E shtune, 17-05-2008, 07:06am (GMT+1) Zemra FAQ RSS Lidhje Harta Kontakt
 
 
::| Fjalekyc:       [Kerkim i Avancuar]  
 
Kategorite  
Intervista
Komente
Personazh
Revista Zemra
Speciale
Letërsi
Bashkëpunëtorë
Shqipëria Etnike
Debat
Letrat e lexuesve
Shqipëria
Forum
Kinema
Njohje
Muzikë
Art Kulturë
Shoqëria
Argëtim
Sporti Shqiptar
Sporti Botëror
Galeria
Lojra
Chat
Direktoria
Bota
English
Njoftime
::| Sondazh
Pavarsia e Kosoves, realizoi endrren shekullore. Megjithate lind pyetja: Do te kishit deshire, per shkrirje shqiptaresh ne nje Shtet, apo per ekzistencen e dy Shteteve? Ju lutemi Votoni...
Shtet i vetem Shqiptaresh
Dy Shtete Shqiperi - Kosove
::| Email Lajmerues
Emri:
Email:
 
 
 
Komente
 
Xhelal Ferizi: Ta gëzoni pamvarsinë
E shtune, 16-02-2008, 04:43pm (GMT+1)

Ta gëzoni pamvarsinë

Nga Xhelal Ferizi

Ta gëzoni pamvarsinë
sa të ket jetë dielli e hana
Ta gëzoni të shtrejtë lirinë
e sovrane t'jetoj dardana

Mos harroni ato flijime
as martir e as dëshmorë
Që jan ra për kosovën trime
që luftuan në shi e n'borë

Mos harroni ata luftarë
as viktima e dhunime
mbani atdhe o ju shqiptarë
sa t'ket toka zjarrë e vlime

Ah punoni me djersë të ballit
e mos rrini varfanjak
as n 'varfri as n' pikë të hallit
punë e nderë t' ju vlojnë në gjak

kahdo nxitni ju n'sektore
punen në vlim porsi vullkane
e në lavdi toka arbnore
ti gzoj diell e at dritë hane

U qoftë per hajr prej mergimtarit
te gjthve ju e shtrejt pamvarsia
prej ma te voglit djep t' shqiptarit
deri te vjetri plak me thija

E gzofshi ne shekuj por me mend
e me vlera e unitet
me flamur e fjalë n'kuvend
të lirë e të lumtur qofshi n'jetë

Mos ju shkelt këmba e tradhtarit
mos ju shkelt ma kurr armiku
mos u pjekshi në ves t'bizarit
nderi u rrnoftë porsi qeliku

E mos paqit kurr vllavrasje
as ndasi me klane e fe
as krahinore ndoj perplasje
paqit fat me qiell e dhe.


Lexo/Shkruaj Komente (0)        Printo        Dergoje        Top




 
::| Artikujt e Fundit
::| Speciale
Selim Hasanaj: Letër dergue Ambasadorit të Jugosllavisë në Oslo
Kadri Mani: Zonja Arta Dade, njëra nga ata!
Selim Hasanaj: Hipokrizi e intelektualve apo cmenduri...
Halil Haxhosaj: Liria në poezinë e sotme shqipe
Selim Hasanaj: Letër protestë dergue ministrit të punve të mbrënshme të Malit të Zi
Selim Hasanaj: Shqiptarë, mos i gëzoni plaqkitësit në vendkalimet kufitare
Selim Hasanaj: Vladimir Putin i tregon muskujt
Selim Hasanaj: Kah po shkon Kosova
Ilir Dardani: Faqja e zeze e Shqiperise (VIII)
Selim Hasanaj: Leter e hapun kryesise se deges se LDK-se

Ndryshoni Pamjen
[Krye]