Forumi Alb-Shkenca, Tiranë-Prishtinë-Shkup-Diasporë
Instituti Alb-Shkenca, Prishtinë
Prishtinë, më 4 mars 2008
ORGANIZON
Në kuadër të manifestimeve “Nata e Zjarreve”,
Takim krijuesish
në Prekaz, më 6 mars 2008, në orën 14.
Në këtë takim do të lexohen tekste poetike nga krijues të shumtë të Kosovës. Nga artistët e pranishëm do të lexohen edhe krijimet, tekstet e përkthyera dhe përshëndetjet për Kosovën e pavarur dhe lirinë e saj, të dërguara përmes postës elektronike, të shkrimtarëve shqiptarë që krijojnë në botë.
Ftohen të gjithë krijuesit që shkrimet e tyre t’i dërgojnë deri më 6 mars, në orën 9 të mëngjesit, në adresën: bbaliu@yahoo.com. Krijimet qe arrijnë më vonë do të përfshihen në librin e takimit të parë.
Me respekt,
Begzad Baliu, Instituti Alb-Shkenca
Reshat Sahitaj, autor i projektit