| Zemra Shqiptare | ||||
|
Llemadeo: I mjeri ti Atdhe i mjeri! E Hene, 01-12-2008, 07:19pm (GMT)
I mjeri ti Atdhe i mjeri! Kombit në kohë zie! Poemë-Vaje I mjeri ti o atdhe’ i mjeri’ Për ata fisnikë të mënçur që nuk janë ma mbi Dhe! I mjeri ti o atdhe’ i mjeri’ Për do udhëheqsa t’korruptuem që në krye po mi ke! *** Çka të them më parë o kombi im, o gaz e vajë’ E kob’ e zi, që me të vajtue je bamun kaherë e mot, Nda në shtatqind copa, pre e gri, Ndër luftra barbare, në çdo epokë! Ku tja filloj kujes me vajë e gjamë, Sa edhe malet në zëmër me i dridhë E le të shëmbet çka asht për tu shëmbë’ Të rrafshohet bota, nëse kombi im nuk asht i lirë! Ku tja nis fjalës unë sot ma parë, Kur tash’ drita e shpresës u mek, u fik…!? Kur prap po hyn kulçedra ndër shqiptar’ E nëpër trojet tona me pjellë’ çdo ditë…! Çka ishte vallë gjithë njaj entuziazem Mbas aq shumë vujetje e mundimi?! Kush e bani njashtu aq t’madhe at’ dasëm… Të gjoja Lirisë’ kur nuk u ba bashkimi!? Dekorata për fama nënshkrimesh E bindje marrveshjesh… kush ndau e po ndanë?! Shkrime ndër gazeta e libra’ me lavdrime plot Për atdhetarizëm e patriotizem falls’ Kur coptimi është real, kush vallë po ban?! Në një kohë kur Mitrovica, Presheva vajtohen me lot Ndërsa si në 1974-shin’ e njëjta situatë po troket… E pushtetit paralel’ kur shqiptarët ishin në t’Beogradit parlament’ Me tituj e grada shkencore, doktora e profesora’ me fletë…! *** Çfarë janë tuj bamun shqiptart e sodit’ Presidenta, kryeministra, ministra’ e çjanë’ Diplomatët’ nën’ të partive kapistra’ Si po janë me shëndet o Zot, a po pinë e hanë?! Oh’ po atyne mos u ndihmoftë perëndia’ E krahët u thafshin te tanëve krejt! Se qysh njat ditë që postet i marrin, shohin ma shumë për kah pasunia… Për me ba vila t’reja, e me e fry çdo xhep! *** Kena Luftue…! thanë do kokrrosha… Dhe menjëherë; „heronjë të gjallë” e thirrën vedin, E gradat; „gjeneral, komandant“’ ja ngjeshën krahit Edhe kolltuqet i rrokën’ der me njëri-tjetrin kjen tue u vra Për poste n’qeveri, për njat’ farë hesapit…! Ndërsa Toka e përgjakur rënkonte e gjëmonte Bashkë me ofshamat e nanave’ gjamë-mëdha’ Tuj lypun trupat e humbur, t’kufomave të pa varrosuna, Të heronjëve të vërtetë’ që për atdhe kan ra! Nanat shqiptare, gratë e fmitë jetima, Familjet e heronjëve, shkojshin gjamë tuj ba! Tuj kërkue drejtësi’ ndër greva e ankime, Përpara heshtjes politike t’shqiptarve-unmik… T’shqiptarve pseudo-politikaj, përpara botës pa za! *** Dhe bota-unmik’ i pau shqiptart karierista; Se si mbas gjithë atijë gjakut të derdhun‚ fushave e malve rrkajë… u turrën mbas gradave, titujve, plaçkave e karrikave… sa dhe Mitrovicën e lanë në ato ditë t’përgjakshme’ nën flakët e sajë. E lan Mitrovicën dhe Preshevën’ si të ishin shkreti…, „Trimat…“, që nuk e permëndshin ma emrin e vet askund, Veç „gjenerala e komandanta me grada“, njeri tjetrin e thirrshin Në çdo qytet e lagje, në çdo fshat të djegur e të bamun shkrum! I pau bota mirë shqiptarët se sa janë për vedi, Sa e nderojnë europën e botën mbarë; Nëpër ngritje minaresh e shëmbje kishash…, Nëpër trojet Ilirie, të krishtërimit dymijë vjeçar! I pau bota mirë, se sa Shqiptarët “din me punue”, Kur asnjë herë bashkimin’ nuk e kërkoj asnjana palë! As Shqypnia e vorfën, n’krraba t’komunizmit vjerrë’ e harrue, Prej të shumtëve pseudointelektual, pseudopolitikan të sajë! Por as Kosova vetë nuk mujti me i thanë dy fjalë, Fjalën „Bashkim“ askush nuk deshti me zanë në gojë! Andrrimtart për kolltuqe qeverinash, të pa aftët në atë lojë, E shihnin vetën n’andërr; si diplomat me porotofole… Aeroporteve me bodigard e vetura, tuj ba hije, kah t’vinë e t’shkojnë! Nuk deshtën me u bashkue’ në një fjalë e mendim Shqiptarët e përçamun në fena e politika, Ku njana palë e shan e tjetra e lavdron… Deri edhe GJERGJ KASTRIOTIN, të cillin e nderon Historia! *** Thonë se; „shqiptarët janë të bashkuem E nuk i ndajnë fetë as partinat…!”! Një rrënë e vjetër tashma’ me bisht…! Se vetëm përçarjet’ kombin e coptuen Në kohën kur gjysa fliste shqyp e gjysa turko-arabisht! Se Arabisht ja çuen Europes dikur njat letër… Kur atë vendim’ Prizreni’ e pat çue n’ Berlin… Kur shqiptarët’ disa’ si ma të zgjedhun, kjen bashkue Kur shumica nënshkruen’ për me ndejtë me osmaninë! Ndaj Berlini pat shkrue se; „nuk njeh ndonjë komb Shqyptar’ Që e humb gjuhën e vet e don me u quejt’ osmani…!“! E për ata mbet mbas dore fati ynë kombëtar’ Edhe pse gjurmë’ drejt nesh bante’ e mira Austri! E në atë kohë’ Serbia ju sul veriut shqiptar Me njat marveshje tinzare’ me Moske e Athin’ Për me nda në dy pjese, ndërshej vedit ata’ Bash njaty ku rrjedha’ shkon poshtë nëpër Shkumbin! Qëndruen burrat e motit, Oso Kukt’ në Shkodër e Malci Qëndruen Lekët e Hotit edhe të Dukagjinit! Por ligsht u zu Kosova, Shkupi, Manastiri dhe e bukura’ Çameri, Kur Serbi e Athina, ne emër t’orthodhoksisë ja msyni…! Dhe i shkyen ato copa’ si në ndonjë gjah’ të vramë! Shkoj Gruda, Malcia me gjith Hot e Ulqin, Rane trojet shqiptare deri larg ne Tivar Ku deti i rrah valët me të lashtin gjëmim! Ra dhe Manastiri, deri edhe Janina, Çamria ra nan thëmbër të Greqisë, Copa’ copa u ba’ e mjera Shqipëria, Zëmra e ballkanit, në shekujt e historisë. Sdeshti ma me ditë europa’ për shqiptarët’ Se zemrimi fanatik i feve e kishte idhnue keq Nuk donte atëherë europa të kish afër islam’ Edhe pse sot faltoret’ bash n’Berlin’ vete po i ndreq! Ndersa sot, tinzisht do shtete fanatike Me ka njemije banore’, në kosove po i krijon Bash njajo tinzarja e botës’ pjesa prapanike Qe lufte fetare të fshehta nis e organizon! Kurse’ një Palestine të dytë, ballkanit’ Fanatizmi orthodhoks’ në zëmër po ja krijon Ku njani-tjetrit’ sytë’ tash kan me ja nxjerrë Palët’ që padrejtësitë nuk mundet ti durojnë! *** Ndërsa’ mjerisht’ ma të përçarë se sot Shqiptarët skanë kënë kurrë në jetë, Ku tashma është e vështirë me i bashkue Se pasuritë, partinat, mafjet apo fetë, aq keq i kan gatrrue! Ndërsa Sllavi dhelprak’ ma fort se kurr u bashkue, Derisa vlla e ban Grekun në kohë të vështira, Se ma Rusin… e ka babë e nanë Se prej atje i vjen fara, raca, origjina! Kurse shqiptarët tuj ba „politika…“, Nëpër shumë partina, shoqata e grupe’ ndahen e grinden… Ndërsa numrojnë kostumet, kollaret’ nëpër intervista… Dhuratat që kanë marrë prej atyre që u bindën…! Ngrejnë dolli e ndajnë dekorata pa fund’ ndër përvejtore, Tuj i thur lavdi njani tjetrit’ pa burrnisht! Tuj mos pasë kurrfarë krenarie, urtësie e thjeshtësie njerzore, Por si ta kishin botën të tyre, mburru e mënd’ shit! Kurse serbi vrastar’ luej harush në Mitrovicë, Vriti shqiptart, rrihi, dëbojë e djegëjau shtëpiat, Nën vëzhgimin e forcave aleate’ natyrisht… Forca të cilat’ diku thellë e ruajnë dashurinë sllave Ata që për të ligat ndaj shqiptarve, heshtin vazhdimisht! *** Ashtu shkuan vitet dhe sot vjen „Eulexi“, Një ligj i ri që Kosoven e copton ma shumë, Ku nuk bahat ma fjalë për hallin e Preshevës, Apo të Mitrovicës që pa liri’ po digjën’ shkrum! Por do mikro-shtete t’vogla’ Serbia, Si bira n’zëmër’ asht’ Kosovës tuj ja krijue! Bash njaty ku brinjët ma të holla ajo i ka, E ku dhimbja kombin e ban me gjimue…! Sot kur askurrkush nuk mundet me ba’ ma za, Serbia me politiken e saje dinake e me miqt e fortë, Do shtete të reja n’kosovë ashtu tuj i çue përpjetë’ si kala! Jo po thon Katunde janë…! Ah’ me kjajt edhe gurët e malit asht tuj u ba! Se bash njaty ku kishën e Deçanit’ serbi marr na e ka, Po ta çojn Serbia, Moska e Athina’ ma të lartën kullë në botë, Të orthodhoksisë’ dinakën grataçelë gjigande, Edhe njaty po ti ban kongreset ma të mëdha… Orthodhoksia fanatike greko-sllave… E do rruga’ tash po duhet me u ndërtue prej shqiptarve, Për kah të shkojnë e të vijnë tuj lodrue… Pashiqat e millosheviçat’ racistat e terbue! *** Ndërsa sot’ në këtë shekull të ri, Po të ndajnë prap ty o Dardani Ilire, o Dardani shqiptare! Po të ndajnë e stërndajnë edhe pse nuk je e bashkume, Po të ndajnë nëpër paqën fallso të botës gënjshtare’ Nëpër lirinë mashtruese të çlirimit falls’ Po të coptojnë tuj të nda ndërshej vedi…për fare’ Te tanë grimë e copë’ pa të pyet aspak! E ti shih andrra o popull’ e duartrokit kot së koti Disa të pa aftë, bëlbëzana, servila te gjithkujë, Të cilët’ për ti zatetë’ të pasmet’ në njato karrike E ulin kryet me drejtim kah lindja… E ka perëndimi i kthejnë ato… tuj i thanë; Po!’ gjithkujë! *** Eh’ tashma iku koha e rrokjes së grykhollave, Kot shpreson atje thellë… diku i strukun patriotizmi, Se aq shumë u shkërdhye morali’ njerzor… Prej njatyne belhollave’ ndër ato bordello… Të cilat n’trojet Ilire’ i krijoj antishqiptarizmi…! Po’ po! Se i hueji’ ndër trojet që shkon tuj i shkelë me luftë, Apo në emër’ të gjoja mbrojtjes së të drejtave dhe të lirisë, Ma spari ai lejon me u ndërtue ndonjë bordello… Ku me iu çfry fuqitë, forcat’ e ushtrisë…! E prap me njato metoda dinake, I hueji’ të rinjtë e vendit i çorodit, i marros’ Të cilët’ edhe pa buk në bark, Sulen mbas lakuriqësisë së danceve, Kur shohin shalët e bukura’ tuj u krekos…! Eh’ për lirinë’ thonë të rinjtë e sodit; “Luftuen t’parët tanë, e çka fituen?! Asgja’ përveç vorreve të hupuna e coptimin e kombit’ Edhe pse vuajtën për lirinë’ sa sharruen! E tash na, me mbetë pa ba qejf, Pa i shijue gjith kto “ditë e kohë të mira”, Që i sollën të huejt me forca gjithçfarë!?”! E kujt ja ka marrë mëndja se do të vijë dita Që kohën me kalue qefeve’ i riu shqiptar?! *** Po unë qofsha i gabuar o Zot, me këtë analizë mendimi! E krejt ndryshe qoftë realiteti në mëndjet e të rinjëve, Ndërsa i naltë e i pa thyeshëm u rritëtë’ patriotizmi Dhe deshira për lirinë e plotë e bashkim të njasaj shqiptarie! E mue këto poema, atëherë’ kurr mos më pafshin dritë, Por u harrofshin o zot, nëse shqiptart sa ma parë’ i hapin sytë! Por fort po drue se shumë jan vërbue… Dhe e kan lanë patriotizmin në njanën anë, Edhe pse kangë patriotike shkojnë tuj ndigjue Makinave të shtrenjta’ e diskove-tallava’ botës anë e mbanë! Spo due me u zgjat o Zot, se ndoshta dikuj i mërzitet Kjo poema ime me vajet gjithë me dhimbë, Tash sfundi, kur njajo zi’ po pritet, Njajo ndamja e re e kombit, që nuk len ma bashkim! Mund të ndërtohen rruga të mdha, gjigande, Mund të shëmbën kodra e të çahen male, Mund të shkojnë njeriu në hanë e në cdo planet, Por nësë nuk bashkohen trojet shqiptare’ Njerëzit e një gjuhe e të një kulture, Kjo botë’ për liri e të drejta njerzore’ Nuk ka ma’ pse flet! |
||||
| Powered by SoSo News Express Pro 2.2.0 Copyright © 2005-2008 by SoSoVN.com. All rights reserved. |
||||