| Zemra Shqiptare | ||||
|
Ilir Dardani: Shqiperise i kthehet nje pjese e madhe e zemres! E diel, 17-02-2008, 01:47pm (GMT1) Kuq e zi, flamuj, kenge e valle! Dardania feston! Shqiperise i kthehet nje pjese e madhe e zemres! Nga Ilir Dardani
U desh shume gjak, shume lot e sakrifica qe populli trim dhe liridashes shqiptar i Kosoves te fitoje ate qe cdo popull ne bote e meriton, LIRINE. Faleminderit per lirine, heronjet e pavdekshem, Rugovet, Jasharet, Pajazitet, Prishtinet, Galicat, Aganat, Prekazet, Drenicaket dhe mbare engjejt e lirise. Nje popull, nje komb, nder me te vjetrit ne Europe, nga padrejtesia historike, sot quhet ‘’shtet i ri’’! Megjithate mbetet arritje e jashtezakonshme dhe hap i pare per te arritur te Bashkimi Kombetar. Ne jemi pak per te qene dy, ne jemi shume nese behemi nje. Me nje Shqiperi te ndare, ne do vazhdojme te jemi nen petkun e te huajve sepse shqiptaret asnjehere nuk e kane vendosur vete ndarjen e Shqiperise. Sot gjithcka varet nga ne. Shqiptaret e medhenj na e sollen lirine, ndersa bashkimin e sjellin te gjithe shqiptaret. GEZUAR KOSOVE, GEZUAR KOMBI IM! |
||||
| Powered by SoSo News Express Pro 2.1.1 Copyright © 2005-2007 by SoSoVN.com. All rights reserved. |
||||