E Premte, 03-09-2010, 08:56am (GMT+1) Home Redaksia RSS Lidhje Harta Kontakt
 
 
::| Kerko:       [Kerkim i Avancuar]  
 
Kategorite  
Editorial
Speciale
Intervista
Komente
Kulturë
Reportazh
Personalitete
Historia
Kinema
Muzikë
Shoqëria
Letërsi
Shqipëria Etnike
Aktualitet
Sporti
Bota
Forum
Njoftime
Njohje
Galeria
Lojra
Chat
Direktoria
Video
Libra
English
 
 
 
Njoftime
 
Lorenc Radovani: Perkujtimi i 50 vjetorit te Operas Mrika
E Shtune, 22-11-2008, 12:01pm (GMT+1)

Opera e Pare Shqiptare - Nga premiera e vitit 1958.

Linku i nje pervjetori te rendesishem per muziken Shqiptare.

 

Uroj te jeni mire.

 

Po punohet shume intensivisht nga nje grup specialistesh të muzikës Shqiptare per nje ativitet te rendesishem ne fillim te Dhjetorit qe eshte perkujtimi i 50 vjetorit te Operas Mrika. Per kete kemi ndertuar nje web-page dhe po punojme qe ti japim Shkodres nje jave aktivitete sic i ka hije. Shpresojme qe ne organizatoret te nderohemi dhe te ndjehen mire te gjith shkodranet kudo qe jane.

Linku eshte http://www.operamrika.com/ dhe ne rubriken SPONSORET janë shenuar edhe emrat e sponsorizuesve eventual, si dashamires dhe mbeshtetes. Me te dhenat nga kjo faqe e internetit, se shpejti do botojme edhe 3 000 buclete qe ti shperngajme nga te gjitha anet.

Ju lutem shperndajeni kete link-info ne njerezit e komunitetit shkodran e shqiptar qe ju mendoni.

 

Ju uroj gjithe te mirat .

Te fala te gjitheve

Nga  Lorenc Radovani, në grupin organizator.

 

Historiku i operas "Mrika"       

 

(1 dhjetor 1958 - 1 dhjetor 2008)

 

Më 1 dhjetor 1958 u shfaq premiera e operas së parë shqiptare “Mrika”, me muzikë të Prenkë Jakovës dhe libret të Llazar Siliqit. Shfaqja e parë si dhe tetëmbëdhjetë të tjera në vazhdim u dhanë në teatrin “Migjeni” të Shkodrës, interpretuar nga muzikantët e këtij qyteti nën drejtimin e Prenkë Jakovës. Pas një viti, në 1959, opera u shfaq në Teatrin e Operas dhe Baletit (T. O. B.) në Tiranë duke u bërë pjesë e rëndësishme e repertorit të këtij institucioni artistik kombëtar.

 

Mrika, personazhi kryesor nga u ngjiz opera me të njëjtin emër, e ka zanafillën tek poema në vargje e poetit Risto Siliqi “Mrika në shkangull” e botuar në vitin 1915. Fati tragjik i vajzës mirditore të atyre viteve i ishte ngulitur në kujtesë të birit të Risto Siliqit, Llazarit. Në vitin 1952, libretisti Llazar Siliqi dhe kompozitori Prenkë Jakova realizuan një vepër muzikore (opera e vogël) me dy tabllo  “Dritë mbi Shqipni”, ku personazhi kryesor është Mrika; përsëri një vajzë mirditore por që merr guxumin dhe lufton kundër disa normave dhe rregullave kanunore për një jetë më të mirë dhe të lirë.

 

Suksesi i operas “Dritë mbi Shqipni” frymëzoi Prenkë Jakovën dhe Llazar Siliqin të thellonin bashkëpunimin për krijimin e operas së parë shqiptare. Si bërthamë e operas “Mrika” mbeti subjekti i këtij veprimi. Për të përmbushur kërkesat e një dramaturgjie të zhvilluar operistike, ajo pësoi disa ndryshime, si: personazhi i Mrikës u pasurua me disa linja te reja; shtohen personazhe të rinj, si: Doda (i dashuri i Mrikës), nëna Mare, daja Gjin dhe konsolidohet personazhi i gjyshit Ndue.  Pra, në opera mori një pamje të re më të plotë e të zhvilluar familja e Mrikës, duke theksuar dramën e saj. Një vend më të gjerë marrin koralet që përfaqësojnë personazhin e masës në opera.  Veç kësaj, në libretin e operas, figura e Gjetës shfaqet më e plotë, si mishërim i fytyrës konservatore.

 

Në vitin 1956 libreti kishte përfunduar. Më 11 korrik të po atij viti u hodhën notat e para nga kompozitori Prenkë Jakova. Partitura e operas “Mrika” përfundoi në muajin tetor të vitit 1958. Më 2 maj të vitit 1958 (disa muaj para se vepra të përfundohej plotësisht) filloi puna për realizimin e operas.

 

Më 27 nëntor të vitit 1958 u bë prova e përgjithshme e operas në teatrin “Migjeni”. Shfaqja ishte planifikuar të jepej me datën 29 nëntor 1958. Por, nga vdekja e papritur e aktorit të teatrit “Migjeni” Zef Jubani, si dhe me kërkesën e P. Jakovës, premiera u dha më datë 1 dhjetor 1958.  Rolin e personazhit kryesor të operas, Mrikën, kompozitori Prenkë Jakova ia besoi Klotilde Shantojës.

 

Një vit më vonë, më 26 nëntor të vitit 1959, opera u shfaq në Teatrin e Operas dhe Baletit (T.O.B.) nga trupa artistike e këtij institucioni. Rolin e personazhit kryesor, Mrikën, e interpretoi sopranoja Marie Kraja. Opera “Mrika” u shfaq në T.O.B. deri në vitin 1989. Gjatë viteve 1959 -1989, opera u rishfaq tre herë, përkatësisht në vitin 1966, 1973 dhe 1989.

 

Në rishfaqjen e vitit 1966, opera “Mrika” ndryshoi nga varianti i saj origjinal. Ajo u reduktua nga kater ne tre akte. Në shfaqjen e fundit në vitin 1989 ajo doli përsëri në variantin e saj origjinal.

 

Ndërkohë, në vitin 1978, Filamonia e qytetit Shkodër organizoi 20-vjetorin e operas “Mrika” duke e paraqitur atë në formë koncertale. Dirigjenti i kësaj mbremje jubilare ishte bashkëkohësi dhe miku i Prenkë Jakovës, kompozitori Gjon Kapidani.  Rolet kryesore u interpretuan nga Eleonora Pejo, Gaqo Çako, Pëllumb Katroshi dhe Violeta Kanani (Gashi). Gjithashtu, në vitin 1983, nxënësit dhe mësuesit e shkollës artistike “Prenkë Jakova” në Shkodër realizuan aktin e parë të kësaj vepre.

 

Mbi motivet e operas “Mrika” kompozitorët Gjon Kapidani dhe Gjon Simoni realizuan përkatësisht veprat “Fantazi për Orkestër” dhe “Suitë për Orkestër Harqesh”.

 

Opera “Mrika”, e frymëzuar nga vlerat e vërteta të trashëguara të artistëve shkodranë, si: Palok Kurti, Lec Kurti, Pader Martin Gjoka, Kardinal Mikel Koliqi, Shuk Shllaku dhe më vonë Ramadan Sokoli, Tonin Harapi, Tish Daija, Çesk Zadeja, Pjetër Gaci e Gjon Kapidani, mishëroi ëndrrën e të gjithëve që edhe Shqipëria të kishte operan e saj.

 

Po mbushen pesëdhjetë vite që “Mrika”qëndron dhe tingëllon në skenën e operas shqiptare.  Këto vite kanë qenë një provë shumë serioze për vlerat e saj të vërteta artistike. Me këtë opera, muzika skenike shqiptare hodhi hapa të rëndësishme e të sigurta në rrugën e saj të re. Data 1 dhjetor e vitit 1958 shënon ditën kur muzika shqiptare fitoi personazhin e saj të parë lirik - Mrikën. Koha përligji guximin dhe besimin që Prenkë Jakova pati për të shkruar e vënë në skenë këtë vepër. Autori ka mbetur një simbol muzikor i kohës me këtë krijim. Me personazhet e tij nisi edhe në Shqipëri procesi i kultivimit dhe konsolidimit të lirikës sonë. Edhe pas ndryshimeve shoqërore e politike të viteve 1991, një ndër veprat që i mbijetuan kohës mbetet padyshim edhe muzika e operas “Mrika”.

 

 

Vizitoni: www.operamrika.com



Vleresuar (Vota: 0)   
    Lexo/Shkruaj Komente (0)        Dergoje        Printo




 
::| Speciale
KOSOVARE ZOGAJ PRET NDIHMEN TUAJ
Njoftim (22/08/2010)
Njoftim
Ndërroj jetë në moshen 74 vjeçare Zyhra Hasanaj
Abdurrahman Rexhepi: Jap me qera 3 banesa me sipërfaqe prej 120 metrash katrorë
TV Alba Life: Intervistë me z.Amir Suka, fituesin e dy cmimeve prestigjioze "Emmy" në New York
TV Alba Life do te transmetoje sot intervisten me shkrimtarin e shquar shqiptar, z.Fatos Kongoli
Demonstratë në Bernë
Ftesë për hapjen e shkollës shqipe në Schweinfurt me rrethinë të Gjermanisë
Selim Hasanaj: Ftesë për nënshkrim peticioni
3-5 qershor, 2010, Festivali i IV Ndrekombetar "Bylispolifonia"
Promovimi i librit shkencor të studiueses Prof. Dr. Sabile Keçmezi-Basha, mbahet më 31 maj 2010

 
Ndrysho
[Krye]