E marte, 02-12-2008, 12:58am (GMT) Zemra STAFI RSS Lidhje Harta Kontakt
 
 
::| Kerkoni:       [Kerkim i Avancuar]  
 
Kategorite  
Editorial
Intervista
Komente Analiza
Personazh
Revista Zemra
Elita Kombëtare
Historia
Reportazh
Letërsi
Shqipëria Etnike
Debat
Letrat e lexuesve
Shqipëria
Forum
Kinema
Njohje
Muzikë
Art Kulturë
Shoqëria
Argëtim
Sporti
Galeria
Lojra
Chat
Direktoria
Bota
English
Njoftime
Speciale
::| Sondazh
Pavarsia e Kosoves, realizoi endrren shekullore. Megjithate lind pyetja: Do te kishit deshire, per shkrirje shqiptaresh ne nje Shtet, apo per ekzistencen e dy Shteteve? Ju lutemi Votoni...
Shtet i vetem Shqiptaresh
Dy Shtete Shqiperi - Kosove
::| Email Lajmerues
Emri:
Email:
 
 
 
Letrat e lexuesve
 
Adem Berisha: Jeta nuk matet me vitet e shkuara, por me veprat e bëra gjatë saj
E premte, 19-09-2008, 07:20pm (GMT)

Adem Berisha
Jeta nuk matet me vitet e shkuara, por me veprat e bëra gjatë saj

Nga Adem Berisha
 
Zonjë e nderuar Fatmira Hajdari, këtyre ditëve lexova intervistat tuaja, të engjellushës dhe "kukullës" së Azemit, Rudinës, percolla edhe emisione nëpër TV dhe gjithë këto me një rrënqethje të tërësishme të trupit tim, kuptohet nuk ishte kjo hera e parë nga se gjithë ngjarjet rreth familjës tuaj dhe heroit të demokracisë e njërit nga kolosët e çështjës kombtare shqiptare, vëllait e birit të popullit Azem Hajdari, i kam përcjellur me kurreshtje të veçantë. Por tash që ishte ky pervjetor vetëm sa shtoi emocionet, dhëmbjen e pafund por gjithësesi edhe krenarinë për faktin se ky popull lindi dhe rriti një burr të veçantë si Azemi. Unë jam i sigurt se edhe TI, përkundër dhëmbjes qe të përcjell dhe gjithë kujtimeve të mira për te, ndjehesh e lumtur dhe krenare që këtë mbinjeri e kishe fat të jetës tuaj me të cilin ke lindur tre yjet e tu, Kirin, Rudinen dhe Azemin e vogël - të Madh, tash edhe ai është bërë burr. Qofshin jetëgjatë, me fat të mirë në jetë dhe nga Zoti të bekuar. Zonjë e nderuar Fatmira, me qëndrimin tuaj dinjitoz gjatë jetës së përbashkët me Azemin e më pas dhe gjithë virtytet pozitive qe të stolisin, TI e ke merituar Azemin por çka t'i thuhet paradoksit që ai aq heret fizikisht u nda prej teje. Unë dua dhe gjithësesi besoj se TI dhe yjet e tu jeni dhe do të jeni të fortë e të përballoni këtë dhimbje të madhe sepse 99,9% të saj ua kanë marrë vëllezërit e motrat tuaja

Fatmira - Azemi - Rudina
prandaj tek JU duhet të ketë mbetur pak nga ajo. Mbahuni të fortë dhe jetojeni jeten duke mos ndier shumë mungesen e Azemit sepse ai dhe vepra e tij e ndritur jeton me JUVE dhe gjithë neve që e duam dhe ia dijmë vlerat. Mendova e çmendova të shkruaj apo të mos shkruaj por nuk arrita qe të përmbahem nga emocionet e të mos bëj këtë shkrim mbase edhe jo të tillë çfarë do të dëshiroja do të bëja. Fatkeqësisht, nuk është edhe për t'u habitur për gjithë këtë që i ndodhi Azemit por edhe JUVE të katërve si edhe gjithë shqiptarëve tek të cilët sikur uji i Valbonës, gurgullon gjaku me ngjyren e sfondit të shqipës tonë të lavdishme dykrenare në flamur, kur ky nuk është as rasti i parë e as rasti i fundit pas Azemit i kryer nga dora gjakatare, sherbtore e armiqëve të përbetuar, të burrave e atdhetarëve më të devotshëm të këtij kombi. Ata janë dhe pëjetësisht do të mbesin të mjerë si dhe në mos për të gjallë, në varr do t'i vras ndërgjegjëja për veprat çnjerëzore që kanë bërë. Tu drejtova kësisoji ndonse nuk jam i sigurtë qe do të kesh rastin të lexosh këtë mesazh, por megjithate, desha që edhe në këtë mënyrë të shpreh dhëmbjen dhe të bashkëndiej me TY e gjithë të dashurit e Azemit. Zoti JU bekoftë dhe përherë përjetofshit vetëm e vetëm çaste të gëzuara.

Me rrespekt të veçantë dhe përzemërsi nga xhaxhi Adem Berisha nga Rahoveci, Republika e Kosovës të cilen Azemi aq shumë e donte por nuk arriti që këtë realitet edhe të përjetonte.

Postuar: Ketu


Lexo/Shkruaj Komente (2)        Printo        Dergoje        Top




 
::| Artikujt e Fundit
::| Speciale
Kadri Mani: Kush është Bekim Rexhepi- Bekimbeu?
Adem Berisha: Jeta nuk matet me vitet e shkuara, por me veprat e bëra gjatë saj
Adem Berisha: Njeriu jeton për derisa të jetojë vepra dhe kujtimi për te
Adem Berisha: Znj. Këze, le të kemi gruan e shumë viteve
Kadri Mani: Data 6. 8. 2008: Dita e 33-të e grevës së flijimi të punëtorëve të RTP-së
Letër publike nga shkrimtari Shefqet Dibrani
''Krytha'': Turpi Parlamentar
Kadri Mani: Dita e 18-të e grevës së punëtorëve të RTP-së
Dhimiter Xhoga: Libri "Kanadaja" nje "ambasador'' i perhershem per ne emigrantet shqiptare ne Kanada
Kadri Mani: Dita e 7-të e grevës së punëtorëve të RTP-së

Ndryshoni Pamjen
[Krye]