| Zemra Shqiptare | ||||
|
Muharrem Sfarqa: Kampionati i Diturisë “FULDA 2008” mbahet me 15 mars E shtune, 09-02-2008, 09:56pm (GMT) Nga Aktiviteti i Shkollës Shqipe në Gjermani Kampionati i Diturisë “FULDA 2008” mbahet me 15 mars Nga Muharrem Sfarqa Në organizim të këshillit të arsimtarëve shqiptarë në Gjermani për të 17-tën herë me radhë mbahet kampionati trandicional i garave të diturisë, kësaj here në Fulda në shkollën shqipe e cila vepron në kuadër të klubit shqiptarë “Kosova”, shkollë kjo e cila është e para shkollë private ne Gjermani e njohur nga institucionet gjermane. Sic u njoftuam nga kryetari i KASH-it Bajram Dumnica pregaditjet për mbajtjën e këtij kuizi tanimë janë në fazën përfundimtare si nga aspekti profesional ashtu edhe nga ai organizativ dhe teknik. Temë bosht e këtij kampionati do të jetë: “Atdheu im në fotografi dhe fjalë”, temë kjo e ilustruar edhe me 100 fotografi nga etnikumi shqiptar. Garat do të mbahën në letërsi dhe gjuhë shqipe, histori kombëtare, gjeografi, në art, kulturë dhe muzikë shqiptare. E vecanta e këtij kampionati do të jetë ajo se për herë të parë ai do të jetë tërësisht i digjitalizuar përmes të ashtuquajturit “Bima Projektor” në programimin e të cilit kan ndihmuar edhe disa nga miqt gjerman në mënyrë që ky aktivitet të jetë i bazuar në aspektet perendimore dhe frymës garuese ti shtohet ana atraktive që nxënësit pjesëmarrës të kalojnë edhe qaste argëtuese. |
||||
| Powered by SoSo News Express Pro 2.1.1 Copyright © 2005-2007 by SoSoVN.com. All rights reserved. |
||||