E marte, 02-12-2008, 01:21am (GMT) Zemra STAFI RSS Lidhje Harta Kontakt
 
 
::| Kerkoni:       [Kerkim i Avancuar]  
 
Kategorite  
Editorial
Intervista
Komente Analiza
Personazh
Revista Zemra
Elita Kombëtare
Historia
Reportazh
Letërsi
Shqipëria Etnike
Debat
Letrat e lexuesve
Shqipëria
Forum
Kinema
Njohje
Muzikë
Art Kulturë
Shoqëria
Argëtim
Sporti
Galeria
Lojra
Chat
Direktoria
Bota
English
Njoftime
Speciale
::| Sondazh
Pavarsia e Kosoves, realizoi endrren shekullore. Megjithate lind pyetja: Do te kishit deshire, per shkrirje shqiptaresh ne nje Shtet, apo per ekzistencen e dy Shteteve? Ju lutemi Votoni...
Shtet i vetem Shqiptaresh
Dy Shtete Shqiperi - Kosove
::| Email Lajmerues
Emri:
Email:
 
 
 
Komente Analiza
 
Shaban Cakolli: Roli i diasporës në afrimin e shqiptarëve me botën e qytetëruar përëndimore
E merkure, 20-08-2008, 05:09pm (GMT)

ROLI I DIASPORËS NË AFRIMIN E SHQIPTARËVE ME BOTËN E QYTETËRUAR PERËNDIMORE

Shkruan: Shaban Cakolli

Siç dihet kombi shqiptar i ndarë në disa shtete në Ballkan,i përket popujve që kanë diasporë të madhe e cila sidomos në dhjetëvjeçarët e fundit ka luajtur një rol të jashtëzakonshëm me kapitalin e vet financiar të gjithë hapësirës shqiptare,edhe pse asnjëherë nuk ka gëzuar përkujdesjen e shtetit të vet në masën e merituar.Diaspora shqiptare mund të loz një rol të madh për ofrimin e shtetit shqiptar me botën e qytetëruar perendimore në ofrimin politik,kulturor dhe ekonomik.Ndoshta një kohë këndi nga shikoheshin shqiptarët në diasporë ishte i errët,por për të dalur nga ky kënd errësire mërgimtarët intelektual kanë derdhur mund,për të ndriquar anën e tyre,dhe deri aty u desh një kohë që Evropianët të kuptonin se shqiptarët ishin në anën e lirisë,kurse në anën e robërisë ishte ish-mikja e tyre që nuk po lente gur pa lëvizur,për të mbajtur popuj të robëruar.Para syve të botës sot mërgimtarët tanë shihen  në rrafshin pozitiv,me një imazh të cilin ua ofruan njerëz të profesionalizuar që gjetën mekanizma të i bashkojnë shqiptarët ngado që ishin të shkapërderdhur dhe rreth çështjes kombëtare ishin këmbëngulës,të bashkuar në një gjuhë dhe një qëndrim..Qëllimi i tyre ishte i qartë,fillimisht kryerja e detyrimeve kombëtare dhe më pas integrimi i tyre me kulturën e shteteve ku ishin strehuar.Dhuna e egër serbe,që u ushtrua mbi shqiptarët sidomos gjatë dekadës së fundit,që synim kishte lëkundjen respektivisht dëbimin e sa më shumë shqiptarëve nga trojet etyre,i detyroi shumë shqiptarë të braktisin trojet e veta,duke u detyrua të kërkojnë strehim në shumë vende të Evropës.Shqiptarët ngado që mërguan,veq obligimeve të tyre familjare dhe kombëtare shfrytëzuan rrugë dhe mjete,mes të cilave tërheqnin vemendjen tek popujt mikpritës për problemin e tyre kombëtar.Atë botë shqiptarët do të jenë strehuar në disa vende  Evropiane që vërtetë kanë mundur të jenë djepe të demokracisë.Këto vende të demokracisë që u treguan vende të hapura emigrimi dhe integrimi ua mundësuan shqiptarëve që të integrohen në shoqërinë e tyre,të profesionalizohen në shumë fusha,të fitojnë eksperienca nga më të ndryshmet,eksperienca këto që sot është shumë e rëndësishme të barten në atdheun tonë,por këto eksperienca në atdhe do të i bartin vetëm ata që janë të nxitur nga dashuria për atdheun,kurse ata që në rend të parë kanë fitimin material,duhet të vazhdojnë edhe më tej  veprimtarinë e tyre në mërgim.Ndër vendet e hapura për qytetarët e huaj ishte edhe Gjermania,e cila u hapi portën dhe i strehoj shqiptarët në ato kohë të vështira dhe u la rrugë të hapur për integrim në shoqërinë gjermane.Gjermania e hapur për të huajt sot ka 7,3 milion qytetarë të huaj nga  Evropa e më gjërë,edhe pse për shqiptarët nuk ka statistika reale,por fjala është për disa qindra-mijëra mërgimtarë shqiptarë,që këtu jetojnë me statuse të ndryshme.Shqiptarët e interesuar e kanë gjetur vetën në integrimin e kulturës gjermane,nga se qdo vend mikpritës është i hapur për të huajt në integrim me shoqërinë e tyre,vetëm për ata që ofrojnë interesim e kushte për integrim.Do të ishte në interes të të gjithë shqiptarëve që jetojnë në Gjermani,të gjejnë vendin e tyre në integrim me shoqërinë gjermane.Letërsia,kultura,tradita,kënga e vallja jonë popullore,janë dokumentet e gjalla,që në thellësinë e shekujve kanë bërë lidhjen e urave të miqësisë ndërmjet popujve,njohjen dhe shkëmbimin e kulturave të ndryshme popullore.Takimet e përbashkëta,aktivitetet e përbashkëta të shoqatave të ndryshme shqiptare,me organizata të ndryshme gjermane janë shumë të nevojshme,sepse kështu dëshirat e shqiptarëve,do të bëheshin pjesë e dëshirave gjermane,dhe anasjelltas.Kjo mund të arrihet në Gjermani,në këtë qendër të madhe të kulturës,e një kulture të lartë moderne që i ka dhënë botës:Bethovenin,Gëten,Schilerin e figura të tjera të shquara të kulturës.Takime të tilla kulturore shqiptaro-gjermane janë zhvilluar të cilat i kam ndjekur vet nga Bisdorfi i Berlinit deri te  Landi i Westfahlenit.Zatëm pikërisht njerëz të kulturës ishin ata që njihnin kulturën shqiptare dhe ngritnin zërin kundër dhunës serbe mbi shqiptarët,ishin këta Bodo Gudjons,Hans-Joachim  Lanksch,Silke Blumbach,e shumë të tjerë emrat e të cilëve tani nuk po më kujtohen.Sot kur Kosova është e lirë,mërgimtari ynë duhet të kenë rrugë të hapur që aktivitetin e tij të e përqëndroj Kosovë-Evropë,por për këtë i duhet mbështetje nga atdheu,kështu ata do të ofronin kontribut të vyar në atdheun e tyre,por edhe me ofrimin e atdheut me botën e qytetëruar perëndimore.


Lexo/Shkruaj Komente (0)        Printo        Dergoje        Top




 
::| Artikujt e Fundit
::| Speciale
Llemadeo: I mjeri ti Atdhe i mjeri!
Femi Cakolli: Si dhe pse u bëra i krishterë?
Xhavit Dalloshi: Politikanët ''kosovar'' prap mundohen të e mashtrojnë popullin!
Përparim Kabo: Një letër Baronit Ferenc Nopça!
Eduard Frrokaj: Udhëtim në tortën e së keqes...
Gëzim Mekuli: Mediat dhe Politika
Mentor Nazarko: Disa perfundime mbi Kosoven
Shirley Cloyes DioGuardi: Të shpëtojmë Kosovën
Stefan Kokoneshi: Stop antishqiptarizmit të Oana Manolescut në parlamentin rumun!
Shaban Peraj: Si tu besojmë liderëve tanë

Ndryshoni Pamjen
[Krye]