E premte, 21-11-2008, 01:50pm (GMT) Zemra STAFI RSS Lidhje Harta Kontakt
 
 
::| Kerkoni:       [Kerkim i Avancuar]  
 
Kategorite  
Editorial
Intervista
Komente Analiza
Personazh
Revista Zemra
Elita Kombëtare
Historia
Reportazh
Letërsi
Shqipëria Etnike
Debat
Letrat e lexuesve
Shqipëria
Forum
Kinema
Njohje
Muzikë
Art Kulturë
Shoqëria
Argëtim
Sporti
Galeria
Lojra
Chat
Direktoria
Bota
English
Njoftime
Speciale
::| Sondazh
Pavarsia e Kosoves, realizoi endrren shekullore. Megjithate lind pyetja: Do te kishit deshire, per shkrirje shqiptaresh ne nje Shtet, apo per ekzistencen e dy Shteteve? Ju lutemi Votoni...
Shtet i vetem Shqiptaresh
Dy Shtete Shqiperi - Kosove
::| Email Lajmerues
Emri:
Email:
 
 
 
Letrat e lexuesve
 
Adem Berisha: Znj. Këze, le të kemi gruan e shumë viteve
E enjte, 28-08-2008, 04:22pm (GMT)

Adem Berisha
Znj. Këze, le të kemi gruan e shumë viteve

Nga Adem Berisha
 
Le të them që mjaft lexova për Ty, por nuk është mjaft. Jeta dhe vepra jote e ndritur prej një zonje të rëndë tepelenase të Tepelenës së Ali Pashës, vështirë të arrihet të mësohet tërësisht por edhe ajo çka dihet, së pakut nga unë, për mua është e mjaftueshme qe te të konsideroj jo vetëm si gruan e vitit 2008, por të uroj qe të kemi gruan e shumë e shumë viteve. Me ty krenohet familja, le të jetë i lumtur edhe zotëri Qemali qe të ka për shok të jetës, rrethi yt kahdo qe punove dhe veprove, le të krenohet i gjithë kombi të cilit Ti kahdo qe të shkosh i zbardhë fytyren. Angazhimi yt gjithëherë në funkcion të popullit dhe atdheut, Ty e dashura Keze të lartëson mbi retë e qiellit. Nxënësit dhe studentët e tu të cilët kishin fatin te të njohin drejtëpërdrejtë e që qe nga Ty të vjelin nektarin e mirësisë, dashurisë, kulturës, atdhedashurisë . . . përherë do të mbajnë në kujtesë për të mirë. Por jo vetëm ata, Ti me gjithë të mirat që ke, ke hy thellë edhe në zemërat tona qe të njohim në mënyrë indirekte përmes veprave tuaja të mira të cilat të mbajnë lartë si një heroinë e kohës së re, e paqës dhe mirësisë por edhe si një veprimtare e dalluar për të rëzuar të vjetren

Këze (Kozeta) Zylo
komuniste dhe popullin tuaj ta lirosh nga prangat e shumë dekadave. Dekaden që nga 1997 të cilen e kalove në SHBA, përkatësisht metropolin e New Yorkut ku si pedagoge në Globe Institute of Technology në Manhattan, Ti e shfrytëzove maksimalisht edhe si ambasadore jo vetëm e Shqipërisë por e gjithë shqiptarëve ku vit për vit organizove dhe kremtove Festen e Flamurit në mjediset shqiptaro-amerikane duke pasur rreth vetës kongresmenë, ambasadorë e figuara të shquara të jetës publike në mullarin e botës, Ameriken e Madhe por edhe Zotin e dytë të shqiptarëve. Nuk është pak të jesh edhe anëtare e Këshillit Botues të Librit në Metropolen e New Yorkut ku me krijimtarinë tuaj publicistike e letraro-artistike, veçanërisht me poezitë tuaja të shkëlqyeshme, përfitove edhe zemrat e studentëve shqiptaro-amerikanë e më gjërë. Ndonse së tepërmi e zgjatë, për fund nga zemra dua te të përgëzoj për botimin e librit tuaj të ri "Pranverë pa mimoza" i cili besoj se do të pushtojë gjithë viset dhe trojet shqiptare duke qenë i mirëpritur dhe mirëseardhur. Të uroj jetë të gjatë e të lumtur, shëndet të mirë dhe gjithë të mirat tjera që jeta mund të ofrojë. "Njeriu jeton për aq sa do të jetojë vepra dhe kujtimi për te" por edhe: "Derisa për vend në politikë lufton, në etikë vetë vendi të kerkon". Veprat tuaja bëjnë që Ty vetë vendi të kerkon të jeshë aty ku duhet të jesh. Me shumë rrespekt dhe përzemërësi nga xhaxhi Adem Berisha, Rahovec - Republika e Kosovës.

Postuar: http://www.zemrashqiptare.net/comment/2763/


Lexo/Shkruaj Komente (2)        Printo        Dergoje        Top




 
::| Artikujt e Fundit
::| Speciale
Kadri Mani: Kush është Bekim Rexhepi- Bekimbeu?
Adem Berisha: Jeta nuk matet me vitet e shkuara, por me veprat e bëra gjatë saj
Adem Berisha: Njeriu jeton për derisa të jetojë vepra dhe kujtimi për te
Adem Berisha: Znj. Këze, le të kemi gruan e shumë viteve
Kadri Mani: Data 6. 8. 2008: Dita e 33-të e grevës së flijimi të punëtorëve të RTP-së
Letër publike nga shkrimtari Shefqet Dibrani
''Krytha'': Turpi Parlamentar
Kadri Mani: Dita e 18-të e grevës së punëtorëve të RTP-së
Dhimiter Xhoga: Libri "Kanadaja" nje "ambasador'' i perhershem per ne emigrantet shqiptare ne Kanada
Kadri Mani: Dita e 7-të e grevës së punëtorëve të RTP-së

Ndryshoni Pamjen
[Krye]