Shoqata Kulturore e Kosovës “Anton Pashku”: Kumtesë
E enjte, 11-09-2008, 05:15pm (GMT)
 |
| Perandori Justinian | Shoqata Kulturore e Kosovës “Anton Pashku” Prishtinë Më 11 shtator 2008
Kumtesë
Më 12 e 13 shtator 2008 mbahet manifestimi shkencor “Gjurmët e Perandorit Justinian”. Këtë manifestim e organizon SHKK "Anton Pashku", Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit e Republikës së Kosovës, drejtoratet e Arsimit dhe të kulturës të Prishtinës dhe Podujevës, si dhe shoqata "Gallapi". Në fakt, më 12 shtator, në orën 18, në Hotelin “Grand”, mbahet simpoziumi shkencor kushtuar figurës së Perandorit Justinian. Me kumtesat e tyre pritet të paraqiten: prof. dr. Edi Shukriu, prof. dr. Jahja Drançolli, dr. Exhlale Dobruna-Salihu, Arben Arifi, prof. dr. Musa Limani, prof. dr. Selim Daci, dr. Bedri Muhadri, dr. Femi Cakolli, Prand Buzhala e të tjerë. Ndërkaq, ditën e shtunë, më 13 shtator 2008, në orën 11, në Orllan (te Liqeni i Batllavës) mbahet pjesa qendrore e manifestimit. Nga Prishtina udhëtohet me autobus të organizatorit, që do të niset nga Pallati i Shtypit, në orën 9.
Këshilli organizativ
Dërgoi z. Baki Ymeri
|