E marte, 02-12-2008, 12:50am (GMT) Zemra STAFI RSS Lidhje Harta Kontakt
 
 
::| Kerkoni:       [Kerkim i Avancuar]  
 
Kategorite  
Editorial
Intervista
Komente Analiza
Personazh
Revista Zemra
Elita Kombëtare
Historia
Reportazh
Letërsi
Shqipëria Etnike
Debat
Letrat e lexuesve
Shqipëria
Forum
Kinema
Njohje
Muzikë
Art Kulturë
Shoqëria
Argëtim
Sporti
Galeria
Lojra
Chat
Direktoria
Bota
English
Njoftime
Speciale
::| Email Lajmerues
Emri:
Email:
 
 
 
Njoftime
 
Lamtumirë Juri!
E marte, 26-08-2008, 07:00pm (GMT)

Jurgen Gjidede
Nga Ajet Nuro

Dje, një telefonate nga miku im Guri më zhyti në trishtim dhe më vuri në mendime. Sapo filloi fraza me « djali i Arturit… » vazhdimi kuptohej. Djali i Arturit, vetëm 13 vjeç, e humbi betejën me vdekjen. Kush është prind e di peshën e kësaj fjale. Prej mëse një viti, Jurgeni i vogël ndeshet me sëmundjen vdekje prurëse dhe bashkë me të, në krah të tij dhe prindrit e tij Arturi dhe Brizelda dhe vëllai i vogël Marti.

Po të dëgjosh një rast të tillë pa i njohur personazhet ndjen dhimbje. Por kur i njeh personazhet, kur njeh prindrit e Jurgenit, Arturin e Brizeldën, këta intelektual dhe shqiptarë të mirë, fjala dhimbje nuk ka dhe aq fuqi për të shprehur atë ndjenjë që të kaplon. Dhe jam i bindur që si unë dhe shumë të tjerë mendojnë pse një 12-13 vjaçar, pse s'u gjend një trajtim ndonëse përpjekjet u bënë, pse nuk u gjend një ilaç për sëmundje të tilla ndonëse njeriu ka mbrritur gjer në mars duke mos mundur të gjej zgjidhje për shumë probleme në tokë. Duke mos gjetur dot përgjigje le të ngushëllohemi me atë se jete i ka të gjitha e ndër të tjera dhe vuajtjet.

Në momente të tilla të vështira si ajo që po kalon familja Gjidede, do të doja të shprehja simpatinë time më të thellë dhe tu ofroja ngushëllimet më të sinqerta. Sipas filozofisë sonë shqiptare, dhimbje  të tilla kalohen me miq. Dha ata nuk do t'ju mungojnë.

Jurgen apo Juri siç e quanin me perkedheli. Po iken ne nje moshë kur jeta po të hapte dyertë e saj. Sot shokët e tu filluan shkollën. Ndërsa ti nuk do  mungosh veç një ditë apo dy. Shokët do shikojnë foton tënde në facebook ndoshta do të dërgojnë dhe mesazhe por...ndoshta ndonjë do të kërkoj të ketë në listen e miqëve. Dhe ti nuk do ti përgjigjesh...Por, jo se nuk do...

E pra, Juri...lamtumirë engjëll i vogël   

-------------------------

Lajmerim i Bashkësisë shqiptare në Montreal

Te nderuar bashkatdhetare,
Ndryshe nga here te tjera kete radhe duam t'ju veme ne dijeni per fatkeqsine qe pesoi familja Gjidede, pjestare e komunitetit tone.
Nje engjell i vogel Jurgeni 13 vjeçar pas nje semundje te rende u nda nga gjiri i familjes duke lene ne pikellim te thelle mami Briseiden, babi Arturin dhe vellain e tij Marti.
Per ti dhene lamtumiren e fundit do te behen homazhe ne Qendren funerale ne adresen 1255 BEAUMONT Salloni B diten e merkure ne oren 10.00-11.00. Ne oren11.00-11.30 do te mbahet mesha e permorteshme dhe ne oren 12.00 behet varimi. Adresa e varezave eshte 805 boul.St.Croix.
Familja e Z.Artur Gjidede banon ne adresen 838 PLYMOUTH Ap 221.
Te nderuar miq. Ju lutemi qe kete njoftim te hidhur ta perhapni tek te gjithe shqiptaret ne menyre qe siç eshte zakoni i popullit tone ti gjendemi prane Arturit dhe Briseides per t'ja pakesuar sado pak dhimbjen e madhe qe ju shkaktoi humbja e djalit te tyre.
Ne emrin tuaj ne si keshill drejtues i shoqates do ti shprehim simpatine dhe ngushullimet me te thella e te perzemerta familjes Gjidede.
Zoti qofte me ta ne keto dite te veshtira.

Me nderime
Keshilli Drejtues
--
http://www.albemigrant.com

---------------------------
Në emër të stafit të Zemra Shqiptare dhe në emrin tim personal, me keqardhje të madhe u shprehim të afërmve ngushëllimet më të sinqerta.
Juri ishte njeri, ishte shumë i ri, ishte edhe shqiptar dhe dhimbja është e madhe edhe për mua që s'e kam njohur.
U preftë pranë zotit shpirti i tij.
Gëzim Marku

Dergoi z. Baki Ymeri

Lexo/Shkruaj Komente (13)        Printo        Dergoje        Top




 
::| Artikujt e Fundit
::| Speciale
Unioni Artistik organizon në Shkup spektaklin e madh “Tinguj dhe ritme dardane”
Lorenc Radovani: Perkujtimi i 50 vjetorit te Operas Mrika
Kampioni i Botës, boksieri shqiptar Kreshnik Qato, zhvillon ndeshjen e radhës në datën 20-12-2008 në SHBA
Demir Krasniqi: Në 100- Vjetorin e Kongresit në Manastir...
Meshe ne Toronto me rastin e pesevjetorit te shugurimit te Nene Terezes
Lidhja e Shkrimtarëve, Artistëve dhe Krijuesve Shqiptarë në Gjermani, promovon libra te rinj
Promovime te reja te Lidhjes Se Shkrimtareve ne Gjermani
Njoftim: “Takimet e Gjeçovit 2008”
Asociacioni Shqiptar për Kulturë dhe Integrim-Schwelmsö - Njoftim
Flamur Gashi: Zonjë Vitore Stefa, Urime për titullin ''Qytetare Nderi e Beratit''

Ndryshoni Pamjen
[Krye]