REPUBLIKA E SHQIPERISE
KESHILLI I MINISTRAVE
AGJENCIA KOMBETARE E SHOQERISE SE INFORMACIONIT & PROGRAMI I BRAIN GAIN
NJOFTIM PER VENDE TE LIRA PUNE
Qeveria e Shqipërisë i kushton vëmendje të veçantë procesit të kthimit të trurit – marrjes së përvojës dhe ekspertizës nga shqiptarët e kualifikuar jashtë vendit dhe nga diaspora. UNDP dhe Qeveria e Shqipërisë u angazhuan në Tetor 2005 që të punonin së bashku në këtë drejtim në kuadrin e projektit mbi Nxitjen e një Angazhimi më të Madh të Diasporës në Zhvillimin Ekonomik dhe Social të Shqipërisë. Si rrjedhojë, UNDP dhe Qeveria Shqiptare janë duke punuar për forcimin e kapaciteteve të Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë se Informacionit (AKSHI) të krijuar me Vendimin e Këshillit të Ministrave nr.248 datë 27.04.2007.
Në zbatim të ligjit nr.8549, datë 11.11.1999 “Statusi i nëpunësit civil”, dhe pikes 7 të VKM nr.248 datë 27.04.2007 “ Per krijimin e Agjencise Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit” shpallen këto vende të lira pune të cilat janë të hapura për aplikantë të kualifikuar nga Diaspora që plotësojnë kushtet e përcaktuara më poshtë:
Drejtor i Drejtorise së Standarteve dhe Teknikes
Specialist prane Drejtorise se Standarteve dhe Teknikes (2)
Kandidatet per vend te lire pune duhet te plotësojnë kerkesat e përgjithshme të ligjit nr.8549, datë 11.11.1999 “Statusi i nëpunësit civil”, si dhe kerkesa te veçanta te cilat për çdo pozicion pune si më poshte vijon:
1. Drejtor i Drejtorisë së Standarteve dhe Teknikës
Kërkesa të veçanta:
Kandidati duhet të plotësojë këto kërkesa
· Të ketë mbaruar studimet e larta në fushën e Teknologjisë së Informacionit , në fusha të ngjashme në një universitet cilësor perëndimor, ose të ketë një përvojë të gjatë pune në këtë fushë.
· Të ketë 3- 5 vjet përvojë pune në pozicion menaxhues në fushën e TIK
· Përbën avantazh përvoja e mëparshme në një institucion të ngjashëm.
· Të ketë aftësi të mira komunikuese dhe menaxhuese
· Te zotërojë njohuri të mira te anglishtes së folur dhe të shkruar
Pershkrimi i punes:
Kandidati do te kryejë detyrat e mëposhtëme:
· Do të bashkepunoje me Drejtorin e Përgjithshem për koordinimin e aktivitetit të Agjencisë dhe specifikimin e outputeve te saj
· Drejtimin e punës së stafit në department në mbështetje të AKShI
· Përgatitjen e planeve të punës dhe raporteve në monitorimin e progreseve të Projektit
· Të identifikojë teoritë dhe praktikat më të mira për zhvillimin e punës.
· Të përdorë burimet njerëzore dhe të tjera në mbeshtetje te zhvillimit te Departamentit.
· Të formulojë dhe menaxhojë standarte të TIK, të ndjekë implementimin e tyre
· Të japë opinione të specializuara përsa i përket standarteve teknike.
· Të identifikojë dhe krijojë standarte dhe teknika të reja në fushën e TIK.
Specialist pranë Drejtorisë së Standarteve dhe Teknikës
Kërkesa të veçanta:
Kanditdati duhet të plotësojë këto kërkesa
· Të ketë mbaruar studimet e larta në fushën e Teknologjisë së Informacionit , në fusha të ngjashme në një universitet cilësor perëndimor, ose të ketë një përvojë të gjatë pune në këtë fushë.
· Të ketë jo më pak se 3 vjet përvojë pune në pozicion menaxhues në fushën e TIK
· Përbën avantazh përvoja e mëparshme në një institucion të ngjashëm.
· Të ketë aftësi të mira komunikuese dhe menaxhuese
· Te zotërojë njohuri të mira te anglishtes së folur dhe të shkruar
Pershkrimi i punes:
Kandidati do te kryeje detyrat e meposhtme:
· Do të bashkëpunojë me stafin e Agjencisë dhe specifikimin e outputeve te saj
· Përgatitjen e planeve të punës dhe raporteve në monitorimin e progreseve te Projektit
· Të identifikojë teoritë dhe praktikat më të mira për përmirësimin e punës.
· Përdorimin e burimeve njerëzore dhe te burimeve te tjera në mbeshtetje të zhvillimit të Departamentit.
· Të formulojë dhe menaxhojë standarte të TIK si dhe të ndjekë implementimin e tyre
· Të japë opinione të specializuara përsa i përket standarteve teknike.
· Identifikimin dhe krijimin e standarteve dhe teknikave të reja në fushën e TIK.
Paraqitja e Dokumentave
Kandidatët e interesuar që ndodhen në Shqipëri duhet të paraqesin dokumentet e nevojshme brenda datës 24 Janar 2007 tek Agjencia Kombëtare të Shoqërise së Informacionit pranë Këshillit të Ministrave:
· Kërkesë për Aplikim
· CV
· Fotokopje të diplomës të noterizuar
Certifikatë lindje me fotografi ose fotokopje të pashaportës apo një mjet tjetër identifikimi
· Rekomandime nga punëdhënësit e mëparshëm
Vetem kandidatët që aplikojne nga vendet e Evropës Perëndimore, SHBA dhe Kanada, dhe vende të tjera të botës mund t’i dërgojnë dokumentat e kërkuara me anë të e-mailit në adresën brain.gain.al@undp.org brenda të njëjtës datë (24 Janar 2007).
Një komision i posaçëm do të shqyrtojë kandidaturat e paraqitura. Vetëm finalistët do të njoftohen për intervistë. Detajet teknike të punësimit si edhe mbështetja nga UNDP do të përcaktohen dhe diskutohen gjatë procesit të përzgjedhjes.