| Zemra Shqiptare | ||||
|
Selim Hasanaj: Letër dergue Ambasadorit të Jugosllavisë në Oslo E premte, 16-05-2008, 06:30pm (GMT)
Nga Selim Hasanaj Lexues i nderuem , këtë leter e pata dergue në Ambasaden e jugoshkinisë në Oslo duke e dorzue personalisht në sportelin ku shqipfolsat me vite kanë pritë në radhë per të marr pashaporta jugosllave dhe duke u mbush gushat nëpunsve shkije të ambasades me korona dhe marka per nji pashaportë. Sot njerzit e tillë shiten patriot dhe i japin vetes të drejtën edhe të më ofendojnë si anti shqiptarë sepse po i shajë me shkrime pisllaqet e tyne islamiste antikombëtare. Dhe tani atë leter po e perkthej nga serbishtja dhe po e dergojë zemrashqiptare.net per botim.
AMBASADA E REPUBLIKËS SË JUGOSLLAVISË ZOTNI AMBASADOR 1. Më 1928 kolonistet malazez Popoviq nga Ivangradi me dhunë i uzurpuen gjyshit tim Hajdinit 4 hektar tokë si dhe shtëpinë dhe si pasojë e kësaj që nga ajo kohë familja e ime Hasanaj mbet nji nder familjet ma të varfëna në Istog dhe rrethinë. Babai Mustafa u rritë i varfen neper familjet bujare të dajve të vetë dhe pas Luftës së Dytë Botnore ai me vite u injorue nga pushteti , i cili nuk donte ta punsojë as ndihmojë sepse per pushtetin Ky ishte bir Nacionalisti e edhe vetë Nacionalist shqiptarë. Disa herë u burgos dhe mbajti shumë vite burg në mes tjerash edhe në Goli Otokun famkeq. Ky ishte edhe nga ata të paktë fatlum që i pat shpetue MASAKRES SË TIVARIT. 2. Pas shumë viteve të punve të randa e të mundimshme neper Lublanë unë krahas punës arrijta edhe ta kryej Shkollen e Naltë Administrative që në origjinal ( sllovenisht) quhet VISA POKLICNA ADMINISTRATIVNA SOLA në Kranj dhe pasi me 1980 u martova , me 1981 gjegjësishtë me 06.01.1981 shkova në sherbim ushtarak në APJ në Zagreb të Kroacisë, kohë kjo që la gjurmë të pashlyeshme në shpirtin dhe kujtesen time pikrisht per shkak të padrejtësive dhe maltretimeve e torturave që na baheshin neve ushtarve shqiptarë , dhe unë personalisht shpetova disi vetem falë eprorve shiptarë posaqërisht Kapitenit të Klasit të Parë Zotni Ahmet Krasniqi, pastaj Kolonelit Filip Koteli etj. Nga kazerma ushtaret shqiptarë pa piken e fajit me orë të tana per të gjitha ditet e vitit mbaheshin në të ashtuquajtunat BISEDA INFORMATIVE me OPERATIVCAT e sherbimeve sekrete ushtarake jugosllave dhe maltretoheshin në të gjitha mënyrat. Arsyeja ishte situata në Kosovë dhe demostratat që shperthyen at vit per liri dhe barazi kombëtare të shqiptarve. 3. Me ndihmen e nji miku gjegjësisht nji patrioti të madhë shqiptarë të Dukagjinit per ato vite, të Ndjerit Selim Shaban Kameraj nga fshati Lëbushë e Deqanit i cili ishte Drejtor i pergjithshem në Postat e kater komunave të Dukagjinit; Pejë, Istog, Deqan dhe Klinë , unë u punsova si roje e nates e objektit të postes së Istogut në dhjetor të vitit 1983. Drejtorin Selim Kameraj pikrisht per shkak të trimnisë dhe angazhimit kombtarë që kryente në postat e naltpermenduna UDB-ja famkeqe permes dhandrrit të Selimit , maskarenjit Termet Avdimetaj nga fshati Strellc e vretë diten e parë të festes së bajramit në gushtin e vitit 1989 në prag të banesës së vetë. 4. Por të këthehem tek rasti im. Unë per tu pranue në at vend pune duhej sipas ligjit të jamë antarë i LKJ, pra të kamë librezë të kuqe. Drejtori Selim Kamberaj që ishte dajë i vjehrrit tim kishte qellimin të më punsojë me cdo kusht jo vetem per të më ndihmue mue por ishte edhe strategjia e tij patriotike që donte ti punsojë njerzit e shkolluem dhe ngadalë ti largojë analfabetet që dinin të shkruenin vetem me shkronja CIRILICË dhe që me vite kishin vra e kthjellë në Istog, Klinë, Ilixhe të Istogut, Pejë, Deqan, Gurrakoc, Rakosh, Vrellë etj, etj. Unë u konsultova me babën tim Mustafen per kushtin e të kjenit antarë i LKJ-së. Ai më tha të pranojë sepse pushteti luftohet nga mbrenda e jo nga jasht , andaj ti që ke natyren e kritikut të dukunive në shoqni do të kesh shansë per ta ba atë. Sekretari i Organizates Themelore të LKK per fshatin tim Lubozhden , zotni Binak Kadaj me procedurë të shkurt më pranojë si antarë Partie dhe ma dha librezen e kuqe të LKJ-së. U punsova dhe tani si puntorë në postë per shtatë vite u diskriminova sepse ishte vetem Ing. Naim Shatri i cili erdh ma vonë në postin e Drejtorit teknik në posten e Istogut që ishte ma i shkolluem se unë, por unë detyrohesha ta kryej punen ma të randë dhe ma nencmuese , isha ROJE E POSTES. Megjithate si antarë i LKJ-së neper mbledhje të partisë vertetë i gëzohem edhe tani faktit se mu dha rasti ta paraqes paknaqësinë time , per vendin tim të punës, per padrejtësitë tjera që u baheshin postjerve shqiptarë dhe nëpunsve tjerë të postes, pastaj edhe per padrejtësitë në shoqni dhe Krahinë si dhe republikë e edhe shtet. Kjo solli deri te largimi im nga partia dhe nga puna pas shtat viteve në mars të vitit 1989. Isha i detyruem të paraqitem në SUP të Istogut per cdo mengjes në oren 8.00, ku udbashet Istref Sadikaj dhe Tomisllav Baboviq më maltretojshin me metodat e veta të pamshirshme policore. Per tu shpetue torturave të tyne unë erdha në Skandinavi dhe kerkova azil politik. 5. Per shkak timin , pra aktivitetit tim të drejtë kombëtarë, Kryeshefi per Administratë në komunen e Istogut cetniku Mijat Vulloviq largon nga puna vëllaun tim Qazim Hasanaj i cili punonte si korir në Komune. Qazimi akuzohet rand edhe per pjesmarrje në Protestat e Nandorit të vitit 1988 dhe kunder tij asht dhanë urdhni per arrestim , andaj ky iku dhe shkojë në Austri. Vëllau im tjetri Ibrahim Hasanaj u rrah keq nga policia e Istogut në vendin e tij të punës në Shtepinë e mallnave në Istog në vjeshten e vitit 1990 sepse duhej tu tregonte policve se ku saktsishtë në Suedi apo Norvegji jetojë unë. 6. Me 24 prill të vitit 1992 departamenti pranë Qeverisë së Norvegjisë per azilkerkues dhe refugjatë UDI kishte urdhnue policinë norvegjeze per largimin tim nga Norvegjia sepse ata nuk e kishin pa të arsyeshme se unë kamë arsye per AZIL, gjegjësishtë strehim. Më derguen me percjellje dy polic që quheshin, Trond Engeberg dhe Per Holter deri në aeroportin e Shkupit. Në shtëpi të babës tim mbrrina me nji taksi nga Peja në oren 01.15 minuta pas mesnate. Në oren 7.45 minuta në mengjes diten e 25 prillit 1992 rrethohet shtepia dhe unë arrestohem nga policia e Jugosllavisë. Në prezencën time udbashi Zoran Pantiq i bie me kondak pushke nanës time plakë dhe e sëmuet në gjokës. Nga e ramja ajo alivanoset. Nuk do e pershkruej se cka ngjau me mue pastaj sepse juve ato i dini, por kjo asht arsyeja e gjasht se nuk e pranojë Jugosllavinë per shtet timin. Unë e urrej ate. 7. UDI-ja norvegjeze azilkerkesat tona , pra të shqiptarve nga Kosova dhe viset tjera shqiptare të okupueme nga ju jugosllavet se a janë a nuk janë të arsyeshme gjithmonë po i verifikon tek organet e gjyqësisë dhe policisë jugosllave atje neper komunat nga neve kemi ardhun në Norvegji dhe policia e juve, gjykatsit dhe nepunsit e juv per këto informata po shperblehen mirë nga shteti Norvegjez, por veq kësaj po shkojnë edhe neper familjet tona të mbetuna në Kosovë, aty ato së pari po njoftohen se neve jemi në Norvegji, dhe se duhet të paguejn pare policisë, gjykatsit apo zyrtarit per ta ndihmue azilkerkuesin në Norvegji. Nese familjaret tanë po ngurrojnë sepse nuk po e kuptojnë lojen e ndytë të juve jugosllavëve, ose besa shumë herë edhe nga shkaku se parat që u kerkohen ata nuk i kanë, atëherë, familjaret na maltretohen dhe Norvegjisë i dergoni shkresa se filan fisteku asht azilkerkues i rrejshem sepse ai në vendlindje nuk kerkohet nga policia as organet tjera. Nji histori të tillë perjetova personalisht dhe ajo ishte shkak që Norvegjia më refuzojë azil kerkimin dhe më largojë nga shteti me 24.04.1992. Por falë gjetunisë time dhe falë patriotve shqiptarë që akoma kanë ruejt vendet e punes dhe pozitat e veta unë arrijta ti shpetojë nga këthetrat xhelatit Zoran Pantiq dhe ashtu i dermuem nga torturat gjurmet e të cilave i kisha per disa muej neper tan trupin dhe nga të cilat policet norvegjez që më kishin percjell deri në Shkup me 24.04.1992 Trond Engeberg dhe Per Holter kur pan trupin tim të torturuem që të dyt kanë kja si fëmijet dhe më kanë perkdhel, perqafu dhe kerkue falje sepse të shkretet e ndienin veten si bashkfajtor per fatkeqësinë që më kishte ndodhë. Unë ju thash atyne se ata nuk kanë faj. Ata kanë krye punen e vetë. Sot jamë pra në Norvegji dhe këto ditë presë edhe të më lejohet lejeqendrimi permanent. Para se të më vjen ky vendim nga UDI-ja norvegjeze unë due të lirohem nga shtetsia e Jugosllavisë, shtet ky hibrid, artificial, që me dekada pushtojë trojet e popullit tim, me dekada dhe shekuj vrau ,dhunojë, torturojë dhe masakrojë popullin tim i cili sikur e pershkrueva shkurtimisht me dekada sistematikisht maltretojë dhe torurojë familjen dhe familjaret e mijë e së fundit edhe mue. Selim Hasanaj |
||||
| Powered by SoSo News Express Pro 2.1.1 Copyright © 2005-2007 by SoSoVN.com. All rights reserved. |
||||