| Zemra Shqiptare | ||||
|
Suzana Kuqi: Koincidence! E hene, 11-02-2008, 07:40pm (GMT1) KOINCIDENCE! Nga Suzana Kuqi - Zemra Shqiptare Ekskluzive - o -
- o – - o – Dhe rasti me erdhi disa here por nuk dija nga t’ja filloja. T’i thoja se nuk kish asgje te mire nga magjite , nga ato rite qe ne fakt jane vetem nje deformim i magjise se vertete, apo… Ajo me siguri do te qeshte me mua e do te me thonte se une nuk marr vesh vete nga keto gjera. E me te vertete ç’dija une nga keto gjera, mos valle isha nje shtrige?Jo. Por ç’fare t’i thoja , se kisha frike nga keto gjera ? Po, kisha dhe shume. Po ku bazohej kjo frike… une as dhe vete nuk isha e sigurte se ato qe mendoja mund te ishin te verteta por kujtimi i hidhur i Lines , shoqes sime te dikurshme, nuk me linte te qete. Une mund ta lija vajzen time te merrej me ate liber e me budallalleqet e shkruara ne te, me kohe do t’i kalonte e nje dite ndoshta do ta hidhte vete ne koshin e pleherave, por Lina… ajo vinte nga kohe te shkuara e zinte vend ne nje cep te trurit tim , e me mundonte tere diten, per dite e dite me rradhe. Une duhej t’i tregoja per te vajzes sime. Aq me teper sot qe e pashe tek ndizte nje qiri e diç lexonte ne ate liber. - o – - Te kam folur ndonjehere per shoqen time Lina ?- e pyeta ne mbremje kur u gjetem te dyja vetem ne salle para televizorit , duke u munduar te merrja nje pamje indiferente e ti jepja te kuptonte se biseda qe doja te nisja nuk ishte shume e rendesishme pasi dihet se adoleshentet kur nuhasin diçka te tille ja mbathin para se te fillosh e te lene me fjale ne goje. - o – - Ne fakt ishin dy, njera ishte Lina dhe tjetra ishte Diri. Nuk ishin shoqet e mia te ngushta, ti i njeh ato dhe i therret teta, por ishin shoqe te cilat i frekuentoja sepse kishin moshen time, me njeren me lidhte aboneja ndersa tjetren e kisha ne lagjen ku banoja ne femijeri.Nuk e njihnin njera tjetren , asnjera nuk dinte gje per tjetren derisa rastesia apo fati me nyjet e tij te mistershme, i lidhi ne nje pike, nje djale, te cilin njera e dashuronte ndersa tjetren e detyroi familja te fejohej me te. krahu te permalluar a thua se kishin dite pa u pare e jo vetem disa ore. Ishte i vetmi çift qe nuk i kam pare kurre te kapur per krahu ne dy vjet abone qe bera me te. Tani te kthehemi tek Diri. E zhgenjyer, e demoralizuar, tashme historine saj me Alqin e dinin shume vete e peshperisnin, ajo do ta kishte te veshtire te gjente nje burre tjeter ne ate kohe por ti bija ime nuk ke si ta kuptosh kete, je rritur ne nje kohe tjeter dhe une falenderoj Zotin per kete, pothuaj kaloi ne depresion. Dashuria e saj per Alqin jo vetem qe nuk u pakesua por u rrit me teper, e deshperoi edhe me shume e ju kthye ne ide fikse dhe e persekutonte.E deshperuar deri ne ate pike sa ne vend qe te qetesonte shpirtin e saj me idene se fundja Alqi nuk e vlente dashurine e saj, luftoi per ta fituar ate. Sigurisht, nje shpirt i lenduar e i deshperuar nuk mund te gjeje mjetet e duhura. Filloi te shkoje neper fallxhore, keto po qe kane ekzistuar edhe ne ato kohe ,siç kane ekzistuar edhe me pare e edhe me vone ne historine e njerezimit e qe me te shumtet jane shushunja , e shpenzoi ato kursime te pakta qe kish per ti bere derman shpirtit te saj. Qe kur Alqi ishte fejuar me Linen vinte shpesh ne shtepine time e qante.Me vinte keq por nuk kisha se ç’ti beja. Ajo ligesi qe shfrente kundrejt asaj vajze qe mua me pelqente dhe e kisha per zemer, me indinjonte ,por kur shihja se si ishte katandisur e lija te shfryhej. U mundova t’i spjegoja se nuk ishte faji i asaj vajze por i atij , Alqit, qe ishte treguar maskara, por nuk degjonte nga ai vesh.Shpesh nuk doja t’ja hapja deren. Ajo ngulmonte qe une duhej t’i tregoja Lines per te, por une kurre nuk pata guximin ta beja kete. Me siguri diçka do te kish degjuar qe i rrinte aq ftohte te fejuarit, por varej se nga çfare gojesh , e ndoshta nuk i kish besuar, ndersa po t’ja thoja une me siguri do te me besonte. Po pastaj? C’rendesi kish ne me besonte apo jo, a do te kish qene aq e forte sa te prishte fejesen? Ne ate kohe bije vetem djemte kishin te drejte te prishnin fejesat, e burrat te linin grate, por vajzat jo. E Lina megjithese ishte inteligjente, me karakter te forte, dyshoj se do te ishte e zonja te perballonte nje opinion te tere. Nese une do t’ja thoja, kjo veç do rendonte shpirtin e saj, do ta ftohte me shume me te fejuarin por gjendjen e saj si nje vajze e premtuar per tu martuar me te, jo.Zgjodha te heshtja.Dhe jam penduar… - o – Pasi ishte zhdukur per disa muaj , Diri mbiu perseri ne shtepine time. Syte i shndrinin ethshem. Nuk eshte ne terzi nga trute, mendova, si do ta heq qafe sot qe kam per te studjuar. Por nuk e zgjati shume. Pasi mori karamelen dhe piu kafene qe une ja bera menjehere, shenje kjo qe duhej te ngrinte takat sa me pare, duke me çuditur pak se nuk e zuri fare ne goje deri ate kohe te dashurin e saj u ngrit e mori te ikte. U ndal para deres e nxorri nga xhepi nje shishe te vogel qe mua mu duk shishe penicilline e ma zgjati. - o – Megjithate kurioziteti me shtyu te pyesja se ç’ishte uji qe lanin te vdekurit dhe pse e perdornin. Nje fqinja ime plake me tha se njerezit e keqinj e perdornin per te ftohur çiftet, per ti ndare . Nuk i besova. Fundja njerez te keqinj ka plot e njerez qe vdesin perdite ka gjithashtu. Nese do te ishte e vertete kushedi sa ndarje do te degjonim çdo dite. Por plaka shtoi se ku ka vertete dashuri nuk funksionon.Edhe kjo nuk ma mbushi mendjen. Sa njerez jane martuar ato kohe pa dashuri dhe martesat kishin rezistuar . Vertet, bej çudi edhe sot, po ta krahasosh me te tashmen ku divorcet jane ne mode… Po ekzagjeroj. Nejse, le ti kthehemi Lines sime, ajo i rezistoi fejeses me Alqin, nje vel ftohtesie e trishtimi veshi figuren e saj dhe e beri edhe me te bukur, si nje princeshe te nje kohe tjeter, te trishtuar por krenare.Keshtu e mbaj mend ata dy vjet derisa mbaruam shkolle dhe veren e atij viti ajo u martua. E pashe te veshur nuse, e zemra me pikoi. Pertej grimit e trukut qe e bente te dukej si nje perendeshe spikata frike e dhimbje. Dhimbje, po, zemren e saj te re ndoshta ne fshehtesi ja kish falur dikujt qe ne nuk e dinim. Mund te ishte nje sekret qe e kish mbajtur vetem per vete. Nuk eshte çudi, kush mund t’i rezistoje nje marteseje te tille nese nje zjarr qofte dhe imagjinar nuk i ngroh zemren. Une ate çast i bera nje betim vetes, kurre , sido qe te vinin punet nuk do te martohesha me nje qe nuk do ta doja .Kthehemi tek Lina. I rezistoi marteses. Qe çift i çuditshem , asnjehere nuk u pane te dilnin bashke, ai dilte bulevardit me shoke ndersa ajo ose me motrat ose me shoqe e salutoheshin kur kalonin perbri si dy te njohur te zakonshem. Megjithkete pas dy vjetesh Lina u be me vajze.Por as vajza nuk ndryshoi asgje mes tyre, krenare, te ftohte e te adhureshem , ja ç’mund te them per ata si çift. - o – Diri. C’te them per te. Nuk e pashe me kurre. Por shpesh takoja motren e saj. Diku me thote se ishte martuar ne nje qytet tjeter e kish lindur tri vajza, te bukura si drita. I shoqi ishte nje djale shume i mire dhe ajo kishte patur fat. Shyqyr, tha qe nuk kishte perfunduar me Alqin, ishin çift i goditur dhe duheshin shume.Pra Diri, mendova, kish patur fat, ndersa Lina jo. Diri ishte e lumtur, ndersa Lina ishte fatkeqe e mbyllur si nje zog ne nje kafaz , per me teper qe flitej se Alqi ja dridhte me te tjera. Po sikur Diri ta kish patur mundesine e ta perdorte ate shishe uji ? Kete kurre nuk mund ta di me siguri, por tek hasja nganjehere rruges, syte e saj te mbushur me boshllek, e ate buzeqeshje te ngrire ne buze, mendja me shkonte tek ajo shishe e mallekuar. Nuk ishte e drejte nese ja kishin bere kete. Kish te drejte edhe ajo te gezonte ne kete jete. Ose me mire kish te drejte te bente dhe ajo nje jete normale… - o – Koha kalon, e punet e problemet e ndryshme te bejne te ndahesh nga shoqeria qe frekuentoje dikur e vendin e tyre e zene te tjere. Por kjo nuk ka te beje me ata qe ke per zemer. Ke ke patur ne zemer mbetet gjithnje atje e nuk luan, veç se i shikon me pak e nderkohe ata minuta qe kalon me ta jane çmueshme pasi jane te veshur me nje petk malli. Keshtu dhe une nuk i pashe per vite me rradhe, dhe ate punen e shishes e kisha harruar. Ika jashte shtetit e jeta me mori perpara me problemet e saj. Kur u ktheva pas disa vjetesh degjova se Lina nuk ishte me nder te gjallet, nje semundje e keqe e kish vene perposhte dhe e kish marre brenda disa muajsh. Nderkohe qe ajo pritej t’i thosh lamtumire kesaj bote, u mor vesh se Alqi kish lene nje nga te dashurat e tij shtatzene, e me pas u martua me te. Pra ky kish qene fundi i shoqes sime. Brenda vetes dyshimi se ajo tjetra ja kish helmuar jeten e saj te shkurter u ngrit perseri. Nuk e di se perse me erdhi me keq, per menyren si e kish trajtuar jeta apo per vdekjen e saj. Ndersa Diri me siguri eshte mire me familjen e saj, ka mundesi qe edhe ta kete harruar fare Alqin e nuk ka se si ta dije se ç’i ka ndodhur Lines. Aq i ben tani asaj. Mendova ta kerkoja , doja ta pyesja se ç’kishte ndodhur ne te vertete me ate shishe te vogel uji. E kish perdorur? Une qe nuk i kisha besuar keto gjera doja ta dija. Ne nje nga ato dite te pakta qe me kishin mbetur t’i kaloja ne qytetin tim , vendosa te shkoja ne shtepine e nenes se saj e t’i kerkoja adresen e Dirit. E gjeta ate grua te urte te mpakur e fytyre te vijezuar nga rrudha dhembjeje. Biseduam nje cope here per gjera te pergjitheshme e kur u pyeta per Dirin syte e saj u mbushen me lote e buza e poshtme filloi ti dridhej. |
||||
| Powered by SoSo News Express Pro 2.1.1 Copyright © 2005-2007 by SoSoVN.com. All rights reserved. |
||||