| Zemra Shqiptare | ||||
|
Kadri Mani: O anglez, mos u bëj anglez!! E hene, 24-03-2008, 02:26am (GMT1) Organizatorit të emisionit të pistë “Big brother” (Vëllai i madh), ose Biku (mëzati) i madh! O anglez, mos u bëj anglez!! Nga Kadri Mani
Në pyetjen se kush e ka organizuar këtë emision të pistë, shund, (e që nuk ia ka qëlluar kurrkund!), më thonë se e ka organizuar- një anglez!! Dhe se kjo qenka e përbotshme, dhe vetëm tash sa paska arritur në Shqipëri!! Pritet të arrijë edhe në Kosovë, se pisnismenët matrapazë s’kanë as komb as fe dhe as atdhe!!! Ata duke gjakuar Evropën, e gjetën- gropën! O anglez!- a bën ti të shkosh kah ke ardhur, e në djall të mallkuar të vësh, o ti mysafir i paftuar dhe i marruar!?! Deri më sonte (21.3.2008) e kemi parë me habi: ata tipa, të hurit e të litarit, as punojnë, as lozin ndonjë lojë, shah apo..., vishen me mantele të banjës, flasin përçartë si somnambulë, hiena, fantazma!?! Ama sonte kur edhe i kishim mysafire mbesat tona, dhe kur mëzati e mështjerra ranë në shtrat përpara shokëve e shoqeve dhe përpara opinionit mbarë, të përcjellë me kamerë, ata beterë bijë beterësh!?! Mbaji bre anglez në shtëpinë tënde, se po na vjen ta kërkojmë atë damllamadhin “tonë”: Nuk do të lejojmë që Shqipëria të bëhet han ke katër porta, që të futen hakoçë e dosa!! Mbani bre ju për vete hakoçët e dosat, pulat e gjelat e rosat!! Se ne nuk duam t’i lozim shtazët, shpezët e insektet!! Na u kujtua romani i shkrimtarit Bajram Sefaj: “Parisi kot”, ku e përshkruan jetesën parisienë:149-155. “Të mos hidhërohen zonjat dhe zotërinjtë parisienë, as zonja Mirie- Thérese vetë! Kjo e fundit e para mori impulsin hallpak për mundësinë e shkrimit të romanit me titull sa s’ka më bizar, mirëpo... Në anën tjetër, e madhe dhe e pamposhtur ishte forca e argumentit: si çdo qytet tjetër në botë, edhe Parisi ka faqen e vet të bardhë, fort të shkëlqyer, por, në anën tjetër, ka edhe anën tjetër, të ngrysur, të errët... ka faqen e zezë, pa ngurrim! (...) Aktori kishte qëlluar më qenë se qeni. Tërësisht ishte shkrirë në tiparet dhe veset e një qeni saqë, edhe në jetën e përditshme, në jetën private, jo vetëm para kamerave, ishte më qen se qenë! Njeriu më qen se qeni! Absurd! Po! Por e vërtetë! Ky farë aktori, kryekëput ishte transformuar në qenin me emrin Didier, rolin e të cilit e interpretonte. Ai ecte si qen! Ai ngiste si qen! Ai lehte si qen! Ai hante si qen! Ai pinte si qen! Ai lëpinte si qen! Ai dhitej si qenë! Ai pshurrte si qen! (duke e ngritur përpjetë, njërën këmbë,si qen!). (Ngjarje kjo, që nuk do të ndodh kurrë: dorë e lodhur e Ndrecit të shkruaj roman mbi Parisin. Roman a libra tjerë, me shkëlqime diellore, si edhe deri tash, le të shkruajnë ata shkrimtarë, të cilët salloneve ezmeralde të hotelit Zhorzh V, (Georges V, gotash kristale, pinë më shumë uiski e shampanjë shkumëbardhë, sesa emigranti shqiptar pi ujë rubineti). Të kthehemi te anglezi i bërë anglez: 50.000.- euro ai që mbetet i funti! Biku (mëzati) më i durueshëm e më i madhi, i cili nuk do të flinte nën një jorgan me motrën e vogël!! Shumë kjo e lakmueshme për dembelët që nuk e duan punën e që anglezi do t’ua mundësojë të mos punojnë dhe t’i përparojë apo t’i degjenerojë!?! Në shenjë proteste të heshtur, vajzat tona e fikën televizorin dhe dolën jashtë!! Hiq një kashtë, dalin gjashtë, thotë një fjalë, dhe unë u detyrova ta shpreh opinionin tonë të meseve konservatore kosovare!?! Ama duhet ta kemi parasysh moshën e shtetit tonë foshnjë një muaj e gjysmë, se kur të rritet Prishtina (dhe Tirana) sa Parisi e sa Londra, mbase edhe ne mund të bëhemi kukulla e lodra!?! Vetëm të mos harrojmë se kur ka qenë Artana (ish-Novobërda) qytet, Londra ka qenë- katund!! Rënia parë e Novobërdës (Artanës)
|
||||
| Powered by SoSo News Express Pro 2.1.1 Copyright © 2005-2007 by SoSoVN.com. All rights reserved. |
||||