| Zemra Shqiptare | ||||
|
Kadri Mani: Raport nga një ngushëllim për një rast vdekjeje në Gjilan E diel, 18-05-2008, 08:42pm (GMT)
Raport nga një ngushëllim për një rast vdekjeje në Gjilan
Nga Kadri Mani
I nderuari Kryeredaktor Gëzim, duke ju mburrur dhe përgëzuar për veprimtarinë tuaj gazetare-botuese, po ju raportoj sa vijon: 14.5.2008 Zgjimi si zakonisht, moti i mirë, me diell. Gruaja ime sapo përgatitej të shkonte në fqinjësi te vëllai i vet, na erdh lajmi se asaj i ka vdekur një tezak, Bekë Baraliu, në Gjilan. Bekë Baraliu: 4.10.1929-14.5.2008, vdiq nga një sëmurje e gjatë. Pas vete la gruan, 6 fëmijë dhe 20 nipa e mbesa. Përshëndetjet si në rastin e parë të raportimit: merhaba-Selamaljekym!! E potencova sërish se në odën shqiptare duhet të flitet vetëm shqip. Masa ishte e kënaqur, por ia hodhi në kompetencë haxhiut që ishte edhe jurist, ama ai- heshti!? Burrat flasin fjalë pleqërishte: Kush thotë se ka bukë të ligë e m** të mirë, lus zotin të mos takohemi me at rang njerëzish! Xhaxi Zymberi thoshte: ju i keni me të dëgjueme, me të lexueme, me të këndueme, kurse unë i kam të përjetueme! Plaku Fedhmi Sylejmani 77-vjeçar: është i brengosur për sjelljet e njerëzve në mënyrë hiç burrërore: ndryshe kanë qenë burrat e motit nga të sotit!?! Halim Rrudhani, pleqnar: Akëcili nga tribuna mban fjalim për pastërti, e duhma i shkon deri në Australi! S’ka forcë që të detyron dikush ta respektosh dikë, pos imponimit autoritativ të individit të merituar. Varrimi u bë në varrezat e qyteti Gjilan: tallkinin dhe aminin, hoxha i këndoi në gjuhën shqipe, kurse në mes tyre, duatë që nja 5-6 apo 6-7 persona hoxhallarë-muezinë-haxhinj ia këndojnë të ndjerit me radhë, që të gjitha bëhen në gjuhën turko-arabe: Elhamdulil-lahi, Kulhuvallahi, Kulauzi i madh, Kulauzi i vogël, Izaxhaja, Tebetjedaja, Elifmam-mimi... Në kontekst hoxha përmend të katër qitapët: Tevrati, Zeburi, Ingjili, Kur’ani, ama në predikim sikur i harrojnë dhe thonë me ngulm se vetëm feja myslimane është e vërtetë dhe e pranueshme e të gjitha të tjerat janë mashtruese dhe që të gjithë popujt tjerë shkojnë në ferr!! Pas varrimit, pjesëmarrësit e afërm shpërndahen nëpër shtëpitë e veta, kurse të largëtit kthen në shtëpinë e të ndjerit për ngushëllim dhe në drekë; por për të mos u bë kallaballëk, neve na mori zotni Bilall Ibrahimi nga Konçuli, e na çoi për drekë në restorantin luksoz BUJANA, ku për katër persona dreka kushtoi përafërsisht 35 euro. I ndjeri la pas vdekjes: bashkëshorten Sadbere dhe bijtë e bijat: Taibe, Idrizi, Hamide, Abdylaziz, Emine, Rabije si dhe 20 nipa e mbesa: Zijavere, Blerimi, Nyrten, Kushtrimi, Fatmire, Naseri, Minire, Teuta, Besniku, Flora, Vjollca, Bekimi, Naimi, Arbnori, Rinori, Albulena, Albani, Arianiti, Fanoli dhe Bardhi. Të shpresojmë se pagëzimi aktual i foshnjave e emra të rinj burimorë shqiptarë, sinjalizon kthesën pozitive, ama duke i luftuar pandërprerë fjalët e doket e huaja si një mish i egër në trupin e shëndoshë shqiptar. Naseri ka qenë në UÇK, Brigada 112 “Mujdin Aliu”, toger i Kompanisë më 2001 në Tetovë. Pastaj bashkë me vëllain tim në të vjetrin Ramizin (1920), e vizituam një fqinjin e tyre njeri i devotshëm dhe trim, zotni Hajredin Sylejmani nga Zarbinca (12.9.1936), ka qenë postier e tash pensionist me 75 euro në muaj: ka 6 fëmijë, tre bij e tri bija, si dhe 8 nipa e mbesa. Qëllimi i vizitës tonë ishte mirënjohja e respekti ynë ndaj këtij bamirësi: Ramizit nuk po ia jepnin pensionin prej 100 frangash franceze, ( 7-vjet nuk ia kanë dhënë!), me “motivacion” se kinse nuk po dinin t’i llogaritnin devizat në dinarë, kurse në fakt nuk donin t’ia jepnin “armikut” që ka qenë në burg i dënuar kundër sistemit jugosllav!! Ramizi shkon ta kërkojë rrogën për vëllain tonë më të ri, për Begzadin, sepse edhe ky tani gjendej në burg, dhe as këtij nuk donin t’ia jepnin të hollat e eveta! Nëpunësi i keq Ahmeti i Bresalcit, i thotë Ramizit: Çfarë të hollash, vëllain e ke në burg!?! Në këtë situatë, zotni Hajredin Sylejmani shkon te drejtori, zotni Ramadan Brestovci (kushëri i parë i Profesorit të ndjerë, Dr. Sadullah Brestovci), dhe i thotë se vetë e merr përsipër përgjegjësinë, dhe jua jep pensionin që ju takonte! Efektet e shkrimeve Nga raportimi ynë për vdekjen e vëllait tonë, Avdiut, na ka arritur kjo letër: “Shumë i nderuari Kadri, Gjergj Driloni, Bruksel” Pas kësaj letre duhet të shtojmë se hoxhallarët fshehin shumëçka nga biografia e Muhamedit: disa predikojnë a i ka pas 4 gra e disa 7 gra, për të qenë brenda ligjit apo “Sheriatit”, që myslimanit i lejohen 4 deri në 7 gra, por nuk e thonë të vërtetën se Muhamedi ka pasur 11 gra me kurorë dhe dy gra dhuratë, ose me honorar! Pra, i ka pas 13 gra.[1] A duhet të lejohen vajzat e vogla (por edhe ato të mëdhatë) te shkojnë në shkollat shqiptare, me ferexhe? A mos fshihet dora e pushtuesve në predikimet e mbrapshta të disa hoxhallarëve!?!
Ligjet e rrepta që e mbajnë në injorancë dhe ia shkelin të gjitha të drejtat Vendi arab ku gruaja është shndërruar në mall shkëmbimi
Tamam sikur në Shqipëri dikur dhe vende-vende edhe sot: gratë të ngarkuara me ujë, me bar, me shkarpa!!! Dhe merreni me mend, ne që luftojmë kundër injorancës, injorantët na shpifin se kinse ne jemi kundër fesë!! [1] KUR'AN ČASNI, Zagreb, 1996, f. 886. |
||||
| Powered by SoSo News Express Pro 2.1.1 Copyright © 2005-2007 by SoSoVN.com. All rights reserved. |
||||