E marte, 13-05-2008, 04:13am (GMT+1) Zemra FAQ RSS Lidhje Harta Kontakt
 
 
::| Fjalekyc:       [Kerkim i Avancuar]  
 
Kategorite  
Intervista
Komente
Personazh
Revista Zemra
Speciale
Letërsi
Bashkëpunëtorë
Shqipëria Etnike
Debat
Letrat e lexuesve
Shqipëria
Forum
Kinema
Njohje
Muzikë
Art Kulturë
Shoqëria
Argëtim
Sporti Shqiptar
Sporti Botëror
Galeria
Lojra
Chat
Direktoria
Bota
English
Njoftime
::| Sondazh
Pavarsia e Kosoves, realizoi endrren shekullore. Megjithate lind pyetja: Do te kishit deshire, per shkrirje shqiptaresh ne nje Shtet, apo per ekzistencen e dy Shteteve? Ju lutemi Votoni...
Shtet i vetem Shqiptaresh
Dy Shtete Shqiperi - Kosove
::| Email Lajmerues
Emri:
Email:
 
 
 
Komente
 
Gezim Murajza: Mllefe obskurantesh
E shtune, 19-04-2008, 09:10pm (GMT+1)

Refleksion

MLLEFE OBSKURANTESH

Nga Gezim Murajza, Torino 

Gezim Murajza
Si zakonisht po i hidhja nje sy internetit dhe po si zakonisht po kontemploja faqet e "zemra ..." e mes te tjerash leximi i nje shkrimi me titull "Faqja e zeze e Shqiperise (V)’’ me nxiti te nis kete refleksion ne faqet e ketij forumi. Shkrimi ishte i z.Ilir Dardani. Tani Z. Dardani te me fali pasi une nuk e njoh personalisht, por kjo nuk ka rendesi ajo qe me bafasoi ishte fryma me te cilin ishte bere ky shkrim.
Z. Dardani ka te drejte kur rreket te percjelle kumtin se ne shqiptaret perpiqemi te mohojme njeri-tjetrin, por ai sipas meje gabon ne menyre si e pershkruan kete. Ai bie ne te njejtin gabim pra mohon apo me sakte blasfemon tjerin ate qe e mendon ndryshe ose qe eshte gatuar ndryshe nga ai.
Une nuk jam militant i asnje kahje politike por sincerisht me erdhi per te qeshur kur lexova nga ai se per ftesen qe iu be Shqiperise per ne NATO meriten e ka z.Berisha. Per kete sukses (nese ka per te rezultuar sukses ne te ardhmen) me shume se klasa politike shqiptare (per te cilen une kam nje konsiderate fare te ulet) merite sipas meje ka faktori nderkombetar ne pergjithesi dhe SH.B.A ne vecanti. Pra nuk ka pse mohohet nje kahje politike e piedestalizohet nje kahje tjeter. Me kujtohet disa vite me pare kur p.sh ne Shkoder Nano bllokohej qe te mos hynte ne qytet per te takuar elektoratin e vet me pretekstin se Shkodra eshte e djathte. Une jam nje djalosh qe vij nga Shkodra dhe e di shume mire qe Shkodra eshte bastion i se djathtes, por di gjithashtu qe ne Shkoder ka dhe simpatizante te se majtes. Po keshtu ne vitin famekeq '97 S. Berisha bllokohej qe te mos shkonte ne Vlore me pertekstin se ne Vlore nuk e donin, gje aspak e vertete pasi dhe ne Vlore ka elektorat te djathte, ashtu sic ka elektorat te djathte ,te majte e te qendres anekend Shqiperise ashtu sic eshte e natyrshme te jete ne fund te fundit, prandaj te mohosh nje kahje politike do te thote te mohosh ate elektorat qe voton per kete kahje politike dhe kjo nuk eshte e drejte e askujt.

Pastaj le te vime tek tema tjeter krejtesishte delikate per mendimin tim ajo e religjoneve. Me habit fakti sesi shqiptaret ne shekullin XXI me bashkejetese shekullore mes feve zgjedhin pikerisht fene per tu kacafytyr me njeri-tjetrin. Nuk e di besimin e Z. Dardani por duke lexuar shkrimin e tij mund ta marr me mend, e doja te shtoja se asnje religjon nuk nxit dhunen e aq me pak ne kohet e sotme moderne."Shqiptaret jane 90% muslimane ..."thote pseudonimi "bani" nuk e di se nga i merr keto informacione ai pasi nuk kemi akoma sot nje regjistrim te sakte te popullsise shqiptare aq me pak te feve, por qe nje shifer e tille nuk eshte e sakte e marrin me mend dhe femijet e kopshtit, por kjo nuk ka rendesi, ajo qe me revolton eshte ideja se cfare kerkon te thote me kete ky zoteri, qe Shqiperia eshte nje shtet musliman, jo zoteri, Shqiperia eshte Shqiperi me musliman, ortodokse, katolike bektashinj, protestane, evangjeliste etj.etj, e nuk mund te jete kurr as Turqi as Greqi as Serbi, sepse shqiptaret dhe pse me fe te ndryshme identifikohen si shqiptare, pavaresisht opinionit tend obskurant, kete po e thote nje djalosh katolik qe shkon ne kishe po dhe qe ka miq te ngushte te fese muslimane dhe qe ne mardheniet reciproke me te tjeret nuk pyet kurre nga c'religjon vijne e ne cilin sekt shkojne. Pseudonimi "bani" eshte aq driteshkurter sa pastaj e kap inati me papen dhe kryqin a thua se ia kane fajin ata qe ai nuk arrin te shikoje pertej hundes se tij. Nejse me pseudonimin "bani’’ nuk ia vlen as te debatosh pasi nuk eshte as ne lartesine e debatit por e permenda meqe ra fjala tek religjoni, e tema te tilla jane delikate zoterinj e po u trajtuan nga mendje obskurate e me nje fjalor te llahtarshem pjellin herezi e ne shqiptare jemi aq pak per tu veshkaterruar kaq shume.


Lexo/Shkruaj Komente (1)        Printo        Dergoje        Top




 
::| Artikujt e Fundit
::| Speciale
Selim Hasanaj: Letër protestë dergue ministrit të punve të mbrënshme të Malit të Zi
Selim Hasanaj: Shqiptarë, mos i gëzoni plaqkitësit në vendkalimet kufitare
Selim Hasanaj: Vladimir Putin i tregon muskujt
Selim Hasanaj: Kah po shkon Kosova
Ilir Dardani: Faqja e zeze e Shqiperise (VIII)
Selim Hasanaj: Leter e hapun kryesise se deges se LDK-se
Selim Hasanaj: Shkrim ofendues dhe njerzit e ndytë
Selim Hasanaj: 45 dite burg ne Norvegji per nji shkrim te Rilindje
Selim Hasanaj: Tradhtarët qenkan të shumllojshëm
Selim Hasanaj: Kush janë viktimat e Evropës

Ndryshoni Pamjen
[Krye]