| Zemra Shqiptare | ||||||
|
Engjëll Koliqi: Ka ardhur koha të qërohen hesapet me bijt' e kurvës Rusi E shtune, 22-03-2008, 04:22am (GMT1) KA ARDHUR KOHA TË QËROHEN HESAPET ME BIJT' E KURVËS RUSI Është koha e fundit që të ndërmarrim masa ndaj kriminelëve moskovito-beogradas, nëse e duam vetëveten dhe vendin tonë e nëse duam të jetojmë në paqe e liri! Përfundimisht, ata që na quajnë terroristë, t'i përzëmë nga Kosova. Ju lutem liderë të institucioneve të Kosovës, jepni ultimatum përfaqësuesve të kryeterroristit Putin, që brenda 48 orësh të largohen nga territori i Republikës së Kosovës dhe që, deri në çastin kur Moska zyrtare na kërkon falje dhe e njeh shtetin tonë, të mos lejohet kurrëfarë pranie ruse në Kosovë. Le të dihet kush janë terroristët dhe le të largohen menjëherë nga tokat tona!!! Nga Engjëll KOLIQI
"T'u japësh armë ish-terroristëve për luftën kundër terrorizmit, të paktën duket zbavitëse, në mos më keq. Është mirë e njohur se ata që janë në pushtet në Kosovë kanë ardhur si organizatorë dhe liderë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilën shumë shtete e njohin si organizatë terroriste", ka thënë ambasadori i Rusisë në NATO.
Para një kohe, përmes një shkrimi kam kërkuar të mblidhen argumentet dhe të bëhet kallëzim penal kundër Shtetit të Rusisë, për ndihmë professionale dhe në armë, kryekriminelit Milosheviq, në ushtrimin e gjenocidit në Kosovë, gjatë viteve 1998 e 1999. Luftëtarët tanë të lirisë besoj, edhe sot i kanë dokumentet personale të ushtarakëve profesionistë të vrarë në front, që Moska zyrtare ia kishte dërguar në ndihmë Beogradit. Gjithashtu kallëzim penal kundër Moskës zyrtare duhet bërë edhe për tentim okupimi, në qershorin 1999, kur trupat ruse u futën në aeroportin e Prishtinës, një ditë para se të hynin trupat e NATOS, vetëm e vetëm për t'i bllokuar e për t'i tërhequr aeroplanët luftarakë, që i kishin vendosur në aeroportin e Prishtinës, për t'i bombarduar shqiptarët, ose më thjeshtë – për të na shfarosur. Të njëjtit sot na quajnë terroristë e na kërcënojnë me luftëra të reja!!! Në këto rrethana shumë serioze për vendin tonë, kur kriminelët mafiozë, në qeveritë e Beogradit e të Moskës po bëjnë çmos për të gllabëruar ende toka tonat, duhet ndërmarrë masa urgjente. Masa e parë që duhet ndërmarrur nga institucionet e Republikës së Kosovës është mbyllja urgjente e zyrës ruse në Prishtinë dhe urdhëri që çdo qytatar rus i pranishëm në Kosovë, brenda 48 orësh ta lëshojë territorin e vendit tonë. E njëjta gjë të vlej edhe për të gjithë serbët, që nuk e pranojnë Republikën e Kosovës. Nëse liderët e institucioneve shtetërore të Republikës së Kosovës, nuk ndërmarrin këto masa, masat e gjera popullore detyrohen ta marrin situatën në dorë dhe mund të ketë eskalime, me përmasa dhe rreziqe të paparashikuara. Le të dihet kush janë terroristët dhe le të largohen menjëherë nga tokat tona!!! |
||||||
| Powered by SoSo News Express Pro 2.1.1 Copyright © 2005-2007 by SoSoVN.com. All rights reserved. |
||||||