Tubim përkujtimor me rastin e dhjetëvjetorit të rënies heroike të Harun Bekës
E Marte, 31-03-2009, 06:14pm (GMT+1)
 |
| Xhavit Dalloshi | Me rastin e dhjetevjetorit te renies heroike te Harun Bekes nga Gushafci i Mitrovices dhe Rrahman Tafes nga Carraleva, bashkeluftetaret e bashkeveprimtaret organizojne: TUBIM PËRKUJTIMOR Xhavit dalloshi xhdall@t-online.de
Të nderuara zonja e zotrinj, popull shqiptar, kur barbarët serbë, të prirë nga idete shovene të garashaninëve e çubrilloviqëve menduan se erdhi momenti që ta bëjnë spastrimin tjetër etnik të radhës, siç e kishin bërë edhe më parë me territoret tjera shqiptare të Toplicës dhe Sanxhakut, bijtë e bijat më të mirë të popullit tonë, në mbrojtje të atdheut dhe Çështjes Kombëtare, i bashkuan forcat dhe armët dhe i dolën zot vendit që i lindi e i rriti dhe me gjakun e trupat e tyre bënë që kësaj herë planet shovene serbe të dështojnë me turp. Të radhitur në pikën strategjike të Koshares, nën shembullin e heronjëve si Mic Sokoli e Sef Kosharja, Hajdar Dushi e Xheladin Hana, Adem Jashari e Fehmi Lladrovci... u radhitën në altarin e lirisë për të mos vdekur as harruar kurrë edhe Harun Beka e Rrahman Tafa. Mbi jetën, veprimtarinë dhe luftën e tyre heroike, do të flitet në përvjetorin e dhjetë në këtë tubim të organizur me këtë rast, prandaj janë të ftuar familjarët, shokët e të njohurit e shumtë të Harunit dhe Rrahmanit, janë të ftuar gjithë shqiptarët e shqiptaret. Tubimi Përkujtimor mbahet më 11 prill 2009, në orën 16 e 30 minuta, në Sallën e Kuqe, në Pallatin e Rinisë në Prishtinë.
|