| Zemra Shqiptare | ||||
|
Nga skamlleku i Shqipnise tek ''International Albanian Directory''! E merkure, 12-03-2008, 05:52pm (GMT) Nga skamlleku i Shqipnise tek “INTERNATIONAL ALBANIAN DIRECTORY” !
Ne kete shkrim po paraqes kalvarin, sakrificat dhe suksesin e nji emigranti shqiptar te nisun qyshe i vogel nga Shqipnia e mbyllun drejte botes se lire, pa pase kurgja mbas shpirtit vetem se menden, vullnetin dhe perkushtimin e tij. Ai arriti te ngrehe ne kambe nji aktivitet me randesi, gjate rruges se ciles ai hasi shume veshtirsi. Tue dashte te ndihmoje breznite e reja te bashke-atdhetarve emigrant, ai publikoi nji liber si “Udhezues” per çdo shqiptar qe, gjate aktivitetit te vet, don te kete kontakte me institucione dhe ndermarrje te ndryshme. O qafa, o nafaka! Gjok Preng Frroku i familjes Kqira, nji fukara i keputun, jetonte me te shoqen e vet Mriken ne Korthpule te rrethit Pukes, fshat qi edhe harta zor se e kà. Ishte viti 1949. Fukarallek dhe terror komunist. As “Ferri” i Dante Aligerit, prej ku nuk delet kurr, zor se ishte ma i keq. Halli i madh te jep force, te jep guxim, te jep terbim dhe keshtu katundari fukarà, por i meçem dhe largpames Gjok Preng Frroku s’duroi mà dhe ne nji dite vjeshte, te paharrueshme, te vitit 1949, mori grue e femije, la shtepine e vet, la fis e farefis e miqesi, la fshat e katandì e ia mathi per n’Jugosllavì. Ky ishte hapi ma i madh i jetes se tij. O qafa, o nafaka! Thona “O qafa, o nafaka”, sepse s’ka mbet as plak e as i ri pa e marre vesht se po ti kishin kape tue ike, tana te zezat e dheut do ti kishin provue ata gjate asaje diktature te tmerrshme, te pashpirt dhe pafundesisht te gjate komuniste. “Forte fortuna iuvat!” “Guximtarin e ndihmon fati” thote latini. Dhe Gjoka ia doli. Mbas nji rruge te gjate, te veshtire dhe te lodhshme kaloi kufinin dhe u vendos ne fshatin Ujze te Rrethit te Gjakoves ne Kosove, prane familjes Buçaj, qe ishin dajat e se shoqes. Aty u dolen para dhe i uruen mireseardhjen me ngrohtesi dhe me shume dashnì miqt edhe shoket e tij, nder te cilat dallohej familja e Pjeter Ndue Markut. Me ndihmen e miqve dhe me veshtirsi e pune te madhe arriti te bleje nji cope te vogel toke dhe te baje nji shtepi sa me e fute kryet mrende. Por gjithnji me statusin e emigrantit, pa te drejta pune, pa te drejte fjale. Megjithe ate Gjoka nuk pranoi te bahej agjent i Sekretariatit te Brendshem te Jugosllavise (Sigurimit komunist jugosllav). Nji dite i erdhen ne shtepi ato te Keshillit te Fshatit Ujze dhe i thane Gjokes se me urdhen te Ministrise Jugosllave duhet ta ndante falas ate pak cope toke me vllaznit serb dhe keshtu Gjoka vet i tetti mbeti me nji cope toke te pamjaftueshme per Kalvari i Pjeter Kqires
Amerika, toka e andrrueme! Nga fundi i majit te vitit 1970, e gjithe familja e tij, ma se fundi shkeli token e andrrueme amerikane. Porsa zbriten ne token amerikane u dolen para dhe u uruen mireseardhjen miqt Jak Pershpalaj, Pjeter Qupi bashke me te birin Kujtimin dhe miq te tjere. I vendosen ne Stamfort CT. Qendruen vetem nji nate ne shtepine e Jak Pershpalit ne te cilen ishte e martueme motra e tij Dakja. Te nesermen kaluen ne shtepine karshi te caktueme per ata. Mbas tri ditesh takuen Gjergj Filipin, i cili i ndihmoi te gjeje pune ne zanatin e tij si argjentar tek pronari i firmes “Gordon Joweler” (Argjentarì Gordon). Mbas dy vjetesh pune u erdhi me i ba nji vizite daja i tij Pren Çupi te cilin nuk e kishte pà qyshe ne Kosove. Aty erdhne me i ba vizite edhe vllezrit Nikoll e Pjeter Shkoza te cilet kishin marre vesht se ku jetojshin. Vetem te Bashkuem jemi te forte!
Redaktoi Paul Tedeschini, me 26.12.2007 Te dashtun miq: Rreth viteve 1975 jetojshe ne Europe dhe jame marre me tregetì me Shtetet e Bashkueme te Amerikes. Tue u nise nga eksperienca e ime tregetare e pashe te nevojshme te nxirret nji liber ne te cilin te tregohen adresat dhe telefonat e institucioneve shtetnore, te ambasadave, te konsullatave, te fondacioneve, te shoqatave te ndryshme shqiptare dhe nderkombetare, te ndermarrjeve dhe te aktiviteteve private qofte te shqiptarve neper bote qofte edhe te aktiviteteve te perbashketa te shqiptarve me te huej. Nga Pjeter Kçira Publikue me 05.03.2008 me fotografinat perkatese ne http://kosova.albemigrant.com/?p=1332 |
||||
| Powered by SoSo News Express Pro 2.1.1 Copyright © 2005-2007 by SoSoVN.com. All rights reserved. |
||||