E hene, 12-05-2008, 03:28am (GMT+1) Zemra FAQ RSS Lidhje Harta Kontakt
 
 
::| Fjalekyc:       [Kerkim i Avancuar]  
 
Kategorite  
Intervista
Komente
Personazh
Revista Zemra
Speciale
Letërsi
Bashkëpunëtorë
Shqipëria Etnike
Debat
Letrat e lexuesve
Shqipëria
Forum
Kinema
Njohje
Muzikë
Art Kulturë
Shoqëria
Argëtim
Sporti Shqiptar
Sporti Botëror
Galeria
Lojra
Chat
Direktoria
Bota
English
Njoftime
::| Email Lajmerues
Emri:
Email:
 
 
 
Njoftime
 
Bashkia Shkoder: Programi i aktiviteteve per pamvaresine e Kosoves
E premte, 15-02-2008, 08:08pm (GMT+1)

Të nderuar bashkëqytetarë të Shkodrës!

Në kuadrin e kremtimit të shpalljes së pamvarësisë së shtetit të Kosovës, Bashkia e Shkodrës organizon një sërë veprimtarishë festive në nderim të kësaj ngjarjeje të shënuar për mbarë kombin shqiptar.
Aktivitetet fillojnë që diten e shtunë me datë 16 shkurt në oren 12.00 ku Banda e qytetit në sheshin e Parrucës cila do të fillojë marshimin e saj nëpër rrugen 13 dhjetori duke bërë ekzekutimin e pjesëve patriotike. Pasdreke në Teatrin Migjeni në oren 18.00 do të shfaqet një Montazh dramatik të titulluar ,“Nana e të gjithëve“ që i kushtohet figurës së Nanë Terezës
Diten e dielë me datë 17 shkurt ,do të jetë sërish banda e qytetit e cila do të mblidhet edhe një herë në sheshin e Parrucës në ora 11.00 për të filluar ekzekutimin e pjesëve muzikore Më pas Banda do të ndalojë në disa nga sheshet kryesore te qytetit për të ekzekutuar pjesë të ndryshme festive për një eveniment të tillë

Në ora 17.30 në sheshin Luigj Gurakuqi do të organizohet një koncert madhështor festiv me pjesmarrjen e forcave më të mira artistike të qytetit tonë

Në fund të koncertit do të bëhet hedhja festive e fishekzjarreve
Më pas qytetarët janë të lirë që të vazhdojnë festimin deri në orët e vona ,nën tingujt e DJ më të mirë të qytetit tonë

Bashkia e Shkodrës me këtë rast u bën thirrje të gjithë instituicioneve shtetërore dhe qytetarëve shkodranë, që diten e dielë të kenë të vendosur flamujt Kombëtar.

Të nderuar bashkëqytetar shkodranë!
Ejani të gjithë së bashku që diten e dielë ta festojmë siç duhet një eveniment të tille.
Friday, 15 February 2008
BASHKIA SHKODER, Rr.13 Dhjetori, nr.1, Shkoder ; tel +355 22 43783 fax: +355 22 43720

Marre nga http://www.infoshkodra.com


Lexo/Shkruaj Komente (0)        Printo        Dergoje        Top




 
::| Artikujt e Fundit
::| Speciale
Te ndihmojme ndertimin e Katedrales ne Prishtine
Përkujtim
Integrimi i emigranteve - FTESE
U krijua grupi nismëtar i ''Partia e Integrimit Kombëtar (PIK)
Njoftim: Ftese te gjithe shkrimtareve
Njoftim: Mbrëmje festive dhe kulturore me rastin e Pavarësisë së Kosovës (Gjermani)
Bashkia Shkoder: Programi i aktiviteteve per pamvaresine e Kosoves
Hysen Ibrahimi: Manifestim qëndror për pavarësinë e Kosovës
Karnevalet ne Shkoder: Galà me Maska 2008 (Alla Grande)

Ndryshoni Pamjen
[Krye]