Integrimi i emigranteve - FTESE
E enjte, 17-04-2008, 05:06pm (GMT+1)
Forumi Shqiptar për Aleancën e Qytetërimeve (AFALC), së bashku me FAI-CISL italian promovon seminarin me titull: INTEGRIMI E EMIGRANTËVE - SFIDA E PËRBASHKËT Rastin për këtë seminar na e jep botimi i librit "Ura mbi Det", i sociologut shqiptar dr. Rando Devole, i cili analizon gjerësisht emigracionin e ri shqiptar në Itali.
Në seminar, ku jeni i mirëpritur, do të marrin pjesë personalitete të jetës kulturore dhe publike të vendit, studiues, diplomatë, përfaqësues të organizmave ndërkombëtare dhe të institucioneve financiare, gazetarë, studentë, etj.
Ora 10.00, e Martë 22 prill 2008
Hotel Rogner Europapark
Tirana, Albania
|