| Zemra Shqiptare | ||||
|
Lidhja Shqiptare në Botë: Gëzuar Pavarësinë e Kosovës! E diel, 17-02-2008, 12:51pm (GMT)
Bernë, 17 shkurt 2008 Të gjithë Shqiptarëve në Botë! Gëzuar Pavarësinë e Kosovës! Të dashur vëllezër dhe motra, shqiptarë Sot, në këtë datë historike për Kombin tonë, kur sakrifica shekullore e shqiptarëve po kurorëzohet me sukses, kur ëndrra qindvjeqare e brezave po bëhet realitet dhe po përmbushet amaneti i heronjëve tanë, në emër të Kryetarit të Lidhjes Shqiptare në Botë, zotëriut Simon Kuzhnini, në emër të Kryesisë së Lidhjes Shqiptare në Botë si dhe në emrin t’im, ju përgëzoj nga zemra dhe ju uroj GËZUAR PAVARËSINË E KOSOVËS! Njëkohësisht urojmë që ky akt historik të shënojë, njëherë e përgjithmonë, përfundimin e vuajtjeve dhe të sakrificave të Kombit tonë për liri e dinjitet kombëtarë! Urojmë që kjo ditë t’i forcojë edhe më themelet e bashkimit shpirtërorë dhe fizik të Kombit Shqiptarë, në familjen e madhe të kombeve të qytetëruara! Edhe njëherë: Gëzuar Pavarësinë! Mr. Nazmi Jakurti, Jurist & Mediator |
||||
| Powered by SoSo News Express Pro 2.1.1 Copyright © 2005-2007 by SoSoVN.com. All rights reserved. |
||||