 |
| Shtatorja e Gjecovit ne Zym |
Nesër, në Zym të Hasit
Mbahen “Takimet e Gjeçovit 2008”
Me këtë rast përurohet Muzeu i Zymit, shënohet 100-vjetori i Kongresit të Manastirit dhe jepen çmimet “Atë Shtjefën Gjeçovi” - Dokufestit dhe “Unaza e Katit” - Arta Dobroshit
Nesër, ditën e shtunë, më 11 tetor, në orën 11, në Zym të Hasit të Thatë, komuna e Prizrenit, mbahet edicioni i 37 me radhë i manifestimi letrar, kulturor e shkencor “Takimet e Gjeçovit”. Në manifestimin e sivjetmë, që është i pari në Republikën e pavarur të Kosovës, pritet të marrin pjesë shumë poetë, kritikë, shkenctarë, por edhe përfaqësues të institucioneve qendrore e locale të Republikës së Kosovës, si dhe përfaqësues të ambasadave e zyrave ndërlidhëse ndërkombëtare.
Me këtë rast do të përurohet Muzeu i Zymit, shënohet 100-vjetori i Kongresit të Manatisrit, mbahet Ora “Anton Pashku”, si dhe SHKA “Katarina Josipi” do të shfaq program kulturo-artistik.
Sikur edhe vjetëve të mëparme, jepet çmimi “Atë Shtjefën Gjeçovi”, që kësaj radhe laureate do të jetë Festivali ndërkombëtar i filmit dokumentar dhe të shkurtër “Dokufest” në Prizren, si dhe “Unaza e Katit”, që laureate do të jetë Arta Dobroshi.
Organizatori ka paraparë që nisja e autobusit nga Prishtina për në Zym, bëhet në orën 9, para Pallatit të Mediave (“Rilindja”).