
Forum
Njoftime
Njohje
Galeria
Lojra
Chat
Direktoria
Video
Libra
English
 
 
 
Njoftime
 
Botimpex ne Panairin e 23-te te Librit e Shtypit në Gjenevë (22-26 Prill 2009)
E Marte, 21-04-2009, 07:01pm (GMT+1)

Nga data 22-26 Prill 2009 në sallonin e ekspozitave Palexpo të Gjenevës, mbahet panairi i 23-të Ndërkombëtar i Librit dhe i Shtypit. Në këtë panair do të marrë pjesë me stendë dhe Agjencia e Botimeve: BOTIMPEX. Agjencia do të jetë e pranishme me shumë libra: për të rritur e për fëmijë; libra letrare e historike, kulturore, fjalorë e metoda të mësimit të gjuhëve, CD e DVD, tregime të autorëve zviceranë etj. Bien në sy sidomos edhe libra për historinë e Kosovës dhe të Shqipërisë, për gjuhën, kulturën dhe identitetin kombëtar. Këtë vii do të ketë një larmi edhe në numrin e madh të shkrimtarëve nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e viset, si dhe autorë që jetojnë në Diasporë.
 
Librat janë kryesisht të rinj, të përzgjedhur dhe mbajnë firmat e autorëve më të njohur shqiptarë e të huaj si:
Ismail Kadare, Dritëro Agolli, Kristo Frashëri, Arben Puto, Fatos Kongoli, Eqrem Basha, Luan Starova, Shaban Demiraj, Neritan Ceka, Adelina Mamaqi, Vedat Kokona, Bedri Dedja, Gaqo Bushaka, Diana Culi, Ukshin Hoti, Tuni Papuçiu, Ernest, Koliqi, Mehmet Elezi, Alfred Papuçiu, Dashnim Ebibi, Xhevat Lloshi, Ali Mehmeti, Kim Mehmeti, Nasho Jorgaqi, Erida Bega,Miranda Vickers, Marie-Luce Dayer, Flamur Topi, Edmond Tupja, Ylvi Basha si dhe të shumë krijuesve të tjerë.
 
Prandaj, lexues mos hezitoni të vizitoni BOTIMPEX në panair. Atje do të gjeni e porosisni librat që do ju nevojiten, do të merrni informacion më të gjërë rreth botimeve në gjuhën shqipe, do të jetoni sado pak çaste të bukura në botën e librit duke marrë frymëzime të reja për lexim e punë krijuese.

Stendën e « Botimpex-it pritet ta vizitojë edhe Z. Hans-Rudolf Merz, President i Konfederatës Zvicerane dhe personalitetet më të larta të Kantonit të Gjenevës.

Këtë vit si I ftuar nderi do të jetë Turqia.Nëpërmjet trashëgimisë të tij historike dhe situatës gjeografike midis dy kontinenteve, ky vend është si një urë midis kulturrave të ndryshme të karakterit oriental, perendimor, mesdhetar dhe e civilizimeve të ndryshme.
 
Stenda e BOTIMPEX do të jetë në sallën e librit në rreshtin H 1057.

Alfred Papuçiu
Mediator kulturor



Vleresuar (Vota: 3 . Average: 5/5)   
    Lexo/Shkruaj Komente (0)        Dergoje        Printo




 
::| Speciale
KOSOVARE ZOGAJ PRET NDIHMEN TUAJ
Njoftim (22/08/2010)
Njoftim
Ndërroj jetë në moshen 74 vjeçare Zyhra Hasanaj
Abdurrahman Rexhepi: Jap me qera 3 banesa me sipërfaqe prej 120 metrash katrorë
TV Alba Life: Intervistë me z.Amir Suka, fituesin e dy cmimeve prestigjioze "Emmy" në New York
TV Alba Life do te transmetoje sot intervisten me shkrimtarin e shquar shqiptar, z.Fatos Kongoli
Demonstratë në Bernë
Ftesë për hapjen e shkollës shqipe në Schweinfurt me rrethinë të Gjermanisë
Selim Hasanaj: Ftesë për nënshkrim peticioni
3-5 qershor, 2010, Festivali i IV Ndrekombetar "Bylispolifonia"
Promovimi i librit shkencor të studiueses Prof. Dr. Sabile Keçmezi-Basha, mbahet më 31 maj 2010

 
Ndrysho
[Krye]