E hene, 01-12-2008, 06:08pm (GMT) Zemra STAFI RSS Lidhje Harta Kontakt
 
 
::| Kerkoni:       [Kerkim i Avancuar]  
 
Kategorite  
Editorial
Intervista
Komente Analiza
Personazh
Revista Zemra
Elita Kombëtare
Historia
Reportazh
Letërsi
Shqipëria Etnike
Debat
Letrat e lexuesve
Shqipëria
Forum
Kinema
Njohje
Muzikë
Art Kulturë
Shoqëria
Argëtim
Sporti
Galeria
Lojra
Chat
Direktoria
Bota
English
Njoftime
Speciale
::| Sondazh
Pavarsia e Kosoves, realizoi endrren shekullore. Megjithate lind pyetja: Do te kishit deshire, per shkrirje shqiptaresh ne nje Shtet, apo per ekzistencen e dy Shteteve? Ju lutemi Votoni...
Shtet i vetem Shqiptaresh
Dy Shtete Shqiperi - Kosove
::| Email Lajmerues
Emri:
Email:
 
 
 
Komente Analiza
 
Edmond Tupja: Nga dashuria për shqiponjën
E diel, 28-09-2008, 09:05am (GMT)

Edmond Tupja
Nga dashuria për shqiponjën

Nga Edmond Tupja

Në njërën prej sprovave të tij, Montenji, ky filozof frëng i shekullit XVI, thotë ...tek trajton temën e përjetshme të dashurisë, se "për të dashuruar, duhet të zhdashurohesh dhe për këtë duhet të udhëtosh", sepse - dhe kjo është dëshmuar prej kohësh - malli e ripërtërin dashurinë. Çka më ngjan e besueshme, madje e vërtetë për të gjitha llojet e dashurive, përfshirë edhe atë për atdheun.
Prej shekujsh, shqiptarët kanë mërguar, por gjithmonë shumica e mërgimtarëve tanë e kanë ruajtur dashurinë për vendlindjen, aq sa, shpesh kur ktheheshin të përmalluar në atdhe, përkohësisht apo përgjithmonë, dukeshin më atdhetarë se bashkëkombësit e tyre që, ndryshe nga ata, nuk kishin marrë rrugën e mërgimit. Kjo traditë vazhdon pak a shumë edhe sot: të përmalluar kthehen me pushime emigrantët tanë ekonomikë, të përmalluar vijnë nganjëherë edhe emigrantët klandestinë apo gjysmëklandestinë, madje, edhe kur i kthen policia e vendit pritës, sepse njëfarë ndjenje atdhedashurie e kanë diku thellë brenda vetes; të përmalluar kthehen edhe azilantët politikë të viteve të shkuara; së fundi, të përmalluar kthehen edhe studentët shqiptarë që arsimohen në universitetet e këtij apo atij kontinenti.
Nga ana tjetër, simboli i atdheut është pa më të voglin dyshim flamuri i tij dhe, rrjedhimisht, himni kombëtar. Në himnin tonë kombëtar ka një varg që flet pikërisht për flamurin kuqezi dhe kush thotë "flamur kuqezi", thotë "shqiponjë dykrenore". Shqiptarët, edhe sot e kësaj dite, e mbajnë shqiponjën si simbol të atdheut të tyre, çka bie në sy deri tek bluzat e tifozëve kuqezi me këtë shpend krenar të stampuar dukshëm. Për ta, të paktën në stadium, dashuria për atdheun, për skuadrën e tyre kombëtare, përmblidhet konkretizohet e simbolizohet, pra, me shqiponjën.
Para disa ditësh, takova një ish-studentin tim emigrant që nisi të më fliste me patetizëm për shqiponjën tonë kombëtare: dukej vërtet i përmalluar. Më ftoi të pinim një kafe, çka e pranova me kënaqësi. Si tifoz patriotik që ishte gjithashtu, më foli i entuziazmuar për fitoren e ekipit tonë kombëtar kundër atij të Maltës, krenar që Shqipëria kryesonte në grupin e saj. Tek komentonte me hollësi formën e shkëlqyer të ekipit tonë kombëtar, më tha, ndër të tjera: "Profesor, tani shqiponjat fluturojnë lart!" duke pasur parasysh futbollistët tanë; nuk e di, ndoshta bëri edhe një aluzion letrar për poemën e dikurshme të Ismail Kadaresë. Pastaj, si pasojë e një shoqërimi idesh, më tha se shqiponja ishte shpendi i tij i parapëlqyer ngaqë jo vetëm fluturonte lart, por edhe se rritej në liri e jetonte shumë, shumë gjatë; madje, meqë do të martohej së shpejti, po të bëhej me vajzë, do t'ia vinte emrin pikërisht Shqiponja. E përgëzova për këtë vendim atëror patriotik dhe po matesha t'i kërkoja leje për t'u larguar sepse, sidoqoftë, kisha një ditë të ngarkuar me punë, kur pranë nesh, në trotuar, se nga u shfaq një vajzë shtatlartë, e hijshme, sexy, me kërthizën ende jashtë, pavarësisht freskut të vjeshtës së parë; kaloi përbri tryezës sonë me hap të palëkundur dhe me shikimin sfidues përpara, e vetëdijshme dhe kryelartë për vlerat e saj joshëse. Kur na ktheu kurrizin, ish-studenti im e ndoqi me vështrim dhe vura re që syri i mori një shkëlqim të veçantë: zonjusha në fjalë mbante pantallona xhins që ma tërhoqën edhe mua vëmendjen: te pjesa e prapanicës ishte stampuar një goxha shqiponjë, krahët e së cilës shtriheshin mbi vithe: në çdo hap që zonjusha hidhte, shpendi krenar lëvizte krahët ritmikisht dhe, po të kishe një minimum imagjinate, të dukej sikur fluturonte, por në një mënyrë disi të çuditshme, meqë morfologjia anatomike e njeriut e tillë është: kur ecim, njëra vithe ngrihet, ndërkohë që tjetra ulet! Ish-studenti im psherëtiu deri diku thellë, buzëqeshi si i zënë në faj, pastaj, duke e mbledhur veten, më deklaroi në trajtë konkluzioni: "Eh, çfarë t'i bësh, o profesor! Ka edhe raste kur shqiponjat fluturojnë ultas".


Lexo/Shkruaj Komente (0)        Printo        Dergoje        Top




 
::| Artikujt e Fundit
::| Speciale
Eduard Frrokaj: Udhëtim në tortën e së keqes...
Gëzim Mekuli: Mediat dhe Politika
Mentor Nazarko: Disa perfundime mbi Kosoven
Shirley Cloyes DioGuardi: Të shpëtojmë Kosovën
Stefan Kokoneshi: Stop antishqiptarizmit të Oana Manolescut në parlamentin rumun!
Shaban Peraj: Si tu besojmë liderëve tanë
Liderët e Republikës së Kosovës: Mesazhe urimi për 28 Nëntorin - Ditën e Flamurit
Kujtim Sokrona: Gjakmarrja dhe Kanuni i neglizhencës
Hajdin Islami: Tani edhe ne e kemi shtetin tonë, të faleminderit Adem Jashari!
Gjin Marku: Varfëria si burim i vrasjeve

Ndryshoni Pamjen
[Krye]