E marte, 02-12-2008, 01:46am (GMT) Zemra STAFI RSS Lidhje Harta Kontakt
 
 
::| Kerkoni:       [Kerkim i Avancuar]  
 
Kategorite  
Editorial
Intervista
Komente Analiza
Personazh
Revista Zemra
Elita Kombëtare
Historia
Reportazh
Letërsi
Shqipëria Etnike
Debat
Letrat e lexuesve
Shqipëria
Forum
Kinema
Njohje
Muzikë
Art Kulturë
Shoqëria
Argëtim
Sporti
Galeria
Lojra
Chat
Direktoria
Bota
English
Njoftime
Speciale
::| Sondazh
Pavarsia e Kosoves, realizoi endrren shekullore. Megjithate lind pyetja: Do te kishit deshire, per shkrirje shqiptaresh ne nje Shtet, apo per ekzistencen e dy Shteteve? Ju lutemi Votoni...
Shtet i vetem Shqiptaresh
Dy Shtete Shqiperi - Kosove
::| Email Lajmerues
Emri:
Email:
 
 
 
Komente Analiza
 
Gjergji Shaska: Miqёsia midis familjes Shaska dhe Ismail Bej Vlorёs
E enjte, 21-08-2008, 04:38pm (GMT)

Gjergji Shaska
Miqёsia midis familjes Shaska dhe Ismail Bej Vlorёs

Flet për Tribunën Shqiptare Gjergji Shaska

Nga Gjergji Shaska*

Nuk doja tё bёhesha pjesё e debatit mbi propozimin pёr ndryshimin e emrit tё Universitetit “Ismail Qemali”, pёr vetё faktin se si vёllai i Tanushit mendimet e mija nuk do tё ndihmonin nё kёtё diskutim. Por ky debat mori pёrmasat e njё fryrje jashtё çdo norme morale dhe qytetare. Debati degjenerojё deri nё atё pikё, sa tё ashtёquajturit “patriot” do tё nxitonin tё thoshin njёmijё e njё tё zeza pёr familjen tonё, duke na deklaruar dhe tradhёtar apo tё shitur tё serbit, grekut, fashizmit, nazizmit dhe sa e sa tё tjera. Shresoj dhe dua tё besoj se shumё prej tyre e panё si njё rast tё mirё pёr tё shkruar nёpёr gazeta dhe njё pjesё tjetёr janё ata qё rrojnё akoma me nostalgjin e luftёs sё klasave.

Disa persona tё tjerё tё lidhur me abuzime financiare nё universitet do tё trillonin llojё - llojё prapaskenash jo vetёm pёr Tanushin por pёr gjithё familjen tonё. Intrigat e tyre ishin tё çdo forme si: ёshtё apo jo Ismail Qemali akademik, tradhёtia e familjes Shaska, apo llojё - llojё makinacionesh tё tilla. Kёta persona qytetarёt e Vlorёs i njohin mirё pёr mёnyrёn korruptive tё drejtimit tё universitetit nё tё kaluarёn. Vetёm dy javё para se kёta dy tre intrigant tё krijonin kёtё tymnajё, universiteti deklarojё se do tё mbyllte tё gjitha bizneset brenda godinёs. Kёtu zemёrimi i tyre arriti kulmin dhe rasti doli shumё shpejt. Ata arritёn tё mashtrojnё gjithё shqiptarёt jasht Vlore, por jo qytetarёt e Vlorёs tё cilёt i njohin mirё si kёta persona ashtu dhe familjen tonё dhe atё se çfarё po ndoth sot nё universitetin e Vlorёs.

A e dinё shqiptarёt se klubi i vёllait tё ish rektorit Bilal Shkurtaj paguante 15000 lekё tё reja nё muaj pёr njё ambjent mjaft tё madh nё ambjentet e universitetit? Ky klub i cili servirte qё nga rakia dhe konjaku dhe deri tek qoftet dhe sanduiçet ishte i vendosur nё katin e dytё, nё njё klasё ngjitur me zyrёn e zv. Rektorit, dekanёve dhe sallёn e madhe tё leksioneve. Ky klub krynte funksionin e tijё privat nё universitet prej tetё vjetёsh dhe qytetarёt e Vlorёs e dinё mirё kёtё. Ju e bёni vetё vlerёsimin pse ish rektori u çorrё me tё madhe se sa i dhimbset universiteti, kur njё klasё tё tijё ja jep tё vёllait pёr klub dhe studentёt nuk bёjnё mёsim se s’kanё klasa.

Lexoni kёtё “patriot” tё madh si e fillon shkrimin e tijё nё gazetёn “Ndryshe” (nga Av.Dr. Bashkim Nikolla): “Thamë se rektori i ardhur nga Amerika, do të sillte frymën e saj të demokracisë, të zhvillimit, të vlerave dhe do t’i jepte hov cilësor universitetit që mban emrin e madh, të burrit të ndritur Ismail Qemali. Po jo nuk qe e thënë, sa morët detyrën e Rektorit u deamerikanizuat dhe e filluat luftën atje ku e kishte lënë gjyshi yt, ndaj Ismail Qemalit, i cili për tu shërbyer qarqeve antishqiptare i veshi një qeni flamurin kuq e zi që ngriti Ismail Qemali, dhe e lëshoi rrugëve të qytetit të Vlorës”.

Ky korb i zi do tё shkruante dhe shumё artikuj tё tjerё tek e njёjta gazetё, ku duket hapur qёllimi i tij pёr ta lёnё kёtё vendё nё errёsirё dhe padije. Debati degjenerojё dhe mё tejё duke thёnё se gjoja familja Shaska paska inate me familjen Vlora, ndёrkohё qё miqёsia e familjeve tona ёshtё shumё e vjetёr. Ështё pikёrishtё kjo miqёsi dhe veçanёrisht Ismail Bej Vlora tё cilit unё dhe dy vёllezёrit e mi i detyrohemi. Do tё ishte pikёrisht Ismail Bej Vlora i cili do tё ndryshonte rrjedhёn e familjes sonё dhe ne sot tё tre vёllezёr jemi tё dipllomuar nё universitetet Amerikane.

Nё vitin 1913 nё njё darkё familjare nё shtёpinё tonё nё fshatin Kocul, Ismail Bej Vlora do i drejtohej stёrgjyshit tonё duke i kёrkuar njё prej djemve tё familjes Shaska. Stёrgjyshi pa u menduar dy herё i thotё: “Tё qoftё hallall Ismail Bej”. Ai i drejtohet pёrsёri dhe i thotё se unё dua atё mё tё voglin. Stёrgjyshi disi i habitur i thotё: “Hallall e paç”. Duke qenё se gjyshi ynë, Xhelal Shaska, ishte mё i riu prej djemve, nё moshёn 14 vjeçare do tё largohej nga shtёpia pёr tё studiuar nё Itali. Pёr disa ditё ka qёndruar nё Vlorё nё familjen Vlora, ku njeriu i caktuar nga Ismail Beu do tё kujdesej pёr veshjen e tijё sipas mёnyrёs perёndimore dhe do tё ishte ky person i cili do ta shoqёronte dhe sistemonte nё njё kolegj nё Itali.

Mё vonё kjo miqёsi do tё forcohej dhe mё shumё, Xhelal Shaska dhe djali i vogёl i Ismail Beut, Qamil Vlora, do tё kishin marrёdhёnie shoqёrore shumё tё ngushta ndёrmjet tyre. U deshё kjo turbullirё qё dhe brezi jonё tё krijonte lidhje ashtu si dhe gjyshёrit dhe stёrgjyshёrit tanё. I biri i Qamilit do thoshte se njё prej miqve mё tё ngushtё qё ka pasur babai ka qenё Xhelal Shaska. Miqёsia e tyre nuk vinte vetёm si rrjedhoj e miqёsisё familjare, por dhe si rrjedhojё e datёlindjeve tё tyre tё afёrta dhe profesionit. Miqёsia e tyre vazhdoi gjatё gjithё kohёs sё rinisё, por dhe mё vonё kur ata punonin si diplomat kariere dhe puna i lidhte gjatё gjithё kohёs. Kur Qamil Vlora ishte zёvendёs drejtor administrativё nё MPJ, Xhelali ishte sekretar nё drejtorinё administrative. Vetёm burgu i regjimit komunist e pёrfundojё miqёsin e tyre, pёr ti ndarё pёr jetё. Qamili do tё arrestohej nё vitin 1945 me arsyen se mbante si relike revolverin e tё jatit, Ismail Bej Vlorёs. Si rezultat i njё sёmundje tё rёndё tё marrё nё burg, ai do tё ndahej nga jeta vetёm pak kohё pasi doli nga burgu. Ndёrsa Xhelal Shaska do tё arrestohej disa muaj mё vonё arrestimit tё Qamilit, nё 22 shkurt tё vitit 1946 me grupin e deputetёve. Ky ishte dhe fundi i njё miqёsie tё gjatё shoqёrore dhe familjare. Por ata tё cilёt i ndanё pёr sё gjalli, janё turrur si bisha tё tёrbuar pёr ti ndarё dhe nё atё jetё, duke trilluar llojё - llojё intrigash se familjet tona paskan konflikte ndёrmjet tyre. Ju kriminel tё ndyrё qё su ngopёt as me jetёt e tyre, leruani shpirtёrat tё qetё.

Biografia e tyre jepet nё librin e Prof. Dr. Uran Asllani, “Diplomacia dhe Diplomatёt Shqiptarё 1912 - 1944)”. Nё kёtё libёr biografinё e Qamil Vlorёs do ta gjeni nё faqen 353 dhe biografinё e Xhelal Shaskёs nё faqen 334. Mё poshtё po jap pa komente biografinё e Xhelal Shaskёs sipas kёtij libri (arkivi dhe titujt e tij si dhe materiali mё i zgjeruar gjenden nё kёtё libёr).

Dr. Shaska, Xhelal

Diplomat i karrierёs i nivelit tё dytё.

Lindi nё Kocul nё familjen e atdhetarit Ferhat (Hate) Shaska dhe tё Sherifesё, nё vitin 1899. Shkollёn ryzhdije e mbaroi nё Vlorё dhe nё vitin 1914 u dёrgua nё Itali, pёr tё pёrfunduar liceun. Kёto studime i kreu nё Institutin Kolegj tё Avellinos. Studimet universitare i kreu nё Universitetin “Cesare Alfieri” tё Firences, nё degёn e shkencave Shoqёrore dhe nё qershor 1921, mori gradёn e doktorit tё shkencave (i pari nё rrethin e Vlorёs).

Nё shёrbimin diplomatik Shqiptar e nisi punёn qё nga 20 tetori i vitit 1930 si atashe pranё drejtorisё politike, ku shёrbeu deri nё qershor tё vitit 1932. Mё 6 qershor tё vitit 1932 u dekretua sekretar i konsullatёs shqiptare tё Manastirit, ku qёndroi dy vite deri nё shtator tё vitit 1934. Mё pas nga shtatori i vitit 1934, ai u kthye nё dikaster ku e emёrojnё sekretar nё drejtorinё administrative-konsullore ku shёrbeu mbi tre vjet. Nё vjeshtёn e vitit 1936, Xh. Shaska zёvendёson pёr pak kohё kryellogaritarin e dikasterit Xh. Belegun.

Nga 5 qershori 1937 me dekretin mbretёror N-89, Dr. Xhelal Shaska u emёrua sekretar i kryekonsullatёs sё Barit, ku titullar ishte Maliq Libohova. Mё 17 qershor 1937, vetёm 12 ditё pas emёrimit sekretar i kryekonsullatёs sё Barit, Xh. Shaska u gradua nga sekretar i rangut tё ΙΙΙ-tё nё atё tё rangut tё ΙΙ-tё. Nё mungesё tё titullarit, nё verёn e vitit 1938, Dr. Xhelal Shaska shёrbeu si gjerant i kryekonsullatёs sё Barit, kur si sekretar ishte Dr. Mikel Çoba. Me atё detyrё vazhdoi deri nё fillim tё prillit tё vitit 1939, kur dha dorёheqjen pёr qёndrimet e deklaruara anti-italiane dhe u kthye nё Shqipёri, pёr tu vendosur fillimishtё nё fshatin e lindjes nё Kocul. Me gjithё propozimet nga personalitete tё shquara politike, si Qazim Koculi, e tjerё Xhelal Shaska nuk pranoi tё merrte pjesё nё asnjё formacion politik tё kohёs.

Nё 22 shkurt tё vitit 1946 e arrestuan dhe mbas tetё muaj hetusi tё papёrshkrushme, mё 30 tetor 1946 u dёnua me grupin e deputetёve tё Sami Qeribashit, me 15 vite burg. Shumicёn e viteve tё burgut i kaloi nё Burgun e Burrelit, prej nga u lirua nё 25 Nёntor tё vitit 1959. Vitet e mbetura i kalon pran familjes deri sa ndahet nga jeta nё janar tё vitit 1975.

*Electrical and Computer Engineer, Michigan

kosova.albemigrant.com - Dёrgoi z. Ilir Dardani

Lexo/Shkruaj Komente (0)        Printo        Dergoje        Top




 
::| Artikujt e Fundit
::| Speciale
Llemadeo: I mjeri ti Atdhe i mjeri!
Femi Cakolli: Si dhe pse u bëra i krishterë?
Xhavit Dalloshi: Politikanët ''kosovar'' prap mundohen të e mashtrojnë popullin!
Përparim Kabo: Një letër Baronit Ferenc Nopça!
Eduard Frrokaj: Udhëtim në tortën e së keqes...
Gëzim Mekuli: Mediat dhe Politika
Mentor Nazarko: Disa perfundime mbi Kosoven
Shirley Cloyes DioGuardi: Të shpëtojmë Kosovën
Stefan Kokoneshi: Stop antishqiptarizmit të Oana Manolescut në parlamentin rumun!
Shaban Peraj: Si tu besojmë liderëve tanë

Ndryshoni Pamjen
[Krye]