Zemra Shqiptare

Alma Papamihali: Me dhemb Gerdeci ne trup
E diel, 16-03-2008, 06:45pm (GMT)

Nga Alma Papamihali

Me dhemb Gerdeci ne trup,
Vajtoj une,
Bije e plagehapures Shqiperi.
Ah i mjeri popull,
Nder shekuj s´gjete qetesi.
 
Me dhemb Gerdeci ne trup,
Vajtoj une,
Bije e Shqiperise zemervrare,
C´plage te dhemb me shume,
Cilen te te qaj me pare?
 
Me dhemb Gerdeci ne trup,
Vajtoj une,
Bije e Marsit te tymosur.
C´pranvere pret më o Shqiperi,
Kur trupa njerezish te jane hirosur?
 
Dhembin plaget ne trup shqiptari,
Vajtojne zemrat,
Qe bijte e Gerdecit i shtuan,
Sot nga Tirana, gjer ne Prishtine,
Gjakun e tyre dhuruan.
 
16 Mars 2008



Powered by SoSo News Express Pro 2.1.1
Copyright © 2005-2007 by SoSoVN.com. All rights reserved.