| Zemra Shqiptare | ||||
|
Kadri Mani: RTP - Në grevë! E diel, 06-07-2008, 06:55pm (GMT)
RTP- NË GREVË! Nga Kadri Mani Të nderuar lexues, mbrëmë më datën 5.7.2008, në orën 10 të mbrëmjes kam qenë i ftuar mysafir në emisionin për Mërgatën, dhe meqë kisha një tremë (nuk jam mësuar të më ftojnë shpesh!) dhe isha në një ngutje se cilit t’i përgjigjem më parë e më saktë, pa dashje e kam bërë një lëshim të pafalshëm: dyert e Radios kishin qenë të bllokuara nga barrikada (shatorri) që kishin vënë grevistët, që jua kishin huajtur TMK-ja, pra i përkrahim edhe ne e solidarizohemi me ata 18 vetë, që simbolizon 18-vjetët e dëbimit nga Shtëpia e tyre!!! KËRKESAT E GREVËS SË FLIJIMIT: 1. Kthimi në shtëpinë tonë. 2. Kompensimi për 8 vitet e shkuara. 3. Pranimi i përvojës së punës. 4. Moslejimi i tjetërsimit të pasurisë së RTP-së. 5. Zgjidhja e çështjes së punëtorëve me kërkesa sociale. P.S.: Unë në emisionin e mbrëmshëm të zotit Imer Klloloqi (emisioni ka qenë i lirë dhe pa asnjë kufizim), sikur e bëmë një kontratë paqeje, me qëllim që të jetojmë në harmoni si mërgatë dhe si popullatë, duke i përkrahur organet e pushtetit, dhe tash kemi të drejtë t’iu drejtohem këtyre organeve kombëtare-ndërkombëtare që të mos e prishin këtë kontratë të ofruar nga ana jonë: të shohin urgjentisht situatën e grevistëve, sepse ne që i kemi përjetuar grevat nën robërinë e egër sllave, i përjetojmë fort rëndë grevat në liri!?! Na kujtohet artikulli i redaktorit të ndjerë, Jusuf Ferizi: PJELLA E ZEZË e Dan-Kushnerit!! Pashë se shatorri ishte i vjetër dhe me vrima, dhe shiu pikonte mbi 18-shtretërit ku ishin shtrirë në grevën e flijimit grevistët tanë (kush e di se në sa dyer të hekurta kanë trokitur ndërkohë, dhe sa premtime të kota kanë marrë!?), ndërsa ne bëjmë gjumë të rehatshëm në shtretërit e lumnisë!! Pra, ne, me gëzim e hare, jua uruam Pavarësinë, por s’ka pavarësi me greva urie! E në gjendje të ngjashme ka edhe shtresa të tjera, apojo?- sikur: Invalidët e Luftës, Arsimi, Shëndetësia, të papunët, të pastrehët, familjet e të pagjeturve... dhe kush është kah “punon” për zgjidhjen e problemeve të popullit!?! Që të mos zgjatemi, po e përfundojmë me parullat e grevistëve: RTP-ja: -1990-99 e okupuar- 1999...?! e riokupuar! -Qeveri e Kosovës, përmbushe premtimin e dhënë! -RTP-ja, Rilindja dhe Trepça, sinonimet e Kosovës! -Drejtësi ku je?! -GREVA E FLIJIMIT TË PUNËTORËVE TË RTP-së -Ku je, o Popull?! -Mos na tradhto, Kuvendi i Kosovës! -RTP-ja ndërgjegjja jonë! |
||||
| Powered by SoSo News Express Pro 2.1.1 Copyright © 2005-2007 by SoSoVN.com. All rights reserved. |
||||