Zemra Shqiptare

Kushtrim Janina: Dy lajme nga KosovaPress
E enjte, 24-07-2008, 04:58pm (GMT)

Nga Kushtrim Janina

DY LAJME MARR NGA KOSOVAPRESS

“BRAVO KOSOVO POLICE“

JU PAMË SE SI I PËRGJAKËT SHQIPTARËT NË SHUPKOVC! TANI NA TREGONI TRIMËRI NË ANËN TJTËR TË URËS DHE NË POSTAT E DJEGURA NË KUFI ME SERBINË... !

LAJMI I PARË

“Mitrovicë: Policia arreston 20 protestues
Mitrovicë, 23 korrik 2008 (Kosovapress) Koha 17:54

Rreth 60 persona kanë bllokuar të mërkurën në fshatin Shupkovc, rrugën Prishtinë-Mitrovicë, duke kërkuar largimin e tri maunave me vaj disulfurik që qëndrojnë në kompleksin industrial “Trepça” , ndërkohë që gjatë intervenimit të policisë për zhbllokimin e rrugës, një protestues dhe një pjesëtar i policisë së Kosovës kanë pësuar lëndime të lehta trupore.”

- Tani “Kosovo police”e hapi rrugën që Kosova të bëhet deponi e mbeturinave nukleare edhe nga BE !

LAJMI I DYTË

“Lidhja e Gazetarëve të Mitrovicës reagon ndaj sjelljes së ashpër të policisë kundër gazetarëve

Mitrovicë, 23 korrik 2008 (Kosovapress) Koha 18:32
Policia e Kosovës të mërkurën gjatë intervenimit ndaj protestuesve që kishin bllokuar rrugën Mitrovicë-Prishtinë, duke kërkuar largimin e maunave me materie të rrezikshme nga parku industrial “Trepça”, kanë penguar gazetarët në punën e tyre dhe për një kohë kanë mbajtur në arrest gazetarin e Agjencisë së pavarur të lajmeve Kosovapress Bajram Hajdari dhe Musa Mustafën nga “Koha Ditore”.... ”

- Gazetarët e regjimit nuk e kanë hallin te pse “Kosovo police” po i përgjakë qytetarët pse ata po e mbrojnë shëndetin e vet dhe të vendit, por se po sillen “ashpër” kundër gazetarëve.
Në Republikën Fshatare të Ahtisarit po vendoset një regjim puro demo-idiotik derisa Nastradin Hoxha po i bien lahutës të Sulltan Helmutit, të cilës do të ia dëgjojmë nesër zërin! A thua cili nga hafijet e reja do të e merr rrolin “.. e qenit serb të quajtur Sinan Hasani...”?



Powered by SoSo News Express Pro 2.1.1
Copyright © 2005-2007 by SoSoVN.com. All rights reserved.