| Zemra Shqiptare | ||||
|
Njoftim per vende te lira pune E premte, 11-01-2008, 07:12pm (GMT1) REPUBLIKA E SHQIPERISE KESHILLI I MINISTRAVE AGJENCIA KOMBETARE E SHOQERISE SE INFORMACIONIT & PROGRAMI I BRAIN GAIN NJOFTIM PER VENDE TE LIRA PUNE Qeveria e Shqipërisë i kushton vëmendje të veçantë procesit të kthimit të trurit – marrjes së përvojës dhe ekspertizës nga shqiptarët e kualifikuar jashtë vendit dhe nga diaspora. UNDP dhe Qeveria e Shqipërisë u angazhuan në Tetor 2005 që të punonin së bashku në këtë drejtim në kuadrin e projektit mbi Nxitjen e një Angazhimi më të Madh të Diasporës në Zhvillimin Ekonomik dhe Social të Shqipërisë. Si rrjedhojë, UNDP dhe Qeveria Shqiptare janë duke punuar për forcimin e kapaciteteve të Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë se Informacionit (AKSHI) të krijuar me Vendimin e Këshillit të Ministrave nr.248 datë 27.04.2007. Në zbatim të ligjit nr.8549, datë 11.11.1999 “Statusi i nëpunësit civil”, dhe pikes 7 të VKM nr.248 datë 27.04.2007 “ Per krijimin e Agjencise Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit” shpallen këto vende të lira pune të cilat janë të hapura për aplikantë të kualifikuar nga Diaspora që plotësojnë kushtet e përcaktuara më poshtë: Drejtor i Drejtorise së Standarteve dhe Teknikes 1. Drejtor i Drejtorisë së Standarteve dhe Teknikës Kërkesa të veçanta: Kandidati duhet të plotësojë këto kërkesa · Të ketë mbaruar studimet e larta në fushën e Teknologjisë së Informacionit , në fusha të ngjashme në një universitet cilësor perëndimor, ose të ketë një përvojë të gjatë pune në këtë fushë. Pershkrimi i punes: Kandidati do te kryejë detyrat e mëposhtëme: · Do të bashkepunoje me Drejtorin e Përgjithshem për koordinimin e aktivitetit të Agjencisë dhe specifikimin e outputeve te saj Specialist pranë Drejtorisë së Standarteve dhe Teknikës Kërkesa të veçanta: Kanditdati duhet të plotësojë këto kërkesa · Të ketë mbaruar studimet e larta në fushën e Teknologjisë së Informacionit , në fusha të ngjashme në një universitet cilësor perëndimor, ose të ketë një përvojë të gjatë pune në këtë fushë. Pershkrimi i punes: Kandidati do te kryeje detyrat e meposhtme: · Do të bashkëpunojë me stafin e Agjencisë dhe specifikimin e outputeve te saj Paraqitja e Dokumentave Kandidatët e interesuar që ndodhen në Shqipëri duhet të paraqesin dokumentet e nevojshme brenda datës 24 Janar 2007 tek Agjencia Kombëtare të Shoqërise së Informacionit pranë Këshillit të Ministrave: · Kërkesë për Aplikim Certifikatë lindje me fotografi ose fotokopje të pashaportës apo një mjet tjetër identifikimi Vetem kandidatët që aplikojne nga vendet e Evropës Perëndimore, SHBA dhe Kanada, dhe vende të tjera të botës mund t’i dërgojnë dokumentat e kërkuara me anë të e-mailit në adresën brain.gain.al@undp.org brenda të njëjtës datë (24 Janar 2007). Një komision i posaçëm do të shqyrtojë kandidaturat e paraqitura. Vetëm finalistët do të njoftohen për intervistë. Detajet teknike të punësimit si edhe mbështetja nga UNDP do të përcaktohen dhe diskutohen gjatë procesit të përzgjedhjes. Shekulli
|
||||
| Powered by SoSo News Express Pro 2.1.1 Copyright © 2005-2007 by SoSoVN.com. All rights reserved. |
||||