Agim Gashi: Gërdec – dje ishe e sot nuk je E diel, 16-03-2008, 04:52pm (GMT+1)
Agim Gashi
Nuk është me rëndësi se çka flitet Nuk është asgjë me rëndësi Dhe kjo nuk është poezi Dhe asgjë me rënedësi Se gjërat e rëndësisë kombëtare klithën Klithi edhe Pavarësia e Kosovës Asgjë më spo dëgjohet nga eksplodimet Gërdeci dridhet Ama asgjë sdëgjohet Nga bërtimat Nga vaji Nga loti Gjërat e rëndësisë kombëtare sot janë në Gordec Në spitale Në dhënje gjaku Në heroizëm humaniteti
Në Gërdec sdëgjohen fjalë Në Gërdec këndohet këngë vajtimi Ajo këngë që është e vetme për këto raste Ajo sot shkrep vetëvetiu Ajo gufon nga zemra Siq gufoi toka e Gërdecit Që dashti qiellin ta kapte Me tym e flakë Asgjë nuk mbeti më aty Pos ndonjë jetë e strukur në skuta O edhe njëqind palë lajme në ditë Pak po me duken E kjo zemër shkreta qan Kur shef njerzit Që humbën familjen Fëmijën Miqtë Njerz që sdi se çka u thua në këto raste Se të gjithë mbetëm pa fjalë Edhe pa frymarrje Duke pritur lajme tjera Edhe sa do të jenë të humbur Edhe sa do të jenë të hirosur Gërdec Me rrokullise në fundin e trishtimit Në fundin e klithmave Shqipëria dhe Kosova I tërë një popull Bile një ditë zi kombëtare Borgj ta kem Dje ishe e sot nuk je