Zemra Shqiptare

Hysen Ibrahimi: Manifestim qëndror për pavarësinë e Kosovës
E marte, 05-02-2008, 06:44pm (GMT1)

MANIFESTIM QËNDROR PËR PAVARËSINË E KOSOVËS 

NJOFTIM

Në mbledhjen me bashkatdhetarë mbajtur më  datë 01-02-2008   në restoranin ''Valhall'' Ängelholm, u vendos që të organizohet manifestimi qëndror për Pavarësinë  Kosovës. Në këtë mbledhje u formua Këshilli Qëndror Organizativ ( gjithëpërfshirës nga rajonet e Suedisë) për  manifestimin e Pavarësisë së Kosovës.  Manifestimi do të mbahet të premten e parë  pas shpalljes së  Pavarësisë së  Kosovës, po e përsërisim të premten e parë  pas shpalljes së  Pavarësisë së  Kosovës në palestren sportive (ku mbahen turniret tradicionale për nderë të ?28 Nëntorit? të futballit) në Båstad me fillim në ora 19.00 në mbrëmje  dhe mbaron në ora 02.00  pas mesnate. Ne prap do ta lëshojmë njoftimin pasi të shpallet Pavarësia nga Kuvendi i Kosovës.
Për ta madhështuar këtë datë historike, ardhjen  e kanë konfirmuar e tërë estrada muzikore në Suedi mbi 8 këngëtarë. Pritet që në këtë manifestim të marrin pjesë mbi 1500 veta, sa është edhe kapaciteti i palestres sportive.
Në kuadër të  këtij manifestimi, do të ndahen  ?Mirënjohje? publike, për familjen e ish Presidentit historik dhe shpirtëror të Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova, familjen Adem Jashari, e shumë  familjeve në Kosovë, për ambasaden e Shqipërisë në Stockholm, në Shqipëri, Mërgatë dhe Suedi, gjithësej  afër 60 mirënjohje publike për kontributin e tyre për Pavarësinë e Kosovës.
Moderatore për ta udhëhequr këtë  manifestimi për Pavarësinë e Kosovës është  zgjedhur Miss Kosova 2007 Yllka Berisha.
Për informim më të  hollësishëm mund të drejtoheni në këta telefona celular: 0707709904, 0768258132,  0731411215, 0739961480,  0706512753
Hyrja është falas  për të gjithë pa përjashtim.
Ardhja  e juaj do ta nderon dhe madhështoj manifestimin e Pavarësisë së Kosovës, ditë  që e  kemi
pritur qe njëqind vite.

Me  respekt për  Ju  Këshilli Qëndror Organizativ
Hysen Ibrahimi, Kryetar.



Powered by SoSo News Express Pro 2.1.1
Copyright © 2005-2007 by SoSoVN.com. All rights reserved.