E premte, 05-09-2008, 06:56am (GMT+1) Zemra FAQ RSS Lidhje Harta Kontakt
 
 
::| Fjalekyc:       [Kerkim i Avancuar]  
 
Kategorite  
Editorial
Intervista
Komente Analiza
Personazh
Revista Zemra
Elita Kombëtare
Historia
Reportazh
Letërsi
Speciale
Shqipëria Etnike
Debat
Letrat e lexuesve
Shqipëria
Forum
Kinema
Njohje
Muzikë
Art Kulturë
Shoqëria
Argëtim
Sporti
Galeria
Lojra
Chat
Direktoria
Bota
English
Njoftime
::| Sondazh
Pavarsia e Kosoves, realizoi endrren shekullore. Megjithate lind pyetja: Do te kishit deshire, per shkrirje shqiptaresh ne nje Shtet, apo per ekzistencen e dy Shteteve? Ju lutemi Votoni...
Shtet i vetem Shqiptaresh
Dy Shtete Shqiperi - Kosove
::| Email Lajmerues
Emri:
Email:
 
 
 
Komente Analiza
 
Rrahje masive e mërgimtarëve kosovarë, me pasoja tragjike
E hene, 21-07-2008, 07:31pm (GMT+1)

Çaste trishtuese mbas ngjarjes
Në Roccafranca të Brescia-s:

Rrahje masive e mërgimtarëve kosovarë, me pasoja tragjike

Në përleshjet masive të dy grupeve konfrontuese të mërgimtarëve kosovarë, tre prej tyre janë gjetur të shtrirë përdhe dhe janë dërguar në spital. Dy prej tyre, mbas intervenimit kirurgjik, duket kanë kaluar rrezikun e vdekjes, kurse i treti është në gjendje kritike. Qëtë tre ishin therrur me thika.

Nga Engjëll KOLIQI

Burimet informative të karabinierëve dhe të organeve të drejtësisë, të Rethit të Brescia-s, sot kanë njoftuar për një ngjarje të hidhur, që ka ndodhur në Roccafranca, në fundjavën që e lamë pas- në natën mes të shtunës dhe të dielës. Mbas një ndeshjeje futbolli, që mërgimtarët kosovarë kishin organizuar të shtunën mbrëma, në Roccafranca, diku rreth orës 23 kishte filluar një shamatë mes dy grupeve rivale. Zënka ishte zgjatur me tone gjithnjë e më të tensionuara, derisa ishte shndërruar në rrahje masive në mes të dy grupeve konfrontuese.

Pikërisht, kur kanë hyrë në rrugën Pesa (Via Pesa), siç bëhet e ditur nga burimet informative, ka filluar rrahja masive në mes dy grupeve të mërgimtarëve kosovarë, të cilët kishin qenë të armatosur me armë të ftohta – thika, lloza, shufra metalike e shkopinj. Nga rrahja masive, tre mërgimtarë kosovarë kishin mbetur të shtrirë përdhe – të plagosur rëndë me thika, që kishin prekur madje mushkëritë e tyre. Dy nga ata – një 23 vjeçar e një 31 vjeçar, mbas ndërhyrjes kirurgjike në spitalin e Mellinit të Chiarit, janë jashtë rrezikut të jetës, kurse i treti – një 27 vjeçar, në spiatlin civil të Brescia-s, ende është në gjendje kritike.

Karabinierët kanë arrestuar 11 të përfshirë në përleshje, përfshirë edhe tre të plagosurit. Disa nga të arrestuarit kanë thënë se janë zënë për shkak të lojës së futbollit, por karabinierët thonë se eksizton dyshimi i bazuar se zënka deri në tragjedi është e lidhur me konflikt interesesh, mes dy ndërmarrjeve ndërtimore, me pronarë dhe punëtorë kosovarë.

I arrestuari T. R. – 37 vjeç, te i cili është gjetur edhe një thikë e përgjakur, është akuzuar për tentim vrasje. Hetimet vazhdojnë.

Garlate (LC), 21 korrik 2008

Lexo/Shkruaj Komente (0)        Printo        Dergoje        Top




 
::| Artikujt e Fundit
FotoLajm

Shqiperi - Suedi me 06/09/08. Klikoni ne Foto!
::| Speciale
Agim Gashi: Deklaratë individuale për publikun
Kolec Traboini: Zerat e vdekjes...
“Kosova Lindore mund të krahasohet me Osetinë apo Abkhazinë, por, jo edhe Kosova”
Selim Hasanaj: Tema laramane ose per shumcka ngapak
Komunikate publike nr. 6 e Sigurimit Kombëtar Shqiptar (SKSH)
Kolec Traboini: Nderi i farmës
Selim Hasanaj: Pershtypjet nga pushimet ne Dardani, vera 2008
Dorian Koçi: Njohja e pavarësisë së Kosovës dhe bota arabe
Xhevat Rexhaj: Uji të jetë i kthjellët - LDK
Selim Hasanaj: Darsmat dhe ahengjet neper restorante janë bastardim i traditës...

Ndryshoni Pamjen
[Krye]