| Zemra Shqiptare | ||||
|
Deklaratë publike nr. 6 e zëdhënësit politik të FBKSH E enjte, 03-04-2008, 06:35pm (GMT) DEKLARATË PUBLIKE NR. 6 E ZËDHËNËSIT POLITIK TË FBKSH : SHQIPTARËT E KOSOVËS LINDORE EDHE KËTË RRADHË DUHET T'I BOJKOTOJNË ZGJEDHJET E PUSHTUESIT E KOLONIZATORIT ME EMRIN SERBI ! - Kosova Lindore (Presheva, Medvegja dhe Bujanoci) iu shkeputën trungut amë -Kosovës dhe iu aneksuan Serbisë. Për jetësimin e këtij vullneti dhe vendimi poltik të sovranit populli, në poligonet e dyluftimeve me forcat armike serbe, kanë rënë edhe shumë dëshmorë të kombit, të cilët luftuan nën uniformën dhe emblemën e bukur të UCPMB-së. Prandej, kushdo që shkel vullnetin e sovranit popull dhe gjakun e dëshmorëve të kombit, dhe thërret popullin që të dalë në zgjedhjet e pushtuesit e kolonizatorit me emrin Serbi, nuk bënë asgjë tjetër pos që i shërben armikut serb, bënë edhe një akt tradhëtie ndaj çështjes së pazgjidhur kombëtare shqiptare, e cila kërkon zgjidhjen e saj përfundimtare dhe fatlume, ribashkimin kombëtar shqiptar. |
||||
| Powered by SoSo News Express Pro 2.1.1 Copyright © 2005-2007 by SoSoVN.com. All rights reserved. |
||||