| Zemra Shqiptare | ||||
|
Rrahje masive e mërgimtarëve kosovarë, me pasoja tragjike E hene, 21-07-2008, 06:31pm (GMT)
Rrahje masive e mërgimtarëve kosovarë, me pasoja tragjike Në përleshjet masive të dy grupeve konfrontuese të mërgimtarëve kosovarë, tre prej tyre janë gjetur të shtrirë përdhe dhe janë dërguar në spital. Dy prej tyre, mbas intervenimit kirurgjik, duket kanë kaluar rrezikun e vdekjes, kurse i treti është në gjendje kritike. Qëtë tre ishin therrur me thika. Nga Engjëll KOLIQI Burimet informative të karabinierëve dhe të organeve të drejtësisë, të Rethit të Brescia-s, sot kanë njoftuar për një ngjarje të hidhur, që ka ndodhur në Roccafranca, në fundjavën që e lamë pas- në natën mes të shtunës dhe të dielës. Mbas një ndeshjeje futbolli, që mërgimtarët kosovarë kishin organizuar të shtunën mbrëma, në Roccafranca, diku rreth orës 23 kishte filluar një shamatë mes dy grupeve rivale. Zënka ishte zgjatur me tone gjithnjë e më të tensionuara, derisa ishte shndërruar në rrahje masive në mes të dy grupeve konfrontuese.
Karabinierët kanë arrestuar 11 të përfshirë në përleshje, përfshirë edhe tre të plagosurit. Disa nga të arrestuarit kanë thënë se janë zënë për shkak të lojës së futbollit, por karabinierët thonë se eksizton dyshimi i bazuar se zënka deri në tragjedi është e lidhur me konflikt interesesh, mes dy ndërmarrjeve ndërtimore, me pronarë dhe punëtorë kosovarë. I arrestuari T. R. – 37 vjeç, te i cili është gjetur edhe një thikë e përgjakur, është akuzuar për tentim vrasje. Hetimet vazhdojnë. Garlate (LC), 21 korrik 2008
|
||||
| Powered by SoSo News Express Pro 2.1.1 Copyright © 2005-2007 by SoSoVN.com. All rights reserved. |
||||