| Zemra Shqiptare | ||||
|
Paul Tedeschini: “Osmanus gravis quinque seculus cronicus” E shtune, 09-02-2008, 09:10pm (GMT) “Osmanus gravis quinque seculus cronicus” Nga Paul Tedeschini
Fanatizmi asht nji smundje, prandaj si e tille se pari do te “Diagnostikohet” , dmth te percaktohet se cila asht kjo smundje dhe pastaj gjinden “Shkaqet” e smundjes si dhe “Ilaçet” e nevojshme per sherim. Diagnoza: Kjo smundja e “Fanatizmit ne trojet tona” simbas gjuhes latine mjeksore quhet “Osmanus gravis quinque seculus cronicus”, qe shqip don te thote “Osmanizem i theksuem kronik pese-shekullor”. Shkaqet: Nuk ka doktor qe ti kete percaktue shkaqet e kesaje smundje post-Kastriote ne territoret mbarshqiptare ma mire, ma sintetikisht dhe ma objektivisht se i nderti, intelektuali atedhetar me idena te kjarta se Profesor Sami Repishti: Ilaçi: Kushtet e fillimit te kesaje smundje te rande kronike pese-shekullore kan fillue qyshe nga pushtimi i Shqipnise nga Sulltani turk-osmanllì Muhameti i Dyte dhe me gjithese se ka kalue tashma nji shekull nga “Shpallja e Pamvarsise” ne vitit 1912 dmth nga largimi i shkaku te kesaje smundje, prep qi prep “Mikrobet e mbetuna” te kesaje smundje vazhdojne te veprojne. Sherimi mjerisht nuk mund te jete as i kollajte dhe as i shpejte. Ndersa “Mbyllja e jetes” dhe “Izolimi” kane favorizue gjithmone kete lloj smundje, atehere del vetvetiu se “Ilaçi” ma efikas per sherimin e kesaje smundje asht e kunderta, asht ajri i paster, prà “Shperthimi i Izolimit” dhe “Hapja” drejte vendeve te perparueme demokratiko-laike, qe populli shqiptar i te gjitha trojeve tona ka fillue mbas ramjes se komunizmit. Asht nji kenaqesi e veçante kur shihet sot qe rinia shqiptare, mbarshqiptare, se e ka shperthye Izolimin drejte rruges se Perparimit, gja qe pa tjeter ka per te pase efekt sherues galopante dhe irreversibel. Shenim: Kjo asht “Pjesa e kontributit tim” ne librin “Larg fanatizmit nga trojet tona!” . Paul Tedeschini, 09.02.2008 |
||||
| Powered by SoSo News Express Pro 2.1.1 Copyright © 2005-2007 by SoSoVN.com. All rights reserved. |
||||